(Pashtriku.org, 13. 04. 2012) – Prania e shtetit serb në Kosovë nuk ka pushuar së ekzistuari as pas qershorit 1999 kur Kosova u vu nën protektoratin e OKB’së. Përderisa para luftës Serbia në Kosovë ishte e pranishme me administratën dhe forcat ushtarako’policore të kryekriminelit Millosheviq, pas qershorit të vitit 1999 ajo do të jetë e pranishme nëpërmjet strukturave të sajë paralele. Pra, rrjedhimisht prania e shtetit serb në Kosovë nuk ka pushuar për asnjë çast, ajo vetëm se, e ka ndërruar formën e veprimit. Në vitin 2000, pas ndërrimit të pushtetit në Serbi, qeveritarët e rinj të Beogradit trashëguan gjithë infrastrukturën kriminale të Milosheviqit në Mitrovicën Veriore, në Leposaviç, Zubin Potok dhe në Zveçan. Nën maskën e të ashtuquajturës “Qendra për paqe dhe tolerancë”, në këtë pjesë të pushtuar të Kosovës u shfaqën fillimisht “Rojat e urës” në krye me Oliver Ivanoviçin, sot Sekretar në ministrinë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Jakshiqin, Spasoje Memaroviq etj. Kjo strukturë kriminale përbëhej edhe nga „tigrat“ e kriminelit Zhelko Razhnjatoviq – Arkan, nga pjestarë të Partisë Radikale – çetnike të Sheshelit, agjentë të Shërbimit Informativ Serb (BIA), pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP)…
MARRËVESHJA „XHENTËLMENE“ KOSOVË – SERBI!
Sipas burimeve të huaja, por të konfirmuara edhe nga zyrtarë të Kosovës, institucionet e Kosovës dhe ato të Serbisë tashmë kanë bërë një marrëveshje “xhentëlmene”, që të mos lejojnë eskalimin e siuatës në veri, veçanërisht gjatë procesit të fushatës parazgjedhore që po mbahet në Serbi. Kjo Marrëveshje, është arritur pas incidenteve të fundit të cilat kulmuan me vrasjen e Selver Haradinajt në shtëpinë e tij, në veri të Mitrovicës. Në këtë rrjedhë strukturat paralele, duket se kanë intensifikuar planin e tyre për shpërthimin e një konflikti ndëretnik, me qëllim të avancimit të pozitës së tyre në dialogun e paralajmëruar për veriun. “Nëse marsi i vitit 2004 ka shpejtuar adresimin e statusit të Kosovës, por edhe ka krijuar në një farë forme Ahtisaarin, trazirat në veri do të shpejtonin një statut për veriun që do të nënkuptonte shumë koncesione për Kosovën”, ka thënë një zyrtar i lartë i Kosovës – në kushte anonimiteti. Sipas këtij zyrtari, konflikti ndëretnik do të avanconte strukturat paralele dhe do të çonte edhe deri te ndarja e Kosovës. Me qëllim të parandalimit të konfliketeve me përmasa të mëdha, Zyrtarë të EULEX-it të enjten (në orët e vona) kanë pasur një takim me zyrtarë të MUP’it serbë në veri të Mitrovicës. Me këtë rast EULEX’i është takuar me Gjorgje Dragoviqin, komandantin e policisë së Serbisë në Kosovë, në ndërtesën e komunës paralele të Serbisë e cila gjendet te tre rrokaqiejt. NO COMENT!
Ndërtesa e MUP’it të Serbisë në Mitrovicën veriore!
_____________________________________
LEXONI: SI FUNKSIONON MUP’i I SERBISË NË KOSOVË
http://pashtriku.beepworld.de/mupi-serb.htm
________________________
FORCAT “ROSU” NËN SURVEJIM TË KFOR’it!
Një daklarim i zëvendëskryeministrit Hajredin Kuqi në ajër (sa për sy e faqe), për një tjetër „25 korrik në veri të Kosovës“ ka bërë që KFOR’i të marrë masa parandaluese. Forca të mëdha të KFOR-it gjatë gjithë natës së mbrëmshme, kanë survejuar bazën e forcave speciale të policisë së Kosovës, ROSU në Mitrovicë, saktësisht kampin Belvedere ku është stacionuar ROSU në lagjen „Bair“ të Mitrovicës. Burime ndërkombëtare kanë njoftuar, se KFOR-i ka pasur një informacion se njësia speciale e policisë së Kosovës e njohur si ROSU do të intervenoj në veriun e Mitrovicës natën ndërmjet të enjtes dhe të premtes. Për këtë sipas burimit, KFOR-i ka dislokuar disa trupa të saj diku në afërsi të Mitrovicës me qëllim që të parandalojë lëvizjen e ROSU për në veri të Mitrovicës dhe të Kosovës. Burimi më tej ka shtuar se KFOR-i ka paralajmëruar edhe zyrtarë të lartë të Policisë dhe Qeverisë së Kosovës se nuk do të lejojë që forcat speciale të kalojnë matanë Ibrit. Lidhur me këtë gjendje, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Besim Hoti ka theksuar nuk ka pasuar ndonjë plan për lëvizje të policisë, por ai nuk ka dashur të komentojë se a është e vërtet se KFOR’i po ruan dhe survejon ROSU’n në kampin e tyre në lagjen ‘Bair’. Në anën tjetër zyrtarë të njësisë speciale në kampin e ROSU në „Belvedere“ kanë deklaruar se një njësitë ROSU ka ardhur nga rajoni i Pejës, pas sulmit terrorist në veri të Mitrovicës, me të vetmin qëllim që të mbajmë situatën e tensionuar nën kontroll. Hajredin Kuqi, sot ka deklaruar se të gjitha veprimet në veri të Kosovës do të merren në koordinim dhe bashkëveprim të plotë me bashkësinë ndërkombëtare (KFOR’in dhe EULEX’in)! Nga kjo del se deklarimi i Kuqit, për një „tjetër 25 korrik në veri“ është një blof e manipulim radhës…!
STOP KFOR-i!!!!
____________________________________
SERBIA KËRKON NGA OSBE’ja MONITORIMIN E ZGJEDHJEVE NË KOSOVË!
Derisa po fabrikohet kjo situatë nga prapaskena politike në Kosovë dhe jashtë saj (për interesin e perandorëve global!) i ashtuquajturi ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq në Radio Evropa e Lirë, paska deklaruar se zgjedhjet parlamentare, lokale dhe presidenciale të 6 majit 2012, duhet të mbahen në tërë territorin e Kosovës, jo vetëm në veri. Ai i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se do të kërkojnë nga OSBE-ja që përmes monitorimit të ndihmojë në mbajtjen e këtyre zgjedhjeve. Sipas tij, OSBE-ja vetëm duhet të monitorojë zgjedhjet dhe jo të përcaktojë numrin e qendrave të votimit dhe kushtet tjera. Sipas tij, ekziston gatishmëria që të zvogëlohet numri i qendrave të votimit në jug të lumit Ibër, por “ai duhet të mbetet i njëjtë sikurse përpara”. “Jemi pajtuar se do të ishte keq që ato të mbahen vetëm në veri. Kjo do të ishte porosi e keqe për komunitetin ndërkombëtare, që është i obliguar të na ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve në tërë territorin e Kosovës, e edhe në Prishtinë, sepse me plot të drejtë dikush mund të konstatojë se Prishtina e dëshiron ndarjen e Kosovës”, ka sqaruar ai, duke shfaqur shpresën se OSBE-ja do të pranojë të ndihmojë. “Nuk dëshirojmë që pa pajtimin e organizatave ndërkombëtare relevante të organizojmë zgjedhjet, që t’i vëmë para rrezikut njerëzit, por qëllimi ynë është që ato të mbahen në tërë territorin e Kosovës. Në veri mund të organizojmë edhe pa mbështetje, por fatkeqësisht jo edhe në jug të lumit Ibër”, deklaron Bogdanoviq.
_________________________________________
Serbia edhe pas pavarësimit të Kosovës, ka organizuar zgjedhje në Kosovë!
Republika e Serbisë edhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, (më 17 shkurt 2008), ka organizuar zgjedhje në Kosovë. Serbia, zgjedhjet e para i ka mbajtuar më 11 Maj 2008. Me këtë rast Komisioni Republikan i Zgjedhjeve të Republikës së Serbisë kishte hapur pa u penguar nga institucionet e Republikës së Kosovës, 279 qendra votimi në 23 komuna të Kosovës!!! Mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë gjithësesi paraqiste shkelje të drejtpërdrejtë të sovranitetit dhe integritetit territorial, dhe vendin natyrshëm e çonte në drejtim të ndarjes institucionale, etnike dhe territoriale, dhe për rrjedhojë legalizonte dhe fuqizonte strukturat paralele serbe në veri dhe në disa enklava serbe të krijuara brenda territorit të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale të organizuara nga Republika e Serbisë në Kosovë me 11 maj 2008, në vend se të ndaloheshin nga mekanizmat e sigurisë ndërkombëtare, Policia e UNMIK’ut dhe KFOR’i, ato u cilësuan vetëm si të paligjshme dhe jorelevante në jetën institucionale të Kosovës!! Madje edhe Misioni i EULEX’it (që u vendos në Kosovë pas Shpalljes së Pavarësisë, si mision për sundimin e ligjit dhe menaxhimin e krizave, bazuar në „COUNCIL JOINT ACTION 2008/124/CFSP of 4 February 2008“) në raport me strukturat paralele serbe, e ka ndjekur të njejtën rrugë si të UNMIK’ut. Shefi i EULEX’it Yves de Kermabon njëri nga ish’komandantët e KFOR’it, që në fillim të misionit të tij kishte deklaruar, se, EULEX’i do të bisedojë e bashkëpunojë me të gjithë, duke i përfshirë edhe strukturat paralele të Serbisë!
Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu nuk e ndaluan mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Veri!
Edhe institucinet e Kosovës ndoqën të njejtën rrugë në raport me zgjedhjet serbe të 11 majit. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, me këtë rast në vend se të përdorte autoritetin kushtetues, për parandalimin dhe mosmbajtjen e këtyre zgjedhjeve, ai do të kënaqet me deklarimin se, „qeveria nuk do t’i njeh zgjedhjet e Serbisë që do të mbahen më 11 maj – në Kosovë“. A kishte kuptim ky qëndrim i kryeministrit Hashim Thaçi?! Në ato rrethana s’kishte asnjë kuptim, i njeh apo nuk i njeh qeveria e Kosovës këto zgjedhje, por kishte kuptim veprimi ligjor, i ndalë apo nuk i ndalë ato zgjedhje antikushtetuese dhe si të tilla të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e vendit. Për të thelluar edhe mëtutje këtë mendim, në esencë nuk ishte problemi tek mosnjohja jonë e atyre zgjedhjeve serbe, por ishte mosnjohja serbe që këto zgjedhje ia bënin sovranitetit të Republikës së Kosovës! Ndërkaq, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, (më 24 prill 2008), Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar edhe se, zgjedhjet serbe për Kosovën konsiderohen ilegale dhe të papranueshme dhe si të tilla „nuk do të prodhojnë kurrfarë efektesh dhe do të jenë jolegjitime…”!!!
Hashim Thaçi dhe Fatmir Sejdiu verbalisht kundërshtuan mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë!
_______________________________________
Për fund edhe një lajm interesant!
AMANDAMENTI I 10’të KUSHTETUES, PRODHIM AMERIKAN!
Janë amerikanët ata që Atifete Jahjagës ia kanë trasuar rrugën për t’u vënë në majë të pushtetit si presidente e Republikës së Kosovës, por edhe që kanë sponsorizuar bazën ligjore për ta rrëzuar nga kjo pozitë pa mbushur çerekun e mandatit. E para ishte bërë nëpërmjet një zarfi, ndërsa e dyta nëpërmjet një amendamenti kushtetues. Bëhet fjalë për amendamentin e dhjetë të Kushtetutës. Me të përcaktohet që “zgjedhjet për presidentin e Republikës së Kosovës, në përputhje me nenin 86 të Kushtetutës, mbahen brenda 6 (gjashtë) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjore relevante” dhe që mandati i presidentit aktual, i zgjedhur nga Kuvendi, sipas dispozitave të mëhershme të Kushtetutës, vazhdon derisa “presidenti i ri të zgjidhet dhe të bëjë betimin”. Njohës të së drejtës kushtetuese e kanë cilësuar kundërkushtetuese këtë përmbajtje. Zyrtarë të lartë nga PDK’ja dhe LDK’ja i kanë konfirmuar, se amendamenti i dhjetë është prodhim i amerikanëve.
Unë do të thoja se, jo vetëm amendamenti i dhjetë, apo edhe kushtetuta si e tillë – janë prodhim i huaj, por të gjitha vendimet dhe veprimet politike, diplomatike, ekonomike etj.etj., që merren nga “institucionet e Kosovës”, në substancë janë prodhim i HUAJ, për faktin, sepse ato janë ndërtuar dhe po zhvillohen sipas agjendave strategjike të perandorisë globale – neoliberale (lexo – BE, OKB, FMN, BB, NATO…), në bashkëveprim me koorporatat e mëdha, për t’i “pushtuar” dhe për t’i futur nën kontroll të gjitha asetet kombëtare të këtij vendi dhe më gjerë…
Një Zarf i Ambasadorit Dell, Atifete Jahjagën e bëri presidente!
________________________________________________
(Përgatiti kryeredaktori i pashtriku.org, 13. 04. 2012)