MEHMETKRAJË LLAZANSKI
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
A po forcohet pjella politike e Rrahman Morinës
Themelues të LDK-së llogariten Mehmet Kraja dhe Jusuf Buxhovi, në bashkëpunim me Rrahman Morinën. Atëherë, Rrahman Morina para UDB-së së Serbisë dhe piramides politike serbe mbronte qëndrimin se duhet të regjistrohet LDK-ë si parti politike sepse ka kërkesa më të moderuara politike , do ta kemi më lehtë ta kontrollojmë dhe , nëse nuk e regjistrojmë del një parti që ka kërkesa shumë më të fuqishme politike dhe të cilën do ta kemi të pamundur ta mbajmë nën kontrollë. Nëse e lexoni programin politik të LDK-së të asaj kohe kërkesa ishte që Kosova të jetë republikë brenda federatës jugosllave apo , rikthim në një autonomi para se ajo të suprimohej dhunshëm nga Serbia. Realisht , thuaja të gjithë themeluesit e LDK-së ishin anëtarë të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë dhe Serbisë , disa edhe në pozita udhëheqëse sikur që kishin marrë pjesë edhe në diferencimet politike që bëheshin në Universitetin e Prishtinës si dhe në strukturat tjera . Pasi u hapën dosjet në Maqedoni të Veriut , Kroaci , Mal tl Zi dhe pjesërisht në Bosnje dhe Hercegovinë doli se disa anëtarë të kryesisë së LDK-ë në me krye Mehmet Krajën paralelisht bënin dy punë ; njërën partiake kurse tjetrën informative , raportonin në qendrat e UDB-së . Kishin emra të koduar dhe adresa kontakti. Pastaj , bijtë dhe bijat e tyre pas përfundimit të luftës në Kosovë u sistemuan në poste diplomatike në Uashington , Jerusalem , Stamboll , Bruksel dhe qendra tjera. Mehmet Kraja ishte në Tiranë ku e bëri shylevek skemën e mbledhjes së informatave. Me një përvojë si gazetar i Nasha Armija ( Armata Jonë ) në ish – Jugosllavi , dyshohet i rekrutuar nga KOS –i dhe pastaj në Zyren e Kosovës në Tiranë kishte mundësi të mbledhë informata për të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë , si për ato legale ashtu edhe ilegale. Menjëherë pasi dola nga burgu në vitin 1990 – ë , bashkë me patriotin e Madh , Ahmet Haxhiu , në koordinim me Bacën Adem , Llapqinin dhe Dulin bënim plane dhe lista për ushtrime ushtarake në Shqipëri . Pas një kohe të shkurtër morëm një informatë nga bashkëveprimtarët në Tiranë se dikush po i dekonspiron ato lista pas së cilave pati arrestime dhe për një kohë u ndalën këto grupe. Tash , në një intervistë të një zyrtari të lartë të UDB-së me gazetarin Idro Seferi në Beograd , ky tha se kishin depërtuar në radhët e atyre që bënin organizime pëpr stërvitje ushtarake duke përmendur Mehmet Krajën , me emër dhe mbiemër , kryetarin e tashëm të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe Agim Gashin , avokat , në mes të tjerëve , si informatorë të UDB-së. E tash , ky farë Mata Hari i gjinisë mashkullore të bëhet kryetar i Akademisë që , përjashtuar Kosovën llogaritet si ajka e kombit ndërsa në Kosovë nuk është as hirra . Mehmet Kraja është pa ndërgjegje , pa moral , i keq dhe servil , deri në b..lëpirje. Kështu ka mbijetuar para lufte , kështu ka mbijetuar gjatë luftës dhe po bënë shtatë palë qejfe si kryetar i ASHAK -së , me dy identitete , si kosovar dhe me të kaluar aspak të mirë , nëse e shohim trajektoren e tij . Madje , nëse ndaj Rrahman Morinës ka demonstruar servilizëm duke i shërbyer qençe mund edhe të arsyetohet nga frika për jetë por , si të arsyetohet ky prostitucion i tij intelektual para qeverisë aktuale dhe qeverive tjera për aq sa ka pasur dhe ka interes ?I Se ky farë hermafroditi moral dhe i mjerë ka nevojë për Albin Kurtin , kryeministër edhe kuptohet por , nuk mund ta kuptoj pse Albin Kurti paska nevojë për këtë llum njerëzor dhe antikombëtar , me një të kaluar shumë të dyshimtë ! Mos dashka që ky farë gazetari i Nasha Armija ( revistë e ish Armatës Popullore të Jugosllavisë ) ta fisnikërojë biografinë e kryeministrit Kurti duke i krijuar një vend në histori e cila , megjithatë ka ikur për disa procese , madje ato kryesoret ? E mjerë do të ishte historia që do ta shkruante Mehmet Kraja , i dyshuar si agjent i KOS –it ( Shërbimi Kundërzbulues i Ushtrisë jugosllave ) dhe agjent i UDB-së , sipas intervistes së Idro Seferit me një oficer të UDB-së. Po të ishte bërë me kohë lustrimi i figurave publike sikur që ishte bërë në Maqedoni të Veriut , Slloveni dhe në Kroaci , Mehmet Kraja , ose do të përfundonte në burg ose do të punonte si përkthyes në ndonjë zyre të UDB-së në Beograd , nëse do ta tërhiqnin me kohë në Serbi punëdhënësit e tij. Në rrethanat e tashme , Mehmet Kraja po i bënë konkurrencë , si analist politik Fatmir Sheholit i cili, ( Fatmiri ) është shembull ndershmërie krahasuar me Krajën për faktin se ai gjithmonë e ka pranuar se ka qenë pjesë e strukturave informative të Serbisë kurse Mehmet Kraja flet se është vetëm nën thjerrëzën e dyshimeve , duke mëshehur këmbët dhe bërë përpjekje të ndërrojë lëkuren sikur gjarpri i kapur në therra . Sa i poshtër!
Raporti “analitik“ i Mehmet Krajës , më i dëmshëm se raporti i Dik Martit
Ky raport është 38 faqe dhe disa rreshta. Ka shumë gabime gjuhësore që nuk do t’i bënte as Akademia e Hajkobillës . Përdorë shumë shprehje të huaja , që , në disa raste ia ndryshojnë kuptimin dhe për ta mbuluar analfabetizmin intelektual për ata që e kuptojnë dhe për t’i lënë pa tekst apo për t’i mahnitur analfabetët funksional . Se unë mund të bëjë sikur që edhe bëjë gabime gjuhësore është thuaja normale për faktin se shumë lëndë në shkollën fillore në Podujevë i kam patur në gjuhën serbe , në shkollën e mesme të mjekësisë edhe më shumë kurse në studime 100 përqind në gjuhën serbokroate. Po se këto gabime t’i bëjë apo t’i bëjnë profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe , shkrimtarë apo ata që janë shkolluar në gjuhën shqipe, nuk ta kapë mendja e shëndoshë! Këta janë kontrabanduar në baza partiake , janë futur nga shërbimet informative dhe kanë mrizuar tërë kohën kurse të merituarit nuk kanë patur mundësi as të hyjnë në zyrat e kësaj Akademie , fatkeqe dhe famkeqe ! Ky “raport analitik “ , sipas një miku tim të mirë është: “fund e krye antievropiane,, antiperëndimor , konspirativ dhe pa asnjë argument shkencor , fjalë rrugësh e pallavra kafesh , pa fije turpi , njollosje njerëzish dhe moralizim publik. Zaten ndryshe nuk kanë ditur , kaq dijnë ! “ Ndërsa për Mehmet Krajën thotë se është rrugaç ordiner, b..lëpires i VV –së dhe pushtetit aktual. Çfarë përshkrimi i saktë dhe romantik për një të dyshuar për spiun të shërbimeve të Serbisë dhe Jugosllavisë . Në rrethana aktuale , Fatmir Sheholli duhet të turpërohet nga Mehmet Kraja dhe , besoj se edhe turpërohet ! Respekt Fatmir Sheholli ! Nëse ky publikim mbanë nënshkrimin e ASHAK –ës , atëherë del se një i dyshuar si informator i Serbisë , paska vënë në lojë kundër Kosovës , kundër shqiptarëve , kundër luftës për liri , kundër viktimave civile dhe heronjve të kombit , kundër ish – të burgosurve politikë dhe kundër Shqipërisë disa ish bashkëveprimtarë të tij dhe pjesën e painformuar për të bëmat e këtij të stërkequri i kontrabanduar si i pari i Akademisë. Deri më tani nuk ka asnjë përgënjeshtrim publik nga anëtarët e tjerë të Amkademisë që e mohojnë autorësinë e këtij pamfleti politik që është edhe faqja tjetër e zezë e Raporti të Dik Martit – varianti kosovar , të nënshkruar nga Senatori i Kaligulës – Rrahman Morinës në Kosovë , Mehmet Kraja. Nuk ka raport më denoncues , më lëvyrës , me goditje më të ulëta ndaj njerëzve që janë në burg dhe nuk kanë mundësi të mbrohen e që e kanë meritën kryesore për luftën për liri , çlirim dhe bashkim kombëtar . Nuk ka , së paku deri më tani raport më lëvyrës ndaj pushtetit se ky raport. As ish – kryeprokurori i Gjykatës Speciale , Jack Smith nuk do të bënte raport më të poshtër , më denoncues , më akuzues dhe më paragjykues. Nganjëherë më shkonë mendja se këtë raport mund ta kenë bërë punëdhënësit e këtij kerberi të interesave të Serbisë në Kosovë , duke ia dorëzuar si prodhim të gatshëm dhe stërzgjatje të aktakuzës ndaj pengjeve të luftës në Hagë . Edhe 20 dëshmitarë të mbrojtur nuk do t’i hynin në punë më shumë Gjykatës Speciale se ky raport i nënshkruar nga Mehmetkrajë Llazanski .
Po kush ishte Mirosllav Llazanski
Mirosllav Llazanski ishte një gazetar në ish – Jugosllavi që merrej me analiza ushtarake , gazetar ushtarak që shkruante për Nasha Armija ( Armata Jonë ) ku punonte edhe Mehmet Kraja . Vërtet kjo ishte Njihova Armija ( Armata e Tyre , e Llazanskit dhe Krajës ) e jo Armata e jonë. Të punosh për atë gazetë dhe të intervistosh personalitete të larta ushtarake dhe serbe sikur edhe të kesh qasje në objekte ushtarake , tepër të ruajtuara , nënkupton që të jeni njeri shumë i besueshëm , sidomos për ata që flisnin shqip apo edhe deklarativisht regjistroheshin si shqiptarë. Pa asnjë dyshim se duhet të kesh qenë i rekrutuar nga ato shërbime e që Mehmet Kraja ndoshta edhe ka qenë. Mirosllav Llazanski kishte gjak të përzier prej disa popujve por , përfundimisht , në zinxhirin gjenetik mbizotëroi kromozomi serb. Prandaj , jetoi , veproi dhe vdiq si serb. Përveç posteve të larta që i kishte në strukturat zbuluese dhe kundërzbuluese , jugosllave dhe serbe , i mëshehur si gazetar dhe analist për çështje ushtarake , Mirrosllav Llaznski ishte edhe ambasador në Moskë , Rusi.
Mehmat Kraja nuk e besoj se i ka mbërri këto nivele të larta që i kishte prekur dhe zotëruar Llazanski . Mund të ketë qenë spiun i vogël , me ambicie dhe sherre të mëdha , gjithsesi në dëm të shqiptarëve që kishin përcaktim kombëtar . Mund t’i ketë futur në burg dhe mbase e ka bërë këtë , nëse mbështetemi në të dhënat e patriotëve shqiptarë të arrestuar në Kosovë , Maqedoni dhe Shqipëri e që përputhet me kohën që e përshkruan oficeri i lartë i UDB-së në Beograd në intervistë me Idro Seferin . Dikush mendon dhe pret që Mahmetkrajë Llazanski të pendohet për të kaluarën e që e ka shumë gabim . Po të mos ishte kjo e kaluar , Kraja nuk do të ishte këtu ku është dhe nuk do t’i gëzonte privilegjet që i gëzon sot dhe që i ka gëzuar edhe në qeveritë tjera , që nga përfundimi i luftës . Mehmet Kraja nuk e ka problem me fytyrën , e ka të mbuluar me një mjekërr të dendur që ia mbulon pafytyrën nën këtë mjekërr. Andaj vepron siç vepron. Dhe , krejt në fund , po të mos bënte kështu siç e bëri , pas përfundimit të mandatit nuk do të kishte asnjë mundësi të zgjedhej si opravnik posllova ( drejtues i punëve ) në Zyren që do e hapë Kosova pas normalizimit të marëdhënieve me Serbinë. Pëlqimin nga Serbia për këtë post besoj që e ka që tani , ende pa u hapur zyra. Besoj që as Albin Kurti nuk do ta kundërshtojë këtë. Në rastin e Mirosllav Llazanskit dhe Mehmet Krajës kemi një zbatim të 100 përqind të meritokracisë , Llazanski si kryesori i shërbimit ushtarak gazetaresk i kishte mbërritur majat për të përfunduar edhe si ambasador ndërsa Kraja asnjëherë nuk doli nga streha e nënbishtit ku e kaloi tërë jetën dhe ndërtoi karrierë , së pari si gazetar ordiner i Nasha Armija dhe , me gjasë të përfundojë si opravnik posllova ( drejtues i punëve ) i zyrës në Beograd , pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizim me Serbinë. Do të bëhet Petar Petkoviq shqipfolës !
22. 12 . 2022 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA