NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE NË PRISHTINË

NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE NË PRISHTINË

Nga Sheradin Berisha

Njohuri themelore

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës është institucioni më i lartë bibliotekar në Kosovë, dhe ka për qëllim kryesor mbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë intelektuale të Kosovës. Për më tepër koleksionet e saja janë një thesar i çmuar i trashëgimisë sonë kombëtare dhe më gjerë.

Biblioteka është themeluar në nëntor të vitit 1944 dhe selia e saj fillimisht ka qenë në Prizren. Në vitin 1946 është bartur në Prishtinë. Më 1952 Biblioteka është mbyllur dhe fondet e saj janë përvetësuar nga ish-Biblioteka Miladin Popoviç. Më 1956 Biblioteka rithemelohet në objektin prapa objektit të tanishëm të BKUK-së, që tash është Galeria e Arteve e Kosovës.

Më 1982, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (e njohur në atë kohë si Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës), e fillon veprimtarinë e vet në objektin arkitektonik të stilit të veçantë me kupola, në të cilin edhe tash vepron. Për shkak të rrethanave historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, ka kryer funksionin nën praktikat dhe shtrëngesat e sistemit ideologjik e politik, duke u njohur me emra të ndryshëm, si:

– Biblioteka Krahinore, kur është themeluar më 1944 deri më 1952,

– Qendra Bibliotekare e KAKM-së (1956-1961),

– Biblioteka Popullore Krahinore (1961-1970),

– Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës e Metohisë (1990 – 1999).

Nga viti 1999, ky institucion qendror bibliotekar i Kosovës njihet me emrin: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës. Ndërkaq nga tetori i vitit 2012 kjo Bibliotekë, emërtohet si: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, duke kryer funksionin si qendër e informacionit bibliotekar në nivel kombëtar, që mbledh, përpunon dhe ruan materialet bibliotekare me vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën.

Total
0
Shares
1 comments
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura