Prof. Dr. Nebi Islami: Preshevë – Konferencë mbi dëshminë e lashtësisë, qëndresës dhe vazhdimësisë kombëtare shqiptare

Preshevë, 23 dhjetor 2020: Presheva, qendra e Luginës edhe në rrethana të jashtëzakonëhme edhe sivjet ia doli që me sakrifica ta organizojë me sukses dhe me rezultate të prekshme Konferencen Shkencore e cila tani më është legjitimuar dhe shndërruar në Institucion të pakapërcyeshëm të dijes, vetëdijes dhe kulturës kombëtare shpirtërore dhe materiale.
Me këtë manifestim Presheva dhe Luginasit janë duke dëshmuar traditën historike, vitalitetin dhe aftësinë për të rujatur epitetin e Qendrës së pasqyrimit të gjendjes, nivelit, të të arriturave dhe zhvillimeve në fushat e dijes, të të arriturave shpirtërore e materiale, duke ushtruar në këtë mënyrë ndikim në vetëdijësimin, ndërgjegjësimin, emancipimin dhe fisnikërimin e mëtejshëm kombëtar.
Edhe Konferenca e sivjeme si vazhdimësi e atyre që i kanë paraprirë pati tiparet e tribunës, të njohjes e komunikimit brendakombëtar, të lëvizjeve drejtë integrimit dhe unifikimit jo vetëm kulturor e shpirtëror por edhe fizik të të gjitha hapësirave kombëtare.
Shoqata për trashigimi dhe krijimtari kulturore, në saje të angazhimit të jashtëzakonshëm të organizatorit, nën udhëheqjen e kryetarit të saj të palodhshëm prof.Xhemaledin Salihut ia ka dalur të tubojë studjues të shquar nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Lugina ndër të cilët: antropologun e shquar prof. dr Agron Xhagollin, Kryetarin e Shoqatës etnologjike gjithëkombëtare “Bytyqi” studjuesin dhe juristin e shquar Agron Isa Gjedia nga Tirana, studjuesit kosovar prof. dr. Nevrije Ismaili, dr. sc Besim Morina, mr. sc Aliriza Selmani, mr sc Jeton Sallahu, prof. Xhafer Cakolli, prof. Hysen Këqiku, pastaj dr doc. Minir Ademi nga Maqedonia dhe prof Xhemaledin Salihu e prof. Nebi Islami. Referuesit me kumtesa dhe ligjërata nga lëmënjë të historisë, etnologjisë, arkeologjisë, religjionit, mitologjisë, riteve e ritualeve të ndryshme dhe fushave tjera të ekzistencës shpirtërore e materiale të hapësirës kombëtare kanë ndriçuar gjendje, fenomene , zhvillime, raporte, marrëdhënuie shoqërore brendakombëtare dhe ndikime të qytetërimeve tjera ndër shqiptarë me thekse në rolin e vetëdijes autoktone që ka kushtëzzuar qëndresën, vazhdimësinë dhe depërtimet cilësore në fusha të ndryshme të jetës shpirtërore dhe materiale.

Në fjalën përshëndetëse dhe të hapjes së Konferencës kryetari Shoqatës prof. Xhemaledin Salihu çmoi lartë kontributet e prof. dr Agron Xhagollit, pastaj të juristit të Shquar Agron Gjedia, prof dr. Drita Statovcit, dr. Fejzullah Gjabrit, dr. sc. Besim Morinës, prof Xhafer Cakollit, prof dr, Shefki Selamit, nga Konferenca e vitit të kaluar. Më tutje ai njoftoi pjesëmarrësit me punën njëvjeçare të kësaj Shoqate në veçanti lidhur me botimin e Monografisë nga punimet e Konferences së një viti më parë me titull ” Trashigimia Kulturore dhe Turizmi”
Në përurimin e librit të përmendur, fjalën e pati Prof.Dr. Agron Xhagolli, i cili theksoi se perms saj tha se janë ndriçuar fenomenet, rrjedhat zhvillimore, tendencat aktuale të kësaj fushe si dhe rezultatet, ngecjet dhe pengesat me theks në detyrat e ardhshme që shtrohen në punimet e prof.dr.Mustafa Hazirit, phd Shpëtim Memishit, prof dr Nebi Dervishit, doc dr. Minir Ademit, prof. Ismet Tafilit, mr. sc. Shkëlzen Limanit, mr. sc. Jeton Sallahut, prof. dr. Rovena Vatës, dr. sc. Qazim Namanit, mr.sc.Ismet Jonuzi Krosit, dr.sc.Muharrem Qaflleshit, mr.sc.Emin Sallahu, prof.dr. Mustafa Ibrahimii, prof Sami Agushi.
Pas kësaj fjale shterruese me thekset mbi tematikat dhe kontributet e studiuesve të përmendur, pjesëmarrësit e konferencës duke miratur fjalën shprehën edhe konsideratat për punën shkencore dhe rezultatet konkrete që po arrihen permes kësaj Shoqate dhe njëherit vlerësuan lartë thekset nga fjala e Prof.Dr. Agron Xhagollit, i cili në mënyrë të thuktë pasqyroi vlerën e kësaj monografie.
Shumica e pjesëmarrësve shprehu fjalë dhe vlerësime të larta për prof. Xhemaledin Salihun duke theksuar se është ai që po luan një rol historik duke e shndërruar këtë Shoqatë në Tribunë dhe Institucion të pakapërcyeshëm të vetëdijes, ndërgjegjes , dijes, kulturës. të emancipimit në radhë të parë të Luginës dhe të afirmimimit të saj në nivel kombëtar si zë i kësaj pjese të kombit që gradualisht po dëgjohet edhe në suaza ndërkombëtare .
Pjesëmarrësit e konferencës vleresuan lartë strukturën përmbajtësore të Monografisë në të arsyetuar nga Prof.Dr. Agron Xhagolli dhe shprehën konsideratat për emrat e njohur të autorëve të punimeve dhe uruan të vazhdohet praktika e botimit të punimeve konferencave në mënyrë që kontributet e referuesve të bëhen publike për opinionin mbarëkombëtar. Nuk pati hapësirë më të gjerë për të debatuar më gjërësisht pasi që monografia ishte botuar dy ditë para se të mbahej kjo konferencë.
Pas këtij pasqyrimi të aktiviteteve paraprake të Shoqatës, me 24 tetor u zhvillua sesioni i parë në të cilin u paraqitur 10 kumtesa e më pastaj u zhvillua debat i begatshëm,i gjërë dhe gjithëpërfshirës pa kufizim kohor sepse një numër studjuesish nga Maqedonia veriore për arsye të pandemisë nuk kishin pasur mundësi të paraqiteshin në seancë ndërsa punimet i kishin dërguar për botim.
Me interes të veçantë u përcollën dhe u vlerësuan kumtesat: “Bashkëzanime ndërmjet kulturës materiale dhe jomateriale” (prof. dr. Agron Xhagolli). “Tyrbja e Roganës “ (prof dr. Nevrije Ismaili); “Oda e burrave, Institucioni me me rëndësi i traditës” ( jur. dipl. Agron Isa Gjedia); “Xhamia e Vërbocit,, historiku dhe imamët e saj ndër shekuj” (dr. sc Besim Morina): “Teqet dhe objektet fetare në rajonin e Kumanopvës” (doc.dr.Minuir Ademi); “Disa nga mullinjtë e rajonit të Vushrtërrisë” (mr Jetullah sallahu); “Të dhëna nga trashigimia e kulturës materiale në qytetin e gjilanit gjatë sundimit Osman:” (mr.sc. Aliriza Selmani): “Historiku i arkitekturës së ndërtimit të shtëpive në Krilevë të dardanës shek XVIII -XIX” (prof Xhafer cakolli): “Velegllava” (prof Hysen Kqiku)” “Lokalitete dhe vendbanime arkeologjike në Preshevë” ( prof. Xhemaledin Salihu).
Në seancën e pasditës, lidhur me kumtesat u zhvillua një debat i gjërë analitik e sintetik përmes të të cilit u vunë në spikamë dimensinet dhe rëndësia socio- historike, kontinuitetet dhe diskontinuitet e zhvillimeveve kombetare nëpër kohë, problematikat ekonomike dhe shoqërorë të objekteve të të miravvë materiale, aspekti i jetës shpirtërore përkatësisht religjiooze përmes ushtrimit të riteve dhe ritualeve islame të sektës sunite dhe shiite dhe koegzistenca e tyre ndër shekuj ndonëse, gjatë sundimit Osman që nga koha e sultan Sulejmanit madhështorit, sektat Shiite janë ekskomunikuar dhe stigmatizuar.
Fakti i koegzistimit të këtyre dy riteve islame dëshmon nivelin e lartë të tolerancës fetare ndërmjet shqiptarëve dhe respektimin e lirisë së besimit . Në këto kumtesa u paraqitë edhe laramania e sektave Shiite ndër shqiptarë, të dëshmuara përmes teqeve e tyrbeve të bektashinjëve, saadive. rufaive , halvetive , alavive, muhibëve e të tjera si dhe roli e funksioni i tyre shoqëror ekonomik, komunikues, humanitar, fisnikërues dhe emancipues për gjatë ekzistencës kombëtare shekullore. Disa kumtesa faktuan edhe dëshmi lidhur me paragjykime, mistifikime e mistere të ndryshme që janë ushtruar e kultivuar përmes riteve të shehlerëve si dhe solidarizimi, ndihmat dhe roli iluminizues në saje të angazhimit të ulemas së këtyre riteve.
Në kumtesën për rolin e xhamive dhe të imamëve nëpër shekuj në rajonin e Vushtërrisë dr. sc. Besim Morina la vënë në spikamë rolin dhe rëndësinë historike të ushtrimit të fesë në atë rajon që si instituucion sakral, edukativ dhe arsimor ndër shekluj ka ndikuar në shoqërizimin dhe raportet ndënjerëzore të humanizuara. Në të gjitha kumtesat me temë të religjionit theksi është vënë në tolerancën ndërmjet besimeve me argumente se ndër shqiptarë është përjashtuar çdo lloj i ekstremizmit.
Në fund të debateve prof.dr.Agron Xhagolli me nje fjalë përmbyllëse bëri një rikapitullim mbi rëndësinë e kësaj konference, vlerën e kumtesave veç e veç, efektet dhe rezultatet që sjellin në fushat përkatëse. Ai theksoi rëndësinë që ka trajtimi i çështjeve të trashëgimisë materiale dhe jomateriale pikërisht në Preshëvë, ku më tepër se gati në çdo pjesë te kombit dëshmohet lashtësia, autoktonia dhe begatia e trashëgimisë kulturore. Në fund, shprehu mirënjohjen për udhëheqjen e Shoqatës në krye me prof. Xhemaledin Salihun i cili me punën e palodhshme ka ushtruar ndikim që në dekadat e fundit përmes konferencave, simpoziumeve, botimeve dhe formave tjera të ndryshme të aktiviteteve, ka ndikuar që Lugina dikur e gati e harruar nga subjektet e tjera kombetare të nxirret nga anonimiteti dhe të bëhet faktor për avansimin e vlerave shpirtërore e materiale të këtij rajoni dhe të kombit.
Më datën 25 nënëtor, në sesionin e paradites, në bazë të programit të Konferencës është paraqitur ligjërata me titull ”Multikulturalizmi dhe interkulturalizmi ndërmjet realitetit dhe utopisë”. Referues ka qene prof. Nebi Islami ndërsa pastaj është zhvilluar një debat shterrues lidhur me këtë problematikë të ndëlikuar dhe aktuale.sidomos pas zhvillimeve bashkëkohore ndërmjet qytetërimeve në arenën e trazuar ndërkombëtare.
Në fjalën hyrëse, theksi është vënë në fenomenin, dukurinë dhe kushtëzimin historik të multikulturalizmit dhe interkulturalizmit të cilët edhe si nocione janë tejet të ndërlikuara duke pësuar ndryshime e transformime duke rezultuar nga përzierja, bashkëjetesa, gërshetimi dhe ndikimi reciprok i kulturave, popujve dhe shteteve të ndryshme duke bashkëjetuar me ose pranë njëri tjetrit jo rrallë duke u refuzuar, konfrontuar e subordinuar. Më tutje në këtë fjalë referuesi ka theksuar se gjendja në sferën e multikulturalizmit dhe interkulturalizmit varet nga tradita e demokracisë dhe lirisë së popujve dhe shteteve, se këto dukuri e fenomene janë të lidhura me shkallën e tolerancës së shumicës ndaj pakicës apo të diskriminimit pozitiv të shumicës dhe nga një varg faktorësh tjerë që limitojnë, ngushtojnë apo i japin krahë zhvillimit të proceseve multikuluraliste apo interkulturaliste të cilat dëshmohen përmes vitalitetit te kombeve moderne.
Në shoqëritë totalitare multikulturalizmi është artificial sepse në to shumica e nguklfatë zërin e pakicave, të grupeve të ndryshme etnike apo të grupeve të medha të migruara si karakteristikë e zhvillimeve bashkëkohore në botën e trazuar.
Në kuptimin e mirëfilltë multikultualizmi përfshinë unitetin e ndryshueshmërive të cilat shkrihen në universalizëm të kodifikuar në formë institucionale.
Mënyra, sasia, cilësia dhe format e zbatimit të strukturimit të multikulturalizmit varen nga faktori demografik i shoqërive dhe shteteve përkatëse që imponohet si kërkesë dhe pasojë e pozicionimit të grupit të caktuar nacional, nga tolerimi dhe sasia e koncesionimit si dhe nga shkalla e diskriminit pozitiv të grupit subordinues.Në shoqëritë multikuklutrore nuk tolerohet asnjë lloj i dhunës, shkelje e normave të përcaktuara apo sjellja amorale.
Multikulturalizmi ka lindur dhe është legjitimuar nga nevojat praktike përmes koncepteve ideo filozofike dhe zbatimit të tyre në përmes të cilave zhvillohet, aplikohet begatohet apo pëson stisje multikulturalizmi:
Individualizmi si pikëpamje filozofike është njëri ndër konceptet mbi individin si tërësi të shkëputur ontologjike nga grupi dhe mbi personalitetin si rikapitulim i përvojës së përgjithshme njerëzore të begatuar me përvojën e tij jetësore. Individualizmi përfshinë sistemin e vlerave të teorisë mbi natyrën njerëzore në dimensionin shoqëror-ekonomik, sociokulturor, religjhioz, historik, filozofik, emocional.
Kolektivizmi si pikëpamje e filozofisë pragmatike dhe e orientimit ideopolitik të interesave të përbashkëta të marrhëdhënieve të tërësishme shoqërore të shumicës duke pasur parasyshë edhe nëngrupet dhe pjesëtarët e kulturave tjera. Në të dy këto modele shtrohet domosdoshmëria e:
a.shmangies së pasigurisë që nënkupton nivelin e tolerancës ndaj rrezikut dhe ndaj sjelljeve jokonvencionale. Në shumicën e shoqërive bashkëkohore dhe të organizimeve etaiste është e kodifikuar shkalla e lartë e shmangies së pasigurisë me qëllim të evitimit situatave e gjendjeve të pakëndshme e të rrezikshme te konfrontimit ndërmjet kërkesës së grupit apo grupeve ndaj shumicës subordinuese.
b.distanca e forcës nënkupton shpërndarjen e fuqisë e cila në rast të teprimit krijon raport jo të barabartë të forcës ndërmjet individëve, grupeve, organizatave e instucioneve që shkaktojnë gjendje e situate të paqëndrueshme në zbatimit e modelit të multikulturalizmit.
Në këto relacione shtrohet kërkesa e ndërtimit të shoqërive multikulturaliste duke gjetur “modus vivendi” për zgjidhjen e statusit nacional të popujve autokton pakicë apo të grupeve të pakicave brenda një shteti, pa konflikte dhe pa përplasje fizike. Në këtë kontekst pakicat i realizojnë te drejtat përmes, mekanizmave demokratike, mundësive kushtetuese, dokumenteve ndërkombëtare mbi të drejtat individuale e kolektive, përmes referendumeve, marrëveshjeve, ujdive dhe akteve përkatëse për rrgullimin e vetvendosjes interne apo eksterne(p.sh. Vendimi i GJND për Kosovën).
Në këtë ligjëratë pastaj u theksua se multikulturalizmi si universalizëm që formohet nga uniteti i dallimeve të përbërjeve multietnike, multirelioze dhe multiracore e mundëson artikulimin dhe afirmimin e vlerave kulturore dhe ngritë cilësinë e jetës së të gjitha etnive të shqoqërisë përkatëse. Realizimi i këtij procesi historik që kushtëzohet nga dinamika e proceseve shoqërore ka karakter të përhershëm dhe përcillet më vështirësi e pengesa të cilat kanë rrënjë të theklla historike që shtrihen që nga kohët antike e gjer në shshoqëritë moderne. Që nga antika kanë ekzistuar popuj, kultura dhe besime të ndryshme që kanë jetuar pranë njëri tjetrit, nëpër periudha kur nuk janë rrezikuar reciprokisht dhe janë ndikuar dhe kanë gërshetuar vlerat reciproke.
Në shoqëritë bashkëkohore multikulturalizmi manifestohet si unitet i ndryshueshmërive që përvetësohen si përafrim,begatim dhe favor e jo si diferencim dhe ekskluzivitet e rrezikim i shumicës apo pakicës. Tutje, në ligjëratë u theksua se multikulturalizmi realizohet në forma të ndryshme në shoqëri e qytetërime të ndryshme kryesisht në hemisferën perëndimore si psh në SHBA, Kanada, Australi, Afrikë të Jugut, Filipine, Zelandë të Re, Evropë, varësisht nga sistemet politike. Format mikste të multikulturalizmit determinohen nga përbërjet konkrete të shoqërive dhe rezultojnë nga përzierjet etnike, kulturore, religjioze, racore dhe nga kërkesat për legjitimimin e veçanttive përmes dialogut politik. Kjo nënkupton se klutura dhe multuikulturalizmi nuk mund të ndahen nga politika dhe sistemet shtetërore.
Ky problem lidhet me modernitetin, me plurazmin e kulturave dhe trajtimin e tyre politik që ka filluar nga vitet e 60-ta të shek XX duke u intensifikuar deri në ditët tona.
Këto zhvillime idealin e shoqërive politike e kulturore homogjene gjithënjë e më tepër gradualisht e kanë zhvendosur drejt idealit të shoqërive multikulturore. Zhvillimet konkrete nuk janë rezultat i dëshirave por i trysnive gjithnjë e më të ashpra që imponon heterogjeniteti shoqëror i shtetve përkatëse, nga presionin i grupeve të mëdha autoktone për realizimin e statusit dhe të të drejtave, nga lëvizjet e reja që ka sjellur globalizmi dhe globalizimi i marrëdhënieve ndërmjet popujve e qytetërimeve, nga vetëdijsimi dhe kërkesa për riafirmimin e pakicave e përcaktorëve tjerë të ndryshëm.
Si formë e vecantë e multikulturalizmit ka lindur edhe Interkulturalizmi një model teorik dhe praktik i komunikimit ndërmjet bashkësive nacionale të popujve pakicë si pjesë konstitutive të bashkësive shtetërore në të cilën asnjëri nga përbërsit nuk formojnë shumicën mbi 51% të popullësisë shtetërore siç janë shtetet e krijuara nga ish RSFJ si B e H. Mali i Zi por në të ardhmen bazuar në lëvizjet demografike edhe në RM së Veriut dhe në disa Republika të ish BRSS. Krahas begatimit të raporteve interkulturaliste të komunikimit ndërmjert bashkësive në këto shoqëri mëtohet të zhvillohen edhe proceset e regjionalizmit të cilat begatojnë dhe mundësiojnë komunikimin e grupeve dhe konstituenteve nacionalë duke toleruar e kultuivuar dallimet fetare, kulturore dhe specifikat e tjera duke shndërruar në përparësi komparative në bazë të sipërmarrësisë dhe bizneseve.
Teoria dhe praktika e interkulturalizmit sublimon në vete unitetin e dallimeve dhe universalizmin duke i përvetësuar si vlera integruese që nxisin progresin civilizues dhe mposhtin tendencart e asimilimit destruktiv.
Pas ligjëratës u hap një debat i gjërë që zgjoi kërshërinë e të gjithë të pranishmëve të cilët me pjesëmarrjen e tyre në diskutim paraqitën pikëpamje njohuri dhe elemente plotësuese teorike dhe praktike duke dhënë kontribut për begatimin dhe rrumbullakësimin e kësaj teme.
Kontribut të veçantë në këtë drejtim kanë dhënë diskutimet e prof. Xhemaledin Salihut i cili paraqiti disa pikëpamje mbi konotacionet moderne te multikulturalizmit dhe interkulturtalizmit si dhe prof. dr. Agron Xhagollit që foli mbi lidhshmërinë dhe varësinë reciproke ndërmjet politikës dhe kulturës, përkatesisht politikes si përcaktuese e shkallës dhe nivelit të aplikueshmerisë së multikuluralizmit përkatësisht interkulturalizmit në vendet dhe shtetet përkatëse. Ndihmesë të çmueshme në plotësimin dhe begatimin e kësaj teme kanë dhënë dr. sc. Besim Morina mbi praktikat e multikulturalizmit ne Kosovë , juristi Agron Isa Gjedia të duke përqëndruar në aspektin juridik dhe ligjor si determinuese të realizimit të multikultutalizmit dhe interkulturalizmit dhe doc. dr. Minir Ademi mbi gjendjen e e kësaj sfere në RM të Veriut si entitet shtetëror që ndodhet në fazën e kalimit nga monokulturalizmi në multikulturalizëm. Pjesëmarrësit tjerë në diskutim nga Kosova e begatuan temën me përvojat e shtetit të Kosovës lidhur me aplikkimin e formave të multikulturalizmit dhe interkulturalizmit pas pavarësisë me thekse të veçanta në diskriminimin pozitiv të shqiptarëve si konstituuent kryesor të pavarësisë dhe sovranitetit.
Pas përfundimit të pjesë teorike të Konferencës në Sesionin e pasditës së datës 25 nëntor sipas programit pjesëmarrësit e konferencës së pari vizituan një shtëpi të vjetër preshevare me arkitekturë tradicionale që përputhet me atë të shumicës së trojeve shqiptare pasmesjetare. Pastaj vizituan Teqen e Preshevës, njërin ndër objektet më të rëndësishme sakrale që lidhet me islamizimin e shqiptarëve të kesaj ane nga themeluesit e Preshevës, shehlerët e dikurshëm që më vonë kanë braktisur sekten Shiite te halvetive dhe janë kthyer në sunit që edhe sot e trashëgojnë imamatin e Xhamisë së Madhe të parën në Luginë, por që më shekuj, me dashuri e përkushtim janë kujdesur për mirëmbajtjen e Teqes si monument sakral me vlerë. Pastaj pjesëmarrësit udhëtuan deri në fshatin më të vjetër antik te kësaj ane në Rahovicë, përkatësisht në Arkilenë e dikurshme Dardane për të vizituar gjurmët e Galerisë së kalorësve dardanë në vendin e quajtur Kacipupi, ndërsa në Tërlla vizituan dhe bën foto kujtimi pranë Lisit të madh disa qindvjecar i cili së bashku me lisin mijëvjeçar të Matës në Shushevë të Kumanovës dëshmojnë për kulturën dhe nivelin e qytetërimit të këtyre anëve që kanë ruajtur me xhelozi edhe florën duke dëshmuar vazhdimësinë e tyre historike.
Informata më detaje mbi lashtësinë dhe vlerën e këtyre objekteve dha studjuesi i zellshëm prof. Sami Agushi në rolin e ciceronit
Konferencën e shpalli të mbyllur kryetari Shoqatës prof. Xhemaledin Salihu, duke falënderuar pjesëmarrësit për kontributin e tyre dhe duke ua dëshiruar mirëseardhjen në konferencat vijuese. Preshevarët që njihen për mikpritje shembullore me mikrobus i përcollën pjesëmarrësit nga Shqipëria dhe Kosova deri në kufijtë ndërshqiptarë me Maqedoninë e Veriut dhe me Kosovën që flasin për padrejtësitë e mëdha historike.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura