OBILESKU I BUNKERIT TË RKL-së

Shkruan: Nusret PLLANA

21 qershor 2024

Berishë – Pallanik

Me rastin e zbulimit të OBELISKUT të bunkerit më të ‘çuditshëm’ në botë!

FALËNDERIM!

Të dashur vëllezër e motra,

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës nga barbaria serbe dhe, në shenjë të 25 vjetorit të përfundimit të transmetimit të programeve të Radios “Kosova e Lirë”( 4 janar 1999 – 21 qershor 1999), në majen e malit Pallanik të fshatit Berishë të Drenicës heroike, zbuluam OBELISKUN e bunkerit të R.”Kosova e Lirë”, vlerë e përjetshme luftës së lavdishme të UÇK-së, dhe shenjë e kujtesës historike, e cila nuk do të shuhet kurr më, anipse ishte lënë në harresë nga Institucionet tona për 25 vite rresht.

Faleminderit shumë Agjencionit për mbrojtjen e monumenteve kulturore të Republikës së Kosovës(sponsor gjeneral) dhe Komunës së Malishevës, që na ndihmuan shumë për ta finalizuar këtë projekt të rëndësisë së veçantë historike e kombëtare, pa i harruar t’i falënderohemi Kompanisë “SMAKAJ” dhe Kompanisë “ARDI”, për punët e kryera me shumë përgjegjësi e profesionalizëm.

Faleminderit shumë dhe donatorëve të shumtë privat, emrat e të cilëve do ti publikojmë shumë shpejt, duke i veçuar kurbetçarin nga Zvicrra, Prof.mr.sc.Xhavit Lipaj dhe z. Mentor Pllana të Kompanisë “ InstaBuilt”pa të cilët, as që ka qenë e mundur të kryhen punët e vrazhda në terren, përkatësisht zgjërimi dhe shtruarja e rrugës prej më tepër se dy kilometra në zhavor.

Një falënderim i veçantë i takon gazetarit shembullor të Tëvë1, z. Fidan Zejnullahu, i cili është i pari që përmes një storje në lajmet qendrore të T7, e pat shpreh shqetësimin e tij për gjendjen katastrofale të bunkerit( deri në rrënim të plotë), për tu bërë lajm shumë viral, që pastaj filloi e mbara për meremetimin e tij dhe ngritjen e OBELISKUT, në një lartësi gati 17 metra.

Faleminderit të gjithë juve vëllezër e motra, që morët pjesë më 21 qershor 2024, në ora 13:00, në manifestimin tonë të përbashkët në majen e lartë të Pallanikut, edhe përkundër temperaturave të larta ekstreme.

Faleminderit shumë Kryesuesit të Kuvendit Komunal të Malishevës, z. Argjend Thaqi, Kryetarit të Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj e Gjeneral Avdyl Mushkolajt me bashkëluftëtarët e tyre, të cilët na nderuan me prezencën e tyre, siç edhe deputeti Nait Hasani e z. Fatmir Shurdha dhe shumë familjarëve të dëshmorëve e martirëve të kombit, që na e madhështuan atë manifestim të bukur me prezencën e tyre.

Faleminderit këngëtarit Florim Berisha me shokët, që e promovuan për herë të parë një këngë folklorike kushtuar dëshmorëve të UÇK-së, të kësaj rrafshnalte, që ranë heroikisht në mbrojtje të pozicioneve luftarake, për të mos vdekur kurrë.

Faleminderit shumë dhe moderatores së shkëlqyeshme, znj. Gloriosa Dobra, për udhëheqjen brilante të këtij manifestimi të mrekullueshëm me karakter kombëtar e historik!

Faleminderit Gramos Salihu, për xhirimet me kamerë dhe fotot profesionale!

Total
0
Shares
1 comments
  1. ÇKA ËSHTË KY ZË QË DEL NGA MALI; KAH ËSHTË HY NGRE QË DEL NGA IDEALI; MU NGA ZEMËR AH, MU NGA EMËR O, NDËR MALE TË BJESHKËS BERISHES; QË PO E TRËMBË DHE PO E SHËMBË RRESHKËS TEK BISHËS; SI BISHË OR ISHË MË KATASTROFALE, MË KANIBALE, QË NUK PO NGOPËN AS NUK PO KOPËN, KURRË HË BURRË A GRUA QË NGA KJO GURRË A KRUA; ME GJAK DHE PRAG, ME MISH DHE TRISH; TERË E GJERË POPULL KOMBIT AUTOKTONE KËTO ZONE, VËLLAZËRO RIHIRE FARE SHNDRITKA VËRRIE OUUU, PELLAZGO ILIRE MBARË SHQIPTARIE!!. ÇFARË ËSHTË KY ZËRI I KOSOVES SË LIRË; QË BURON DHE TRIUMFON TERË DHE GJERË ZEMRAT TRIUMFALE, MË IDEALE MBARË SHQIPTARE QË NA MUNDI DEH NA TUNDI, TERË E GJERË TERRORIZMIN PUSE VERBE TUGOSLLAVE ËH, RUSE SERBË JUGOSLLAVE!
    TË FALA REFUGJATË LUFTË TERRORIZUAR NGA FASHIZMI RUSE SERBË ËH, PUSE VERBE, TËRBË; MARRSHIM HEJ, PËR MERGIM, PA KTHIM, GJERË NË AMSHIM, NGA BOTË KOTA MË KATASTROFALE, A NA, GOLGOTA MBARË SHQIPTARE OH, SI DIKUR, NËN DHUNË E PËRDHUNË QË BARTNIM KRYQIN MBI SHPINË, SIKUR TERË OUH, EDHE GJERË SHQIPTARINË?!!
    MANI NEW JERSEY USA 5 7 2024 1:05PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura