Tetovë, 12 qershor 2018: Shqiptarët në Maqedoni duan ta kenë, ndjejnë dhe përjetojnë shtetin e tyre, në liri, me barazi dhe dinjitet, mirëqenie, punë e bukë; jo me premtime boshe, me fjalë e refrenin e këngës me tra-lala pafund komuniste.
Një mësim i urtë për ata që edhe sot e vënë dorën në zjarr, kokën në strajcë dhe fatin e kombit në rrezik, duke u besuar me naivitet të skajshëm liderëve të partive politike të tyre, e jo idesë, programeve dhe qëllimeve madhore, idealeve kombëtare të brumosura ndër shekuj e dekada nga mendjet më të ndritura të kombit shqiptar.
Shumë liderë si këta të sotmit, të cilët veç janë në përfundim të karrierave të tyre, sot nuk janë mes nesh, si Ymer Ymeri, Arbën Xhaferi e të tjerë, por vula e politikave të tyre edhe sot rëndon mbi fatin e shqiptarëve në Maqedoni, përmes statusit poshtërues juridik-kushtetues të pakicës, popullit prej 20%, pa emër e identitet shtetformues, pa gjuhë zyrtare, me flamur të përgjysmuar, me pushtet vendor fiktiv, të rrudhur etnikisht si mos më keq, me getoizimin e shqiptarëve në rajonin e Pollogut dhe në një pjesë të Shkupit, pa perspektivë të qartë për të ardhmen, ku secili mundohet të ik sa më parë nga ky ferr i krijuar edhe me fajin e tyre, nga pasiguria, korrupsioni dhe krimi i organizuar.
Përrallat e bukura mund t’i vënë në gjumë fëmijët, por nuk i bëjnë ata më të lumtur!
Postime të Lidhura
Skënder Sadri KAPITI: Minishengeni Rama-Vuçiç ‘Rivëllazërim – Bashkimi’ neojugosllavë
Durrës, 17 dhjetor 2019: Jo bisedime dhe as minishengen me krimin dhe genocidistët serb! Gjërat nga Tirana politike…
AVDI IBRAHIMI: JAM SHQIPDONI, ZOT NË TROLLIN TIM!
Prizren, 21. 11. 2016: (Shqipdoni, kishte mësuar në filozofinë e Sokratit në lidhje me “mosdijen e mësuar”, –…
MAGNETIZIMI I TRUPIT NGA VAKSINAT MODERNA
MAGNETIZIMI I TRUPIT NGA VAKSINAT MODERNA Japonia urdhëroi ndalimin e përdorimit në qendrat e vaksinimit të 1.63 milionë…
NËSE IMPONOHET ME PRESION ZAJEDNICA – TË HAPET KUTIA E PANDORËS!
Fillimisht lexoni pastaj komentoni NËSE IMPONOHET ME PRESION ZAJEDNICA – TË HAPET KUTIA E PANDORËS! Nga Sheradin…