Pashtriku.org, 08. 02. 2014 – Sot, mijëra qytetarë kanë marrë pjesë në lamtumirën e fundit për këngëtaren e madhe shqiptare, Vaçe Zela. Të pranishëm në ceremoninë e organizuar para Teatrit të Operas dhe Baletit morën pjesë dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë dhe përfaqësues të huaj. Holli i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku qe vendosur fotografia e Vaçe Zelës u mbush me buqeta me lule, ndërsa shumë artistë u përkulën me respekt dhe iu bashkuan homazheve në përkujtim të bilbilit të këngës shqipe, Vaçe Zela. Me duartrokitje dhe me lot në sy, u përcoll trupi pajetë i këngëtares së madhe shqiptare Vaçe Zela, në banesën e fundit e shoqëruar nga tingujt e këngës së Whitney Houston, “I always love you”.
Lamtumirë Vaçe Zela!
* * *
Fjala e Kryeministrit Edi Rama, në homazhet e zhvilluar për nder të Vaçe Zelës:
Reshat Arbana, nderon të pavdekshmen Vaçe Zela.