PASHTRIKU: DOLI NGA SHTYPI LIBRI ‘NË RRUGË RREZIQESH’

(Pashtriku.org, 22. 10. 2012) – Doli nga shtypi libri “Në rrugë rrëziqesh”, rrëfyer në formë autobiografie nga Fadil Cukaj dhe hartuar nga Gjokë Dabaj. Libri ka në qendër Grupin Ilegal të Prizrenit “Liria”, i cili ka vepruar në vitet 1962-1964, në Prizren, Therandë (Ish’Suharekë) e më gjërë. Anëtarët e saj, kanë vazhduar veprimtarinë, ndonëse jo të organizuar në të njëjtin grup. Protagonistët kryesorë të atij grupi janë: Bedrush Çollaku, Gjokë Dabaj, Haxhi Zyba, Fadil Cukaj, Hysen Bukoshi, Shefki Muçaj etj. Libri ka 260 faqe, dhe është pajisur me rreth 100 fotografi, midis të cilavet, qelitë e torturavet në UDB-n e Prizrenit dhe ambientet e burgut ndëshkimor të Goli Otokut. Libri në fund ka edhe indeksin e emravet të përveçëm. 

Kopertinat e librit “Në rrugë rrëziqesh”, të autorëve Gjokë Dabaj&Fadil Cukaj.

……………………………………………………………

DOKUMENTE

 

 Faksimile të aktgjykimit K.nr.25/64 (faqe 1 dhe 12) të grupit të Bedrush Ҫollakut. Ky aktgjykim u shpall më 12 shtator 1964, nga trupi gjykues: Tomosllav Cucureviq – kryetar i trupi gjykues, gjykatësit, Tadej Rodiqi dhe gjyqtarëve tjerë: Hajredin Xhaferi, Isak Zajmi dhe Rrahim Rexha me procesmbajtësen Irina Krasniqi.

…………………………………..

(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura