Bukuresht, 6 qershor 2017: E ndoqa me vëmëndje hapjen e fushatës së zgjedhjeve në Kosovë të të treja forcave politike pretenduese për mandatin qeverisës së rradhës dhe konstatova se dallimet mes tyre janë thelbësore dhe konceptuale. Këto përfaqsojnë koagulime historike idesh tashmë të njohura, ku dy koalicionet e para që udhëhiqen nga PDK dhe LDK, i shohin 17 vitet e pas luftës si periudhë suksesi dhe polemizojnë mes tyre për meritat, ndërkohë që forca e re politike LVV i sheh ato si periudhë dështimi dhe pledon për rrugën e ndryshimit.
Kush ka të drejtë ?
Përgjigjen e vërtet kësaj pyetje mund t’ja japë vetëm populli votues, i cili mbajti në kuriz rezultatet e politikave të bëra. Por unë do shtroja dhe disa pyetje të tjera që do na ndihmojnë të kuptojmë:
Kush e solli varfërinë dhe padrejtësinë në Kosovë?
Varfëria në Kosovë është një plagë më pak e trashëguar se sa e krijuar gjatë kësaj periudhe dhe motivet dihen – Padrejtësia fillon nga ndarja e keqe e të ardhurave, nga politika e ndarjes administrative, nga politizimi i sistemit gjygjsor, nga ligjet e bëra për favorizimin e pushtetarëve dhe e minoritetit sërb, nga politika e shkopit dhe dajakut…etj.
Kush e pengoi zhvillin e ekonomisë së Kosovës?
Privatizimet e këqia. Papunësia pasoj e një drejtimi të keq ekonomik. Vjedhja dhe shpërdorimi i fondeve publike. Mungesa e një strategjie zhvillimi. Paaftësia pasoj e nepotizmit, hatërllëqeve, politizimit të aparatit shtetëror….etj.
Kush e izoloi Kosovën pas lufte ?
Pas lufte Kosova u njoh nga 100 shtete si pasoj e lobit të qeverisë amerikane dhe NATO-s. Sot, pas 17 vjetësh, ndërkombëtarët flasin dhe kushtëzojnë hapjen e Kosovës në arenën europiane dhe lëvizjen e lirë me luftën kundër korupsionit. Rekomandojnë të mos votohen të akuzuarit për krime dhe shkelje ligji. E pra flasin tamam për ata, për të koruptuarit, shkelsit e ligjit në pushtet dhe me pushtet, për ata që drejtuan Kosovën gjatë kësaj periudhe të pas lufte.
Sa kontribuan për këtë situatë të Kosovës sot qeveritë e Ramushit, e Thaçit dhe e Isës,?
E kush tjetër e solli Kosovën në këtë gjëndje të mjeruar. Një vënd i pasur me një popull të varfër. Këtë varfëri Kosova se ka patur as në kohën e pushitimit sërb. Ata që drejtuan u pasuruan, të tjerët morrën rrugën e kurbetit. Ata që mbetën rrojnë me lëmosha se punë s’ka.
Tre formacionet pretenduese në këto zgjedhje do i klasifikoja kështu:
– Kualicioni i “luftës”
Të ardhur nga lufta drejtuesit e këtij koalicioni morrën pushtet dhe bënë pasuri. U akuzuan për krime, për vjedhje, për servilizëm dhe nënshtrim. Kanë 17 vjet që që i bien gjoksin për “sakrificat dhe heroizmin” e tyre, ndërkohë, ata që ranë në luftë apo në burgjet sërbe po harohen. Një vit “luftë” u solli atyre begati 17 vjeçare, por veç atyre, jo dhe popullit të masakruar, të plaçkitur dhe të dhunuar.
– Kualicioni i “paqes”
Këta nuk luftuan, por pretendojnë se lëvizja e tyre paqësore dhe idetë gandiste të Ibrahim Rugovës sollën përkrahjen ndërkombëtare për çlirimin e Kosovës. Këta mblodhën dhe përdorën fondin, parat e luftës, mundin dhe djersën e diasporës të dhënë për një ideal. Veç nuk e treguan asnjëherë se ku shkuan ato para. Edhe këta hypën në peshë, u majmën, vunë dhjamë kolltuqesh, makina të shtrënjta dhe vila. Këta, me fitu zgjedhjet po “paqe” do na sjellin, tamam si më parë, kur shtronin në dru protestuesit e pa bindur.
– Forca e “zhvillimit”
Kjo forcë politike përfaqsohet vetëm nga LVV-ja, e cila që në themelimin e saj ka protestuar dhe i është kundërvënë politikave qeveritare. Ka qënë dhe është kundër diallogut dhe nënshtrimit ndaj Serbisë dhe Brukselit në dëm të interesave të shtetit të Kosovës. Aktivistët e saj, një pjesë ishin pjesmarrës të protestave studentore dhe me vonë si luftëtarë të UÇK-së, të cilët nuk bënë karierë, nuk përfituan asgjë, nuk pretenduan asgjë, por iu nënshtruan persekucionit dhe dhunës shtetërore të dy kualicioneve të mësipërme.
Kjo forcë nuk mburet me këto, por ka një platformë për zhvillimin e shtetit, të demokracisë, të ekonomisë, të bazuar në reforma strukturore, administrative dhe ligjore. Ajo i ka shpallur luftë korupsionit dhe krimeve të çdo lloj natyre. Ajo projekton zhvillimin mbi bazën e punës dhe prodhimit autohton. Do luftoj analfebetizmin funksional nëpërmjet edukimit dhe arsimimit në shërbim të ekonomisë reale.
Kualicionet e “luftës dhe paqes” kanë frikë nga përmasat dhe përkrahja që po fiton kjo forcë e zhvillimit në popull. Kanë frikë se humbasin pushtetin dhe privilegjet, se do gjykohen dhe do dënohen për ato shkelje të ligjit që kanë kryer, se do u konfiskohen pasuritë e pa justifikuara, …etj. Në rastin më të dëshpëruar ato mund të lidhen mes tyre, për tu bërë bllok kundër VV-së dhe kjo do ishte humbja edhe më e madhe për Kosovën. Jo vetëm se do humbasin katër vjet të tjera, por se gjatë këtij mandati ato mund të shkaktojnë humbje edhe më të mëdha ekonomike dhe do pranojnë sërbizimin e Kosovës, ndërkohë popullsia do tkuret edhe më nga emigracioni i shtuar. Katër breza të tjerë të rinjsh që do dalin nga bangat e shkollave nuk do kenë shanse pune.
Duke menduar të gjitha këto, besoj se Kosova ndodhet në një moment kyç, ku do vendoset fati i saj. Zgjedhja, votimi i kualicioneve të “luftës dhe paqes” është për vazhdimin e situates, thellimin e varfërisë dhe polarizimit të shoqërisë. Në këtë rast nuk do kemi asnjë zgjidhje të problemeve, pasi nuk do ketë kush ta bëjë. Po fituan prap PDK-LDK, ato do gjejnë prap gjuhën mes tyre, megjithëse do shahen pak gjatë fushatës. Interesat do i bashkojnë në luftën kundër VV-së “kokëforte” që s’koruptohet. Ata e bazojnë fitoren në ryshfetet zgjedhore, pasi kanë para shumë dhe po fituan do bëjnë edhe më shumë akoma. VV-ja s’ka para dhe mbështetet vetëm tek fukarejtë dhe intelektualët, tek të rinjtë që shpresojnë për një të ardhme të ndershme. Ajo ka zgjidhje, ka melhemin e duhur për të shpëtuar nga korupsioni.
Kështu zgjedhja e zgjidhjes në këtë moment është hapi i parë drejt perspektivës.
Postime të Lidhura
ABAS FEJZULLAHI: NË PRIZREN PRITET TË PËRUROHET LIBRI ENCIKLOPEDIK PREJ 550 FAQE DHE SHTATORJA E GJERGJ KASTRIOTIT SKËNDËRBEUT …
Bern, 5 shtator 2019: Sipas të dhënave nga Z.Nue Oroshi, kryetar i Shoqatës “Trojet e Arbrit” këtë vit,…
PEDAGOGJIA E ZEZË E EUROPËS…
PEDAGOGJIA E ZEZË E EUROPËS… Nga Rexhep Kasumaj, Berlin 28 mars 2022 Tash 23 vjet ushtritë serbe, në…
DILAVER GOXHAJ: NJË LEGJENDË PËR UKSHIN HOTIN!
Tiranë, 16. 05. 2016: Sikundër po bëhet e njohur nga mediat here pas here, Ukshin Hoti më 17…
XHEVAT BISLIMI: SHOQËRIA “LËVIZJA” ZBULON PLLAKËN E PARË NË KOLLARË TË KËRҪOVËS
Prishtinë, 25 prill 2017: Më 23 prill 2017, Shoqëria “Lëvizja” (e themeluar dhe e drejtuar nga anëtarët, veprimtarët…