PESЁDHJETЁ VJET ME ЁNDЁRRЁN PЁR LIRINЁ E ATDHEUT

Nga Prof. Dr. Nusret Pllana

Universiteti ‘‘Hasan Pristina’’ – Prishtinë

Pesëdhjetë vjet me ëndrrën për lirinë e atdheut

(Këtu shënohet emri i autorit, titulli i librit vendi dhe viti i botimit)

Hyrje

Patrioti dhe atdhetari i devotshëm i çështjes kombëtare, Nazmi Nuha, sot tetëdhjetë vjeçar, para pesëdhjetë vjetësh ishte ndër ata shqiptarë që kishte marrë rrugën e rëndë të kurbetit, për të mbajtur familjen, por edhe për të vënë një gurë në kalanë e madhe të lirisë së atdheut. Sot e konsideron Gjermaninë atdheun e dytë, sepse tre djemtë dhe vajzën i ka të rritur, të martuar, kurse shtëpinë e ka plotë nipër e mbesa. Por, falënderimi i tij për Gjermaninë, nuk lidhet vetëm me faktin se i ka gjetur punë dhe i ka dhënë strehë atij, Nazmi Nuhës, por ajo Gjemani kishte ndihmuar në bombardimin e Serbisë fashiste kur po kryente gjenocid në Kosovë dhe kur po bënte pastrimin etnik të saj. Në të njëjtën kohë, kishte pranuar aq shumë të zhvendosur nga Kosova, sa asnjë falënderim i Nazmi Nuhës nuk është i mjaftueshëm, prandaj e konsideron Gjermaninë atdhe të dytë.  

Luftës për lirinë e atdheut i duhen të gjithë

Nazmi Nuha falënderon Gjermaninë për çdo gjë, sidomos për ditët e para të jetës së tij në kurbet, kur kishin nevojë për çdo gjë, duke filluar nga rrobat e trupit e deri te dhoma ku e bënin gjumin, por që aq shpesh mungonte edhe ushqimi. Kur kishin nevojë për një punë që paguhej mirë se duhej mbajtur familje në Kosovën e robëruar, e deri te mungesa e njohjes së gjuhës që vështirësonte shumë peshën e punëve që bënte. Kjo ishte barra e rëndë e kurbetit në vitet e para të jetës së tij si mërgimtar. Por me kalimin e kohës, pasi kishte krijuar kushte të përshtatshme, kishte arritur të merrte me vete edhe bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët sot janë të martuar dhe kanë fëmijë. Pra, gjyshi Nazmi Nuha, kishte të gjitha mundësitë të bënte jetë të rehatshme familjare. Mirëpo, as ai as familja e tij, e as pjesa më e shëndetshme e shqiptarëve mërgimtarë, nuk e kishin harruar Kosovën. Pushteti okupues sllav, sa më shumë kalonin vitet vinte duke shtuar peshën e rëndë të shtypjes, andaj robëria ishte bërë e padurueshme. Andaj, edhe Nazmi Nuha, si pjesa më e madhe e shqiptarëve, nuk kishte kursyer asgjë që të ishte në shërbim të luftës për lirinë e Kosovës. Nuk  mjaftonin vetëm pjesëmarrja në demonstratat e shumta që organizonin klubet atdhetare shqiptare, veprimtarë të çështjes kombëtare, por duhej edhe pjesa e djersës së tyre, qoftë për të siguruar armët, qoftë për të siguruar bukën për luftëtarët e lirisë. Sepse, si pjesa më e madhe e shqiptarëve, edhe Nazmi Nuha e kishte të qartë se askush nuk ta falë lirinë, por po ashtu e dinin se liria nuk fitohej pa armë dhe pa bukë.  Duhej edhe arma, edhe buka, edhe organizimi, por mbi të gjitha duhej dashuria e tyre ndaj atdheut.

Përvoja e jetës dhe përballja me torturat e UDB-së  

Pushteti okupues bënte çdo gjë, vetëm t’i lodhte shqiptarët, t’i varfëronte në mënyrë që të shpërnguleshin nga vendi i tyre, qoftë edhe duke ikur nëpër vende të ndryshme të Evropës, si Nazmi Nuha në Gjermani, për të siguruar kafshatën e bukës për familjen e tij të madhe në Jezerc. Andaj, organet e ndjekjes të këtij pushteti okupues të ish-Jugosllavisë, ishin kujdesur që edhe ta marrin në organet e hetuesisë, jo vetëm për ta torturuar por edhe për ti treguar se duhej sa më parë të ikte nga vendi. Kjo ishte pjesa e jetës së rinisë së tij, deri kur ishte vendosur në Gjermani, në qytetin e Dyseldorfit, ku jeton edhe sot me tërë familjen e tij, me djemtë dhe vajzën, me nipër e me mbesa.

Por, edhe pse larg atdheut, shqiptarët nuk e kishin harruar peshën e rëndë të robërisë. Andaj ishin organizuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, andaj ishin kudo ku duhej të demonstronin për ta njoftuar opinionin botëror se shqiptarët ishin të okupuar, se Kosova ishte pjesë e Shqipërisë etnike, andaj duhej lufta për lirinë e saj. Në ato demonstrata ishte edhe Nazmi Nuha, pa marrë parasysh moshën e tij, pa marrë parasysh që kishte pesëdhjetë vjet që jetonte në kurbet, por mbi të gjitha, ai e dinte se jo vetëm Jezerci i tij, por e tërë Kosova ishte e pushtuar. Nuk i mjaftonin Nazmi Nuhës vetëm pjesëmarrja në demonstratat, kudo që organizoheshin nëpër qytetet e Gjermanisë, por ai ishte kujdesur të bënte edhe një veprimtari të ngjeshur në Fondin ‘‘Vendlindja thërret’’, që ishte, siç thuhej i vetmi burim i mundësive për të siguruar të ardhura për armët, për veshmbathjen, për bukën, për shërimin e plagëve të luftëtarëve, për strehimin e të ndjekurve nga të gjitha zonat e luftës. Nuk e bënte këtë punë, vetëm pse vëllain e tij, Ganiun e kishte pjesë të luftës për liri, por e bënte, sepse Lufta e Ushtrisë Çlirimtare kishte nevojë edhe për ndihmën e tij, edhe për angazhimin e tij, edhe për djersën e tij, të cilën nuk e kishte kursyer asnjëherë. Gani Nuha, njëri nga ushtarët e të lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës, vëlla i Nazmi Nuhës, që po plakej në kurbet, dhe i cili nuk kursente asgjë për ta ndihmuar luftën për liri, e dinte se Fondi ‘‘Vendlindja thërret’’, ku ishte i angazhuar edhe i vëllai,  bënte përpjekje mbinjerëzore për të siguruar mjete që i duheshin luftës.

Pra, në mbështetje të luftës për liri, vëllai i Nazmi Nuhës, luftëtari emblematik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Nuha ( shoku i Komandant Bekim Shytit), nuk kurseu asgjë, por u vu në shërbim të plotë të saj, deri në shporrjen dhe kapitullimin e Serbisë fashiste nga atdheu ynë i dashur – Kosova dardane, për të cilën u flijuan edhe bashkëluftëtarët e Ganiut, dëshmorët e kombit: Ilir Konushefci e Dr.Hazir Mala, ndërkaq në ato beteja të pabarabarta me armikun mbeti invalid i përjetshëm, luftëtari i lirisë, heroi i gjallë, Tomor Gashi. 

Prandaj, edhe kur kishte pasur punë me organet e ndjekjes së ish-Jugosllavisë, me organet e UDB-së, edhe kur bëhej pjesë e veprimtarive të Lëvizjes Popullore të Kosovës, në mërgim, edhe kur merrte pjesë në të gjitha demonstratat, ai (baca Nazmi) e kishte në mendje dhe në zemër lirinë e Kosovës, e cila nuk vinte pa luftë, kurse lufta nuk bëhej pa armë e pa bukë, liria nuk vinte pa gatishmërinë e luftëtarëve të saj që të jepnin jetën për atdheun. Nazmi Nuha, aq sa ia lejonte mosha, aq sa kishte fuqi, nuk kishte kursyer asgjë për të vënë në shërbim të lirisë çdo gjë të tij, sepse ishte i vetëdijshëm, se lirinë nuk ia falte askush Kosovës, por duhej edhe mbështetja e të gjithëve, sekush me çka kishte mundësi dhe sekush me çka mund të bëhej pjesë e luftës për liri.

Përfundim

Jeta e njeriut, të shumtën e herëve, deshi apo nuk deshi njeriu, me rrethanat e jetës së atdheut, me mënyrën e  jetës që bëhet në tërësinë e tij, me përpjekjet që bëhen për të hapur rrugë të reja në shërbim të atdheut, ka sfida të panumërta.

 Mirëpo atdheu i Nazmi Nuhës, Kosova, ishte e okupuar. Po e bënte një shekull nën robërinë sllave, ku çdo gjë shqiptare ndiqej dhe dënohej, ku pushtuesin e pengonin deri edhe emrat e fëmijëve, ku organet e ndjekjes ishin në gjendje të kurdisnin lloj-lloj intrigash, vetëm për ta dënuar shqiptarin, në mënyrë që një ditë, të ikte nga vendi i tij. Nëse nuk largohej  nga vendi e priste burgu dhe dënimet e rënda, me pasoja edhe për jetën e të rinjve shqiptarë. Janë të shumtë ata shqiptarë, të rinjë e të moshuar, që as sot e kësaj dite nuk u dihen varret, të cilët i kishte zhdukur pushtuesi serb. Prandaj, veprimtaria e Nazmi Nuhës, qoftë në Lëvizjen Popullore të Kosovës, qoftë me pjesëmarrjen e tij në demonstratat e shumta kudo nëpër Evropën e viteve të nëntëdhjeta, qoftë me ndihmat e pakursyera në shërbim të luftës për liri, janë vlerë me përmasë kombëtare, jo vetëm për të si individ, por edhe për familjen e tij.

Prishtinë, janar, 2025

Total
0
Shares
1 comments
  1. HEU, PESËDHJETË VJET ME ËNDËRRËN PËR LIRINË E ATDHEUT”; EU, BESË PËRJETË NË ZGJËNDRRËN BËRË LIRINË E ATDHEUT! SIÇ KA THËNË I MADHI UKSHIN HOTI: BËRË OSE VDIS”; NGRERË ORE PRIS; MERGIMTARI NDAJ ATDHEUT, SI TËRBIMTARI VAJ ATKREUT; KUMTI NDËR ËNDRRA, SI LUMTI ZËR ZGJËMDRRA; PËR VEPRIMTARIN O, MËRGIMATRIN, DUKE FLIJUAR EDHE GJAKUN EDHE JETËN, VETËM ORE VETËM, PËR PRAGUN TË VËRTETËN, PËR RIÇLIRIMIN EDHE PËR RIHIMIN E UÇK-SË MBI FLAMUR OUUU. TË FLUÇKËS NGRIT PRAGUN; PËR RIÇLIRIMIN DHE RILIRIMIN OU, PORSI DHE RIBASHKIMIN E RITRASHËGIMIN, TERË DHE GJERË TROJEVE TË TONA, NË ËNDËRR PO GJINDEN E PO GRINDEN OUUUH, NËN PLOJET ËH, MË ZEZONA; QË DITË E NETË, NË ËNËRRA SHEKULLORE, TË NA BEHËJ E NGREHËJ O, NË ZGJNDËRRA TEMPOLLORE, PËR RIATDHESIMIN DHE RITRASHËGIMIN TERË EDHE GJERË VËLLAZËRO RIHIRO FARË SHËNDRITKA VËRRISË OUUUH ORE PELLAZGO ILIRO MBARË SHQIPTARISË; PO NA THËRRET DHE PO NA BËRTET O, SHPIRTI DHE HIRTI I KRYELEGJENDËS O, HYREGJENDËS, NGA PREKAZO GJERË TEK KRUAJA, QE NGA PELLAZGO GJERË TEK BUJA; OH, T’I DALIM ZOTZOTI ATDHEUT E, MOS TA NDALIM SI MOTMOTI TË ATKREUT; PËR LIRI, PAVARËSI EDHE DEMOKRACI TË PLOTË, PËR MBARË SHQIPTARINË! TË FALA NGA REFUGJATË PREJ LUFTË, NGA KOSOVA-TROJET MBARË SHQIPTARE, TERË TËRBIM, PËR MËRGIM ËËËH OREE, TERË MASHTRIM; NGA BOTËKOTA, SKLLOTA MË BIZARE O, MË TINZARE, MË BARËBARE; A NA, GOLGOTA SHQIPTARE HEEEJ, GOLGOTA SHQIPTARE!. PASURIA VAJI I ATKREUT ËSHTË E TERA DHE E GJËRA, DASHURIA OH, NDAJ ATDHEUT!.. MANI NEW JERSEY USA ME 26 QERSHOR 2025 4:58PM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura