(Pashtriku.org, 12. 09. 2012) – Në konferencën e sotme me gazetarë, qendra e Lëvizjes VV në Prishtinë, (duke reaguar ndaj pushtetit komunal), ka shpalosur fakte te reja lidhur me keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e parasë publike në ndërtimin e dy shesheve në qendër të qytetit (Sheshin Ibrahim Rugova dhe Zahir Pajaziti).Prishtinë, 12. 09. 2012: Shikoni Konferencën për media të VV-së
Në një komunikatë të VV-së thuhet: “Një rast i paparë arrogance pushteti dhe injorance ndodhi dje në konferencën për media të Komunës së Prishtinës. Të vënë në siklet nga faktet e publikuara nga Lëvizja VETËVENDOSJE! më (më 8 shtator 2012) rreth keqmenaxhimit dhe keqpërdorimit të parasë publike në ndërtimin e shesheve në qendër të qytetit, zyrtarët komunal shtuan edhe një të pavërtetë. Zyrtarë të lartë komunal deklaruan dje (12 shtator 2012) se sheshi ‘Ibrahim Rugova’ na i paska 16000 m2, ndërsa Sheshi Zahir Pajaziti na i paska 17000 m2. Sipërfaqja e shesheve u rrit brenda natës për të mbuluar dallaveret e tyre. Por fatmirësisht Prishtina ka arkitekt të sinqertë, përkundër atyre që i shërbejnë interesave politike të zyrtarëve të Komunës, të cilët me matjet e tyre vërtetojnë analizën tonë dhe çmimin marramendës prej 480 eurove për metër katror.”
……………………………………….
Prishtinë, 12. 09. 2012: Shikoni Konferencën për media të VV-së.
………………………………………..
Ekspertët e VV për urbanizëm, me këtë rast kanë thënë se: “Janë katër çështje për të cilat Isa Mustafa dhe vartësit e tij duhet sqaruar para qytetarëve të Prishtinës rreth skandalit të shesheve:
1. Pse u mashtruan qytetarët e Prishtinës në konferencën e mbajtur në Komunë (më 11 shtator 2012) duke rritur në mënyrë fiktive sipërfaqen e shesheve?
Zyrtarët e Komunës deklaruan dje për herë të parë se sipërfaqja e dy shesheve së bashku na qenka 33’000 m2, gjegjësisht 16’000 m2 sheshi “Ibrahim Rugova” dhe 17’000 “Zahir Pajaziti”. Kjo nuk korrespondon me deklaratat e deritanishme të vet Isa Mustafës. Kjo rritje fiktive, e ul çmimin për metër katror në letrat e komunës, por jo edhe në terren. Matjet nga ekspertë të kësaj fushe, rezultojnë me sipërfaqen reale të dy shesheve së bashku që arrijnë në 23’000 m2.
Sipërfaqet reale të dy shesheve së bashku arrijnë në 23’000 m2, e jo siç gënjejnë “ekspertët” e Isa Mustafës – 33’000 m2!!!!
……………………………………….
Kemi të bëjmë me një manipulim prej 10’000 m2 nga ana e Komunës. Pra sipërfaqja reale e shesheve në bazë matjeve (duke përfshirë marzhën e lejuar të gabimit) është:
Sheshi ‘Ibrahim Rugova’ – 12’912 m2
Sheshi ‘Ibrahim Rugova’ – 10’866 m2
…………………………………
Shikoni hartat e shesheve:
……………………………………………….
Gjë që vërteton se çmimi për metër katrorë i shesheve mbetet marramendës – 480€/m2
1.Përse asnjë zyrtar komunal nuk po deklarohet për kompaninë ALL ZONE. ALL ZONE u shpall fituese në secilin tender që u dha për këto dy sheshe.
Dihet tashmë botërisht se ALL ZONE është pikërisht ajo e cila dy vite më parë e mashtroi Komunën e Prishtinës me rreth 300.000 euro (rasti tashmë i njohur me makinën e zjarrfikësve). Kjo ndërmarrje e cila në vend se të ndëshkohet për mashtrimin që i bëri Komunës po shpërblehet nga kjo e fundit me tenderë milionësh. Kryetari Mustafa dhe vartësit e tij duhet t’u japin përgjigje qytetarëve të Komunës së Prishtinës se kush qëndron prapa ALL ZONE-s? Isa Mustafa dhe vartësit e tij duhet tu tregojnë qytetarëve të komunës së Prishtinës, se çka i kanë borxh ALL ZONES. Është e papranueshme që borxhet e pushtetarëve të lahen nëpërmjet parasë së qytetarëve.
2. Investimi prej mbi 10 milionë euro në betonizimin e qendrës së Prishtinës në kohën kur kemi rritje alarmante të varfërisë, rritje të numrit të familjeve që kërkojnë ndihmë sociale, kur qytetarët ballafaqohen me mungesë të ujit të pijes, të kanalizimeve dhe nevojave të tjera elementare, paraqet keqmenaxhim të parasë publike në dëm të nevojave të qytetarëve, e për përfitime elektorale.
3.Përpos keqpërdorimit të parasë publike Komuna e Prishtinës, është duke e shkelur në vazhdimësi Ligjin për qasje në dokumentet publike. Që nga Dhjetori i vitit 2011 e deri më tani Lëvizja VETËVENDOSJE! ka paraqitur zyrtarisht tri kërkesa për qasje në dokumentacionin e plotë rreth ndërtimit të shesheve.
Pas kërkesës së tretë na janë përgjigjur sa për sy e faqe. Na e kanë dërguar shpalljen për tenderin (që gjendet në çdo webfaqe dhe gazetë ditore) dhe na kanë thënë se mund të shkojmë në Komunë të shohim dokumentet tjera. Mirëpo kur i kemi kontaktuar me telefon për të caktuar terminin për të parë dokumentacionin, janë munduar të na bindin se nuk paskemi nevojë të shohim këtë dokumentacion. Më pas kanë refuzuar që të na e caktojnë terminin. Lëvizja VETËVENDOSJE!, Qendra Prishtinë, ripërsërit edhe një herë kërkesën drejtuar prokurorisë që sipas detyrës zyrtare të fillojë hetimet për keqpërdorimet që po ndodhin në ndërtimin e shesheve!