Pashtriku.org, 22. 09. 2012 – (Në 14 vjetorin e rënjes heroike të Fehmi e Xhevë Lladrovcit) Jean Jacques Ruso ka shkruar në “Kontratën sociale” se “njeriu lind i lirë, por ai gjithkund është në pranga”. Prangat e vëna nga të tjerët nuk hiqen vetvetiu. Dhe ata që veprojnë për heqjen e tyre e meritojnë emrin e patriotit. Ideja e patriotizmit, si e tillë, dhe patrioti, si aktor shoqëror, edhe pse kanë pasur prezencë të ndjeshme praktike në shoqërinë kosovare të njëzetë viteve të fundit, nuk janë shqyrtuar në përmasën e mjaftueshme as nga mediat dhe as nga shkenca kosovare. Si shkas i një persiatjeje të tillë rreth nocionit të patriotizmit më shërbeu një datë e rëndësishme: afrimi i pesëvjetorit të rënjes së heroit të kombit Fehmi Lladrovci. Fehmiu u vra së bashku me të shoqen në një betejë të zhvilluar mes UÇK-së dhe forcave serbe më 22 shtator 1998 në Drenicë. Pas vetes la dy shembuj për gjeneratat: veprën e pashembullt të patriotit dhe ndjenjën e vetëflijimit për hir të çlirimit të atdheut.
(…)
===========================================
MË GJERËSISHT LEXONI KËTU:
https://pashtriku.org/?kat=46&shkrimi=504
……………………………………..