NDERIM DËSHMORIT TË KOMBIT, ISMAJL KRYEZIU (1965 – 18 Prill 1999)

NDERIM DËSHMORIT TË KOMBIT, ISMAJL KRYEZIU (1965 – 18 Prill 1999)

Nga Sheradin Berisha

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte promotori kryesor në luftën tonë kundër Serbisë pushtuese, ndërsa dëshmorët u bënë frymëzim për vazhdimin e kësaj lufte për çlirim!

Kujtim nga ditët e lavdishme të UÇK-së!

E shtunë, 8 gusht 1998:  në rrugën Kukës – Krumë (Has), me Ismajl Kryeziun (tani dëshmor) dhe Islam Cakën.

– Në këtë ditë ishim duke udhëtuar për Krumë. Caku i fundit ishte Cahani (rrëzë pashtriku). Në Cahan siguruam vendin ku do të dislokohen ushtarët, armatimi, municioni dhe gjësendet tjera të luftës, për shkak se shtegu i kalimit nëpër bjeshkët e Koretnikut (për në Vrri) ishte bërë i pakalueshëm, pas datës 28 korrik, kur grupi i furnizimit në krye me Xhymshit Krasniqin, kishte rënë në pritë të forcave serbe, me ç’rast në fshatin Buqe të Opojës janë zhvillluar edhe luftime të përgjakshme.

Njëkohësisht në Cahan gjetëm njeriun e duhur, i cili do të siguronte shtegun për kalimin e grupit të ushtarëve të UÇK-së me kontigjentin e armatimit, deri në fshatin Mazrekaj!

Të nesërmen (më 9 gusht), nga baza e logjistikës në fshatin Përbreg i Epërm (në shtëpinë e Fidaim Dida) me kamion e bartëm armatimin dhe municionin për në Cahan.

Më 10 gusht, pas përgatitjeve të nevojshme, komandanti Ismail Kryeziu – Shpendi, së bashku me eprorët Skënder Hoxha dhe Binak Zekaj me grupin e ushtarëve dhe karvanin e kuajve të ngarkuar me armatim e municion futen nëpër Pashtrik në Kosovë, dhe vendosen në fshatin Mazrekaj të Hasit. Ndërkaq udhëtimin e tyre nga fshati Mazrekaj deri në Jeshkovë – Vrri (ku ishte Shtabi Lokal i UÇK-së për Prizren), e ka siguruar njësiti i UÇK nga fshati Nashec, në krye me Shukri Quni, me urdhër të Komandantit të Shtabit, Remzi Ademaj – Petriti.

Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe lavdia për dëshmorin e Kombit, Ismail Kryeziu!

——-

Ilustrime:

Gusht 1998

Foto 1: Në rrugën Kukës – Krumë – Cahan,

Foto 2: në Krumë,

Foto 3: në Cahan

***

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura