“PËR MËMËDHENË“ PËRBALLË “KALLASHNIKOV“ DHE “NACIONALISTËT“ PËRBALLË KOZMOPOLITANËVE!

“PËR MËMËDHENË“ PËRBALLË “KALLASHNIKOV“ DHE “NACIONALISTËT“ PËRBALLË KOZMOPOLITANËVE!

Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Pashtriku, 25 gusht 2021

Dy skaje të papërputhshme: “Për Mëmëdhenë“, këngë e shkruar nga shqiptari i vërtetë, patrioti, trimi dhe korçari, Mihal Grameno ishte dhe mbeti frymëzim i shumë gjeneratave që luftuan dhe u shkrinë për liri dhe bashkim kombëtar. Nuk ka këngë më motivuese dhe frymëzuese e që është bashkëdyzim dhe mishërim i ndjenjave më fisnike kombëtare. E kënduan edhe luftëtarët e Shaban Polluzhës në luftë kundër baballarëve politikë të Aleksandar Vuçiqit, Edi Ramës dhe Mustafa Nanos dhe ca horrave të tjerë që po identifikohen si kozmopolitanë , kurse , neve që këngën “ Për Mëmëdhenë “ e kemi hymn shpirtëror, jetësorë dhe ekzistencial na quajnë “patriotë“ primitiv . Më herët lloji i kryebashkiakut të Korçës së sotme e që kanë jetuar në kohëra tjera skajshmërisht e kanë injoruar Mihal Gramenon ndërsa sot, me kozmopolitizmin e njësuar me Aleksandar Vuçiq dhe Goran Bregoviq, po e vrasin për së dyti , patriotin e madh shqiptar, Mihal Grameno duke e çiftëzuar promovimin e një shovinizmi serbomadh me një aktivitet artistik siç është Mbrëmja e Birra Korçës.

Goran Bregoviq ishte alfa dhe omega e rok grupit “ Bijello Dugme “ në ish – Jugosllavi. Pas shpërndarjes së këtij grupi e filloi një solo karierë por tani me një theks të veçantë duke promovuar kulturen rome përmes interpretimit orkestral. Kur nisi shkapërdherdhja e ish – Jugosllavisë, jetën e kaloi në Paris dhe në Beograd . Parisi ,  si vend dhe qytet i modës dhe kultures botërore , Beogradi si vend dhe qytet ku u planifikua , u orkestrua dhe u zbatua gjenocidi i Serbisë kundër kroatëve , kundër myslimanëve të Bosnjes dhe kundër shqiptarëve në Kosovë. Ishte mik i ngushtë i çetnikut Emir Kusturica dhe i Radovan Karaxhiqit. Edhe Karaxhiqi ishte roker dhe shkruante poezi për t’u transformuar në një kriminel lufte. Goran Bregovoq thoshte se Gonxhe Bojaxhiu “ Nëna Tereze “ ishte rome dhe jo shqiptare. Një kohë kam jetuar në Sarajevë , si student dhe kam takuar edhe Bregoviqin kurse Karaxhiqi ka qenë asistent në Fakultetin e Mjekësisë , në Kliniken e Psikiatrisë. Ishte koha kur në horizont shihej shkatërrimi i federatës jugosllave dhe indikatorët më të mirë për këtë ishin ndeshjet e futbollit si dhe koncertet muzikore ku shfaqeshin edhe urrejta e shtypësit (serbëve) por edhe urrejtja e të shtypurve; kroatë, boshnjakë, shqiptarë dhe malazezë. Dogjoheshin brohoritjet si çetnici,  ballije , shiptari dhe ustashe. Atëherë luanim futboll të vogël në sallën e Fakultetit të Kultures Fizike , ku ishte edhe një pishinë ku studentët e fakultetit të Mjekësisë , sipas zgjedhjes kishin tri orë në javë not . Kur ishte koha e mirë , luanim futboll në fushat ndihmëse të stadionit “ Koshevo “ , që gjatë luftës së Bosnjes u shndërruan në varreza. Davorin Popoviq – Pimpek ishte frontman i rok grupit “ Indeksi “ , kroat dhe nuk i fshihte , sidomos para se të vdiste , ndjenjat kombëtare . Vëllezërit Musemiq , futbollistë të njohur ishin myslimanë dhe identifikoheshin me organizatën “ Mllada Bosna “ që përfaqësonte ndjenjat nacionaliste të myslimanëve të Bosnjes . Neda Ukraden , ndonëse e familjes së përzier ishte serbomadhe tipike dhe krenohej më këtë . Zdravko Çolliq dhe Goran Bregoviq ishin hermafroditë në aspektin kombëtar dhe oportunistë , deklaroheshin  sipas interesit momental dhe material. Pikërisht gjatë këtyre aktiviteteve sportive dhe ndejave në kafiterinë “ Pimpek “ të Davorin Popoviqit që ishte në Marijin Dvor , duke përfaqësuar dhe mbrojtur interesin  kombëtar , i “ fitova “ tre ( 3 ) vite burg , i dënuar për propagandë armiqësore e që i mbajta në Burgun e Sarajevës , të Foçës dhe të Mostarit , bashkë me Rexhep Malën , Skender Kastratin dhe Agim Sylejmanin , kryesisht në vetmi dhe izolim. Në një ndejë ishin edhe Vojisllav Sheshel , atëherë marksist i përbetuar dhe Rajko Petrov Nogo , serbomadh i tërbuar dhe i përbetuar.  Kur më arrestuan , gjatë marrjes në pyetje kuptova se disa prej të përmendurve më lartë , para hetuseve të UDB-së më kishin cituar dhe , në këtë mënyrë kishin kontribuar për dënimin tim. Unë flisja hapur dhe e mbroja ate që e thoja. Është interesant  që disa prej tyre apo shokë të tyre i pata takuar në Burgun e Mostarit ( Jadranko Topiq , kroat ,  futbollist i Velezhit dhe kombëtares jugosllave sepse kishte kënduar këngë ustashe ) , Ipe Ivandiq , daullist i rok grupit “ Bijello Dugme “ ishte në Burgun e Foçës  dhe , gjithashtu në Burgun e Foçës   e pata takuar boshnjakun ( më ka ikur emri i tij ) , që e vrau në Pale të Jahorinës krushkun serb e që serbët e shfrytëzuan si pretekst për ta filluar luftën në Bosnje.

“ Kallashnikov “ është këngë identifikuese e përcaktimit  njerëzor , politik , kombëtar dhe kulturor i Goran Bregoviqit . Krejtësisht e kundërta me këngën e Mihal Gramenos . Kallashnikov është armë automatike e projektuar me urdhër të Stalinit nga Mihal Kallashnikov  , inxhinier rus e që arriti sukses të madh gjatë luftës së dytë botërore . Po kjo armë është përdorur dhe keqpërdorur thuaja nga të gjitha regjimet shtypëse në Afrikë , Amerikën e Jugut , nga organizatat terroriste dhe ato mafioze. Nga kjo armë janë vrarë me dhjetëra dhe qindra milionë njerëz .

Kush e ka dëgjuar këngën “ Kallashnikov “, lehtësisht e ka të qartë se teksti nuk ka të bëjë asgjë me kulturën , humanizmin apo tolerancën . Është pikërisht e kundërta , aty ka urdhëra ushtarake dhe policore që për qëllim kanë vrasjen e atyre që i konsiderojnë armiq. Shqiptarët e Kosovës më parë por edhe tani konsiderohen si armiq të Serbisë prandaj gjatë historisë 150 vjeçare të gjitha përpjekjet e Serbisë dhe e serbëve ishin shfarosja e shqiptarëve. Është intersante se , që nga koha e mbretit Ahmet Zogu , shqiptarët e Shqipërisë konsideroheshin dhe trajtoheshin si miq nga Nikolla Pashiq dhe Mbretëria Serbo – Kroato – Sllovene , më vonë sidomos para , gjatë dhe pas luftës së dytë botërore , pra në kohën e Enver Hoxhës shqiptarët nga Shqipëria trajtoheshin si rrogëtarë të Milladin Popoviqit , Dushan Mugoshes , Tempos dhe Josip Broz Titos . Edhe tash , në kohën e absolutizmit të Edi Ramës në Shqipëri , shqiptarët konsiderohen miq nga Aleksandar Vuçiq , Vulin dhe Ivica Daçiq . Këtë trajtim e pranojnë me pasion të sëmurë Edi Rama dhe minjtë e tij përcjellës , Muç Nano Daija , Kulla e argjiles sikur edhe të tjerë që përjetojnë orgazëm vetëm kur të përmendet emri i Goran Bregoviqit dhe Aleksandar Vuçiq. Këta të pafytyrë nuk e kanë as ndjenjën më të vogël të solidaritetit me familjet e mbi 12,000 shqiptarëve të vrarë dhe të masakruar gjatë luftës së fundit në Kosovë , mbi 1400 varre të hapura ku pritet të vendosen shqiptarët e marrë peng nga krimineli Vuçiq e që janë vrarë me “ Kallashnikov “ të Goran Bregoviqit sikur që as që iu bënë përshtypje dhunimi i dhjetëra mijërave grave shqiptare në Kosovë. Këta të pafytyrë  i dhanë kopjen e “ Çelësit të Tiranës “ pikërisht Goran Bregoviqit sikur që duan të organizojnë koncert të këtij krimineli artsistik , Goran Bregoviq mbi varrin e të Pavdekshmit dhe të Amshueshmit , korçarit dhe shqiptarit patriot dhe nacionalist , Mihal Grameno. Kur ne nuk pajtohemi me këtë , çifti i të pafytyrit , të mbuluar me mjekërr na quan “ nacionalistë “ , nga pozita e kozmopolistit  ndërkaq , dylberi me të linjta të kuqe e shpërfaq mungesën elementare të karakterit njerëzor duke deklaruar haptas se : “ është më i afërt me Goran Bregoviqin se me nacionalistët primitivë apo policë të mendimit të cilët i identifikon shqiptarët e Kosovës , kundërshtarë të koncertit mbi varre të patriotëve korçarë e që mbahen nën përkujdesjen vëllazërore të Edi Ramës dhe kryeinjorantit të Bashkisë së Korçës , kondom politik i Edi Ramës. Merreni me mend deri ku shkonë magjepsja e këtyre kozmopolitanëve me Bregoviqin dhe bregoviqët kur deklaron se : “ nuk e di kush është Bregoviqi por se do të shkojë në koncert ….të organizuar nga Edi Rama dhe kryedashi i Bashkisë së Korçës mbi varret e patriotëve shqiptarë , Themistokli Gërmenji dhe Mihal Grameno. Këta horra po e bëjnë përpjekje ta vrasin serenatën e mahnitshme korçare me pordhën artistike të quajtur “ Kallashnikov “ të Goran Bregoviqit.

Racizmi njerëzor , kombëtar , politik dhe kulturor ndaj shqiptarëve të Kosovës : Që nga koha e Ahmet Zogut e deri më tani , shqiptarët e Kosovës janë trajtuar nga pozita e një racizmi . Ata që janë larguar nga Kosova për të vazhduar luftën kundër Serbisë , nga mbreti Zog janë trajtuar keq dhe më keq duke u dërguar në mjedise moçalike apo , nëse e kanë kundërshtuar zogun , janë vrarë për llogari dhe sipas kërkesës së Nikolla Pashiqit , sidomos patriotët e shkolluar. Kujtojeni Hasan Prishtinën , Isa Boletinin dhe të tjerë. Gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës , shqiptarët e ikur nga Jugosllavia janë arrestuar dhe dënuar me burgje të rënda , si të dërguar të UDB-së , pa patur asnjë provë apo duke nxjerrë prova me dhunë brutale.

Shqiptarët e Kosovës e kanë dashur dhe e duan Shqipërinë e cila është e përjetshme në ndërkohë që këta “ Kalorësit e Apokalipsit “ , Ahmet Zogu , Enver Hoxha , Sali Berisha dhe Edi Rama janë të përkohshëm . Të vdekur edhe për së gjalli . Enver Hoxha , në emër të një internacionalizmi proletar zhveshi shqiptarët nga të gjitha vlerat që e karakterizojnë njeriun , jo vetëm në planin anatomik ; nga vlerat njerëzore , kombëtare dhe morale dhe pikërisht Shqipëria e sotit po korrë ate që e ka mbjellur Enver Hoxha. Edi Rama , nën maskën e një kozmopolitizmi , Aleksandar Vuçiqin , Damir Fazlliqin , Ivica Daçiqin i konsideron miq dhe vëllezër të përcaktimit kurse Albin Kurtin dhe ata që nuk pajtohen me te i konsideron “ nacionalistë primitiv “ . Më të afërt e ka Vuçiqin se Albin Kurtin dhe Adem Demaçin . Vuçiqin e ka takur shumë herë , Bacën Adem Demaçin asnjëherë  ! As në kohën kur ishte i sëmurë rëndë. Ramush Haradinajn e quajti gënjeshtar sikur që nuk mbeti kush nga Kosova , gazetar , politikan , artist , këngëtar pa u përqeshur dhe injoruar nga Goliati i Vuçiqit , Edi Rama . Edhe ata që e kanë përkrahur në fillim dhe unë kam qenë njëri nga ata , tash  kanë ndërruar mendim sepse mendonim se Edi Rama është Piemont i bashkimit të shqiptarëve e po del të jetë anëtar i klubit kozmopolitan , që e shkel çdo vlerë kombëtare dhe njerëzore për ta shtyrë kozmopolitizmin përpara , si përcjellës i çetnikut Aleksandar Vuçiq . Realisht , kastat sunduese në Shqipëri , politikanët , akademikët , njerëzit e kultures , shkrimtarët , gazetarët në të shumtën e rasteve i kanë konsideruar dhe trajtuar shqiptarët e Kosovës nga pozita raciste ndërsa po kjo “ elitë “ është treguar inferiore ndaj Serbisë . Egzemplari i fundit i këtij mendimi dhe qëndrimi racist është Edi Rama ; para shqiptarëve të Kosovës dhe politikanëve të Kosovës , në tavolinë i nxjerrë koçet e elefantit kurse para Aleksandar Vuçiqit dhe Serbisë këto koçe zvogëlohen me një progresion algjebrik duke u shndërruar në koçe të gjelit të tredhur. Merreni me mend , sot Shqipëria është i vetmi vend në Europë ku shteti ka legalizuar trafikimin ne qenie njerëzore përmes agjencioneve të regjistruara që i shesin femrat e Veriut të Shqipërisë dhe Shqipërisë së Mesme , në Serbi dhe Maqedoni të Veriut. Shitja e femrave shqiptare bëhet në sy dhe prani të shtetit që udhëhiqet nga Edi Rama e që e kanë çmimin nga 3000 deri në 5000 euro. Dhe kujt ia shesin ?! Ua shesin serbëve në Serbi që mund të kenë kryer krime ndaj shqiptarëve ! Ka të tilla shitje të femrave shqiptare  me qindra  dhe kozmopolitanët nuk e çajnë lulin për këtë !

Kryekozmopolitani i Shqipërisë , së bashku me spermatozoidët kozmopolitanë në Shqipëri dhe mbetjet e Millosheviqit dhe të Vuçiqit në Kosovë , aspak nuk e kanë problem Kosovën dhe çështjen kombëtare e aq më pak Vuçiqin dhe Daçiqin por luftën po e bëjnë kundër Albin Kurtit dhe nacionalistëve primitiv. Ndërkaq që nacionalistët primitiv e bënë Shqipërinë , e bënë Kosovën dhe pashmangshëm do ta bëjnë bashkimin kombëtar . Pa nacionalistë primitiv nuk do të ekzistojnë as trojet shqiptare kurse mungesën e kozmopolitanëve të çiftit të Edi Ramës , Mustafa Nanos  dhe adashëve të tyre në Kosovë do ta ndjejnë vetëm ata që paturpësinë e tyre mundohen ta mbulojnë me një gjethe fiku !

Albin Kurti , i Huaji për Ramën e jo për Albert Kamynë : Duhesh të jeshë , së paku i marrë e të besosh se Albin Kurti është kundër intereseve kombëtare dhe se do të marrë vendime kundër intereseve kombëtare dhe shtetit . Dikush po përpiqet ta portretizojë sipërfaqësisht intelektualizmin e Albin Kurtit duke bërë krahasim me ate që e tha për vdekjen e nënës së Ramë Lahajt dhe fillimit të romanit të Albert Kamysë , i Huaji .Kush e njeh Albin Kurtin e ka të qartë se ai ka qenë dhe është lexues pasionant i librave , i kupton ato dhe i pëprdorë edhe në terenin politik. Këtë e ka bërë pjesë të retorikës të cilën e ka armë të kalibrit të rëndë me të cilët i mund të gjithë lojtarët dhe rezervistët e skenës politike kosovare. Thuaja është i vetmi nga Kosova që në lojën e shahut të retorikës është i barabartë me Edi Ramën dhe me Vuçiqin. Nuk e keni asnjë politikan që do ta përshkruaj me aq saktësi gjendjen në Kosovë. Në planin e veprimit nuk është autonom në marrjen e vendimeve . Prandaj , pas zgjedhjeve lokale e që , nëse nuk ndodhë ndonjë e papritur mund të fitojë deri në 15 komuna , vet Albini do të provokojë zgjedhjet e përgjithshme për të siguruar një mandat të tretë. Kjo opoziitë nuk ka asnjë kapacitet ta rrëzojë Albinin. Nëse ndërkombëtarët mendojnë ta gjejnë një alternativë kundër Albinit , zgjidhjen do ta kërkojnë te Vjosa Osmani . Albini po fiton kohë me bisedime deri të përfundojnë zgjedhjet lokale . Opozitë e Albin Kurtit janë Aleksandar Vuçiq , plotësisht e kuptueshme dhe Edi Rama , plotësisht e pakuptueshme. Albin Kurti nuk do të lejojë që kjo qeveri ta çojë mandatin deri në fund sepse nuk i konvenon , as politikisht e së paku kombëtarisht. Albin Kurti duhet të përkrahet sidomos në bisedimet me Serbinë . Edi Rama duhet të thirrë mendjen dhe ta kuptojë se Goran Bregoviqi është pordhë e ftohtë për ta luftuar Albinin dhe nacionalizmin shqiptar. Aktualisht , Albin Kurtin mund ta rrëzojë vetëm Albin Kurti dhe proceset politike si bisedimet dhe marrëlveshja përfundimtare me Serbinë.

Goran Bregoviqi , Mustafa Nano , Kulla dhe Mulla nuk janë incidente të çastit apo gjendje afektive. Janë pasojë e një vetëdijeje shumëvjeçare të deformuar dhe përpjekje që me procesin alkimik nga bajga të bëhet ari  përmes heqjes dorë nga vetëdija kombëtare dhe transformimit në kozmopolitan transgjinor. Le të na lejojnë neve nacionalistëve primitiv ta jetojmë ëndërrën tonë . Mos të na imponojnë si standard njerëzor , moral , kombëtar dhe politik kozmopolitizmin që e mohon qenien dhe vetëdijen kombëtare. Edi Rama po manipulon me liberalizimin e vizave për Kosovën. Nuk janë në pyetje mospërmbushja e kushteve për liberalizim. Liberalizimi është çështje e kushtëzuar me arritjen e një marrëveshjeje politike me Serbinë. Le ta nënshkruajnë marrëveshje , dhe do t’i kemi vizat…për Hajkobillë, Muçiverc dhe Muçibabë . Edi Rama është shndërruar në Brut , në Kain dhe në doktor Xhekil. Rast unik në botë , një i pafytyrë në të njëjtën kohë ka shumë fytyra. Po ne e duam Shqipërinë , e falim edhe Edi Ramën. E kemi falur edhe Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhën.

Një dritë e shpresës , në fund të tunelit : Se shqiptarët janë zemërmëdhenj dhe bujarë , jemi bindur gjatë historisë. Edhe në kohën kur udhëheqësit shqiptarë dhe udhëheqësit kozmopolitanë i kanë shpallur luftë njëri – tjetrit , ka të tillë që me sinqeritetin , konstruktivitetin , vullnetin , dashamirësinë dhe dashurinë kanë shfaqur gatishmërinë të pajtojnë shpirtrat e trazuar. Ky është Behgjet Pacolli të cilin e njohin jo vetëm në Kosovë por anë e mbanë globit. Si askush tjetër , Behgjet Pacolli i ka të gjitha vlerat më sublime njerëzore , politike , morale , kulturore e mos të flasim për vlerat kombëtare . Ma gjeni dikend që kombëtarisht është më në rregull se Behgjet Pacolli ?!

Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë 11. 08. 2021

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura