PAVARËSIA JONË
Nga Prof.Argjira (Ari) Ukimeri
10 shkronja në një emër
Në çdo shpirt e në çdo zemër
Ndërtojnë emrin PAVARËSI
Fjalë e Shenjtë për çdo njeri
*
Ne me shekuj e ëndërruam
Me fitu të shtrenjtën Liri
Asnjëherë nuk u pajtuam
Me jetuar në Robëri
*
Sot ballë lartë e shumë krenarë
Gëzojmë lirinë dhe Pavarësinë
Trembëdhjetë vite rrita jonë
Të sigurtë jetojmë Ardhmërinë
*
Pavarësinë që sot gëzojmë
Borxh ua kemi çlirimtarëve
Bacē Ademit e Ibrahim Rugovës
Bashkë me ndihmën e ndërkombëtarëve.
————–
TI
RILINDJA SHEKULLORE
Pak rreze o, rreze Rilindje shekullore
Rrezetime or diell Triumfe ore, rilindej
Cak breze o, breze Ringritje shëmbullore
Brezatime ou qiell Rigufe terë ringritej
Shëndritna terrin Rritej ore, Dardane
Terrin si të varrit Dalka o prej varrit
Dhe zdritna ferrin Ngritej o flakadane
Ferrin is të zjarrit Flaka e gjerë zjarrit
Errësira tek ferrit Shuajtje tempullore
Zdritja terë dritës As kallë e as pjekur
Ferrzira tek ferrit Vuajtje o shekullore
Ngritja terë pritës As gjallë as vdekur
Popullit të kombit Flakëruar terë kalli
T’varruar së gjalli Rrokullit terë globit
Selman Dervishi-Mani New Jersey USA