NJË PRITJE VËLLAZËRORE

Kokteil më rastin e mbarimit të detyrës në konsullatën e Shqipërisë në Munih të Gjermanisë

Më 22.09.2023 në Munih të Gjermanisë u mbajt një kokteil, me rastin e përfundimit të misionit të tyre: konsulli gjeneral i Republikës së Shqipërisë në Munih, shkëlqesia e tij z. Arten Hanku dhe zëvendësi i tij Dr. Dr. Dashnor Ibraj. Aty ishte një ceremoni rasti, me pjestarë të stafit konsullor. Në mesin e tyre ishin gratë e konsujve edhe konsullja e re shkëlqesia e saj znj. Miranda Kokona.

Aty morën pjesë miq, përfaqësues shoqatash e ndërmarrjesh dhe, në mesin e tyre ishte profesori i nderuar Prof. Dr. Bardhyl Demiraj, çifti Lajqi nga shoqata kulturore ” Iliria” në Munih, mjeku Dr. Bajram Shabani, përfaqesuesi i KKAD-së Isuf Bytyçi, ndërmarrësi z. Hoti e shumë përfaqësues pothuajse nga të gjitha trojet shqiptare, që nga Shqipëria shtetërore, nga Republika e Kosovës, nga Ilirida e tj!

 Por, çka më ra në sy dhe nuk më pëlqeu fare, se aty nuk ishte prezent askush nga stafi konsullor i Republikës së Kosovës! Dhe nuk dua të komentoj asgjë, në lidhje me këtë çështje! Por një gjë dua të theksoi se të dya konsullatat shqiptare e kanë një hyrje të përbashkët.

Të gjithë ne e dimë se përfaqësuesit e konsullatës së Shqipërisë – si përfaqësues të shtetit amë, jo vetëm që janë të kulturuar e të disiplinuar, por ata janë shumë të dashur, miqësorë, punëtorë dhe njerëzorë.

Iu urojmë shumë suksese edhe në të ardhmen.

 Isuf Bytyçi – Munih

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura