ME TRUP NË EVROPË, ME MENDJE NË KOSOVË!

Parlamenti Evropian dhe biznesmeni Fatmir Haskaj

ME TRUP NË EVROPË, ME MENDJE NË KOSOVË!

Shkruan: Agim Desku

Janë këta mërgimtarët që ta kënaqin syrin kur i sheh të bashkuar sikur bletët punëtore, andaj personazhi im, i vizitës sime në Gjermani dhe takimi i parë ishte Fatmir Haskaj, një qytetar pejan, që shumëkush ia kishte lakmi për punën dhe biznesin e tij në qytetin e bukur të Shtutgartit. Nga qyteti i Calwit u nisëm me Armendin, djalin tim drejt Shtutgartit me ftesën e babait të Fatmirit, z.Qazim Haskaj, për një kafe dhe një takim miqësor me karakter pune. Në pritje na kishin dalur Qazimi me djalin e tij Fatmirin dhe nipat Bujar e Besart Haskaj, ku na uruan mirëseardhje, së pari në zyrën e tij të bukur, me motive tipike shqiptare.

Përnjëherë menduam se jemi në ndonjë odë apo kullë të traditës shqiptare, në të cilën bukur qëndronte portreti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, por edhe portreti i Nënë Terezës, me buzëqeshjen e saj të ëmbël,  sikur na thoshte – mirë e keni menduar vizitën tek ky mërgimtar, që ia vlen të shkruhet për të, dhe shumë të tjerë si ky,  që me një këmbë janë në perëndim, e me tjetrën  në Kosovë.

Më tutje, në çdo kënd të shumë zyreve të këtij afaristi të suksesshëm shqiptar, kishte edhe instrumente popullore si: çiftelia e libra të shumtë, por më bëri përshtypje libri i autorit Nusret Pllana „Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844 – 1999“ (në 9 gjuhë botërore), vepër që e ka plasuar në arenën ndërkombëtare ( në gjithë globin tokësor), si dhe merita e Fatmirit rreth sponsorizimit që ky libër të jetë në dorën e diplomatëve evropianë.

Gjithashtu,  në zyrën e Fatimirit, në njërën nga vizitat e shumta të miqëve të tij, kishte qenë edhe  ish – Nënkryetari i Parlamentit Evropian,  z.Wielend Rainer, të cilit edhe ju kishte dhuruar ky libër mbi gjenocidin serb  ndaj shqiptarëve,  nga vitet 1844- 1999.

 Miqësia me z.Rainer përmes Fatmirit, ishte zgjëruar edhe më shumë,  duke qenë edhe mysafir i Kosovës,i cili kishte gjet kohë me pi kafe edhe me babain e Fatmirit, z. Qazim Haskaj, më 18 maj 2023.

Pas një bisede të bukur djali im iku në aktivitetin e tij dhe ne shkuam për një drekë, të ftuar nga z.Fatmiri, në një lokal të stërmbushur me mysafirë gjermanë, me pronar,  z.Valdet Haklaj nga  Peja dhe, zemra të bëhej  mal,  për të arriturat e mërgimtarëve tanë të vyeshëm. U ndamë të mërzitur pse nuk kishim kohë më shumë, për t’ua kushtuar mërgimtarëve tanë, por  shumë të emocionuar nga sukseset, në të gjitha fushëveprimtaritë e jetës së tyre, dhe jo vetëm biznesore.

Në fund, në shenjë respekti për mikrptitjen e ngrohtë vëllazërore, z,Fatmirit ia dhurova vëllimin tim poetik, me titull ‘’Dielli ka emër’’.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Unë pajtohem me këto kushte.

Postime të Lidhura