Prishtinë, 19 dhjetor 2019:
2. 1. DEKLARATA E DYTË E STANISLLAV GËRKOVIQIT MË DATË 19 GUSHT 1966
Unë edhe më herët në ditët e para të bisedave lidhur me këto çështje, kam marr pjesë në diskutime dhe më atë rast kam pasur përshtypjen se kam qenë shumë i qartë lidhur me gjykimin e veprimtarinë e fraksionit antiparti të Rankoviq-Stefanoviqit.
Edhe para Plenumit, kur shoku Velija na ka njoftuar me dëmet e veprimeve të Rankoviqit – Stefanoviqit, kam qenë i befasuar, por edhe i turpëruar me veprimet dhe idetë e tilla. Kjo edhe më rëndë më ka ardhur kur kjo si me një pe të kuq është e lidhur me shërbimin ku unë me vite kam punuar. Duket qartë se kjo është shfrytëzuar dhe është keqpërdorur në qëllimet më të ndyta. Sigurimi i Shtetit në të cilën kanë dominuar raportet e subordinimit në formën gjysmë ushtarake, ka qenë e përshtatshme për veprime të tilla. Unë nuk di ndonjë shembull që për veprime të tilla ndonjë nga ne ka pasur njohuri për grupin e organizuar, për të cilët do iu tërhiqnim vërejtjen dhe do iu jepnim indikacione për veprimet tona të organizuara në të. Por, ekziston e dhëna se ne pa vetëdijen tonë kemi punuar dhe ujin e kemi qua në mullirin e tyre. Kjo sidomos ka pasur ndikim pasi se shërbimi ka punuar në baza centraliste, dhe në ato kushte direktivat, detyrat dhe urdhërat gjithmonë shkonin nga lart dhe në të gjitha instancat më të ulëta. Gabimet tona më të shpeshta kanë qenë produkt i sistemit të cilën shërbimi e kishte uzurpua. Ajo dominonte gjerësisht dhe kishte detyra të mëdha. Ka pasur pretendime që të përcjelli gjithçka dhe çdo gjë. Sipas mendimit tim këtu edhe qëndron gabimi fillestar. Jemi interesuar për gjëra nga fushat ku ne nuk ishin të kualifikuar. Në një mënyrë të tjerët na përkrahnin duke kërkuar nga ne mendimet dhe sugjerimet tona, e sidomos kur bëhej fjalë për vendimin e çështjeve kadrovike. Unë në fund të fundit nuk e dijë të kujt ishin këto koncepte por qëndron e dhëna se ne ishim të obliguar të japim informata nga më të ndryshmet, duke filluar që nga bujqësia, arsimi, kultura etj. Kemi përcjell shumë dukuri e sidomos ato deformimet antisocialiste. Ne të gjitha këto ia kemi ofruar sekretariatit republikan të Punëve të Brendshme me besimin se për këto do të njoftohet udhëheqësja politike. Më së shpeshti nga një kopje të këtyre informatave për gjëra të përgjithshme ia kemi ofruar edhe komitetit krahinor.
Gabimet sistematike të cilat tani po i vërejmë kanë krijuar taban të fort për gabime e deformime konkrete se këto në mes vete plotësoheshin.
Vitet e fundit të shërbimit tim i kam kalua si naqellnik i SUP-it në Gjilan dhe Prishtinë, dhe në vitin e fundit kam qenë ndihmës sekretar i sekretariatit krahinor. Pa marr parasysh se aksioni për mbledhjen e armëve ka qenë më i rëndësishmi, ose ishte gabimi më i madh i yni, më lejoni që ti prezantoi disa momente.
Në komunën e Gjilanit ka pasur shumë deformime
Unë atëherë kam qenë në Gjilan, isha naqellnik i sekretariatit të rrethit. Unë nuk e di se kush ishte iniciator, se atëherë edhe nuk ishte e rëndësishme. Në rrethin e Gjilanit aksioni i mbledhjes së armëve ka filluar me vonesë në krahasim me rrethet tjera. Megjithatë edhe ne kemi qenë të informuar që të fillonim përgatitjet sipas shembujve të rretheve tjera. Në ndërkohë derisa ne i rregullonim listat e personave që mendonim se kishin armë dhe diçka kishim fillua të kërkonim, isha i thirrur nga komiteti krahinor dhe me atë rast isha prezent në mbledhjen e zgjeruar të sekretariatit të komitetit krahinor. Prezent ishin, veç anëtarëve të sekretariatit (ndoshta edhe dikush mungonte), ishin edhe sekretaret e sekretariatit të komiteteve të rretheve, sekretari i sekretariatit krahinor për Punë të Brendshme dhe ne naqellnikët e rretheve. E vetmja dhe tema bazë e bisedimeve ishte aksioni i mbledhjes së armëve. Rrethet të cilat kishin fillua më herët këtë aksion dhanë të dhëna se si kishte kalua aksioni dhe me numra raportuan se sa armë kishin mbledhur. Atëherë edhe ne morëm detyrat që me aksionin të fillonim sa më shpejt. Bëhej fjalë për presionet, që u polemizua shumë, megjithatë presioni si metodë ngeli edhe më tej në fuqi. U tha se edhe pse është e lejueshme duhet të kemi kujdes. Pas kësaj u mbajt mbledhja e sekretariatit të rrethit nën udhëheqjen e shokut Sinan Hasanit. U sollën qëndrimet konkrete dhe iu dhanë detyrat anëtarëve të komitetit lidhur me aksionin. Rrjedha e aksionit u përcillte me vëmendje. Unë para forumit të njëjtë e dhashë analizën me shkrim duke i prezantuar disa pjesë në detaje. Ne sot e dënojmë këtë aksion, por atëherë kishim ardhur në përfundim si në sekretariatin e rrethit, po ashtu edhe në sekretariatin krahinor të PB., se në këtë rreth janë kryer aksionet me pasoja më të vogla. Për mua, ky aksion, edhe atëherë por, edhe tani e kam përjetuar rëndë.
Nga rrahjet e tepërta, njerëzit vdisnin në burgje
Më kujtohet se një qytetar nga ata që u thirren në stacion të milicisë ka vdekur. Është dyshuar se menjëherë pas varrimit të tij, se ai është malltretuar dhe si pasoj ka ardhur deri te vdekja. Menjëherë u ngrit aktakuzë për të. U formua komisioni në frymën e ndjekjeve penale. Në atë komision merrte pjesë gjykatësi i gjykatës së rrethit, prokurori publik i rrethit, mjeku, nëpunësi i sekretariatit të rrethit etj. Atëherë në gjykatën publike të rrethit në Gjilan ndodhej gjykatës Tahir Ibrani. Ai sipas detyrës zyrtare është thirrur që të mbronte anën ligjore, por ai edhe si njeri ka qenë shumë i matur dhe i ndërgjegjshëm në punë. Andaj me shumë besim e kam pranua vërtetimin nga ai. Në procesverbal është e shkruar se i përmenduri ka vdekur nga vdekja e natyrshme se ka qenë i sëmurë nga sëmundja e mushkërive., ashtu edhe siç ka thënë mjeku, mushkrit i kishte në shkatërrim e sipër. Në pjesët e dukshme të trupit nuk janë vërejt gjurmë të dhunës, ndërsa pjesët e brendshme të organeve kanë qenë në gjendje normale. Ky aksion ka qenë i rëndë dhe me përgjegjësi. Gabime ka pasur dhe ato nuk mund të mohohen. Më kujtohet se kanë ndodhur edhe dy varje, të cilat në atë kohë janë lidhur me aksionin.. Edhe këtu kemi formuar komision të cilët e konstatuan se në trupin e tyre nuk ka pasur gjurmë të dhunës. Se si është udhëhequr me aksionin, cilat kanë qenë udhëzimet e mija në këtë drejtim, në çfarë mase kam qenë i implikuar, lus shokët që nëpër mes të shokëve le të verifikohet kjo, të cilët kanë punuar atëherë në Gjilan.
Duke iu falënderuar rrethanave, gabime ka pasur, të përmendim termin, edhe pse jo adekuat, edhe pse komiteti me një përgjegjësi të madhe iu është qasur kësaj detyre dhe ka krijuar aso klime sa qytetaret edhe vet iu kanë përgjigjur thirrjes dhe i kanë dorëzuar armët.
Deformimet kane ndodhur në çdo kohë dhe çdo kund në Kosovë
Duke e shpjeguar këtë aksion nuk kam për qëllim që të arsyetoi vetveten, të uli përgjegjësin time personale që është prezentë, por përkundrazi qëllimi i im që ajo të gjej vendin e vet në një vlerësim të tillë. Dikush do të më bënte pyetje, pse shokë nuk iu ke kundërvu këtyre urdhrave, pse nuk u ngrite kundër tyre, këto pyetje tani ia bëj vetes edhe shokëve.
Kur është fjala tek shërbimi i përgjimeve, në bisedën e parë unë e kam tregua rrjedhën e punëve në këtë shërbim. Aplikimi i saj konkret, kur bëhet fjalë për personat, nuk kam qenë i njoftuar. Këtë që unë nuk e kam ditë, nuk e lidhi me të që nuk është dashur ta dijë ose ajo nuk më ka qenë e lejueshme., por është se unë kam pasur shumë besim në bashkëpunëtoret e mi, respektivisht në udhëheqësit e UDB-es. Dhe të gjitha gjerat iu kam lënë atyre. Tek përdorimi i këtyre mjeteve ekziston edhe rregullorja me sa më kujtohet ka qenë shumë e rreptë. Por edhe pse ka qenë kjo unë tani po e vërej gabimin tim që nuk jam lëshua në imtësira se po mendoi sigurisht gabimet kishin me qenë edhe më të vogla. Këtu është e rëndësishme se a është përgjuar dikush e që nuk e ka merituar. Më herët, nuk kam njohuri se ka pasur raste por tani po dëgjoi se janë përgjuar Enver Gjergjeku dhe Gjon Shiroka. Sikur të kisha qenë në rrjedha unë kurrë këtë nuk do ta lejoja. Përdorimi i këtyre mjeteve sigurisht se ka qenë më i vogël në komunat tjera të krahinës, por pa marr parasysh se a ka qenë më e vogël apo më e madhe nuk ka kurrfarë rëndësie se unë nuk kam pasur njohuri. E dijë se në Pejë dhe Prizren, në hotele janë instalua aparatet e përgjimit. Me sa kam qenë unë i informuar mund të kuptoni edhe nga dokumentet si dhe nëpër mes të njerëzve që kanë punua në këto punë. Në disa biseda më keni pyetur se a është përgjuar shoku Velija, Xhevdeti dhe të tjerët. Unë sa i përket kësaj çështje jam i lirë të ju them se ajo nuk ka ndodhur përveç se dikush poqese ka punuar prapa shpine, pa dijeninë e naqallnikut të UDB-ës, për të cilën dyshoi.
Grupi i Adem Demaqit
Kur bëhet fjalë për organizatën ilegale armiqësore të Adem Demaqit, mendoi se mundet me na u tërheq vërejta për efikasitetin tonë. Edhe atëherë kam qenë i mendimit a edhe tani mendoi se punën e kësaj organizate kemi mundur ta kryejmë para një muaji apo një muaj e gjysmë që ti nxjerrim para gjyqit. Ne edhe atëherë kemi diskutua, dhe me një mendim të tillë është pajtuar edhe vet sekretari Miço Mijushkoviqi. Por, pasi se të gjitha materialet iu kishin dërgua republikës, ata kanë pasur tjetër mendim për këtë dhe kërkonin që përcjelljet të vazhdojnë. Besoi se ata dyshonin në forcën e dokumenteve të cilat i dispononim në atë kohë, pasi se ishin për gjithçka të informuar ata duhej që edhe përgjegjësitë t’i ndanin me ne. Më vonë të gjithë, bashkërisht e kuptuam për lëshimin tonë dhe morëm qëndrim që në të ardhmen, poqese zbulohet diçka, menjëherë të marrim masa për shkatërrimin e tyre. Tek përpunimi i këtij grupi, në burgun hetues kishte vdekur njëri nga anëtarët e saj (është fjala për mësuesin Fazli Greiçevci – Sh.B). Në të vërtet unë në atë kohë kam qenë në pushim mjekësor se kam qenë i sëmur nga sarilluku, dhe nuk kam dal në punë plotë tre muaj. Këtë dua ta shpjegojë se dyshohet në vdekje të dhunshme kur u diskutua për deformimet e shërbimit. Unë për këtë kam dëgjua tek atëherë kur isha nisur për të shkuar në ambulancë për të marr udhëzimin për të bërë analizat e gjakut. Duke kaluar pran ndërtesës, u ktheva që t’i shoh shokët. Me atë rast nuk më kujtohet saktë se kush, dikush më informoi se njëri nga të burgosurit politik është shumë i sëmur. E thirra Vllada Shiljegoviqin se ai në atë kohë e zëvendësonte Sveta Bogdanoviqin, i cili në atë kohë ndodhej në pushim vjetor. I thash që menjëherë të sjell mjekun dhe të sëmurin ta dërgojnë në spital. Kur kishte ardhur mjeku me qëllim për ta kontrolluar dhe për t’i dhënë ndihmë, ai në dorë iu kishte vdekur. Mjeku ka qenë Sllavisha Nikoliqi. Ai më ka dhënë lajmin për vdekjen e tij. Nuk e dijë se pse por në atë moment ka ardhur Çedo Topalloviqi në zyrën time dhe unë e njoftova me rastin e pakëndshëm. E thirrem Vllada Shiljegoviqin dhe e urdhëruam ashtu siç e parasheh ligji të formoi komisionin dhe të kryejnë obduksionin. Nuk mund të them por kam përshtypjen se atëherë iu thash që sa më shpejt të gjejnë familjen e tij që ta shohin para obduksionit. Detajet nuk i kam të njohura, por jam i njoftuar se është vepruar ashtu siç e parasheh ligji. Si arsye të vdekjes e kanë vërtetuar se ishte sulmi në zemër. Edhe pse në atë kohë isha në pushim mjekësor, pas disa dite shkova për disa ditë në një banjë, dhe kështu puna ngeli. Kur u ktheva nga atje, u interesova për rastin, u njoftova se personi kishte vdekur prej zemre, kjo ishte fjala e mjekëve, po ashtu edhe familja kishte treguar se personi ishte lëshua edhe nga ushtria për shkak që kishte qenë i sëmur prej zemre. Si çdoherë në këso raste që gjithçka folët, e thirra, normal pasi u ktheva nga pushimi Vllada Shiljegoviqin e pastaj edhe Lluka Tomanoviqin, duke pasur parasysh se ai ishte i autorizuar për hetimin., kështu që edhe njëri pastaj edhe tjetri më thanë se ai nuk ishte i malltretuar. Pastaj më nuk u interesova, ngase edhe grupi doli para gjyqit. Ai ishte anëtar i grupit. Gati që të gjithë në pyetjen e gjykatësit, por edhe Adem Demaçi, i cili gati deri në seancën kryesore nuk e kishte pranua gabimin, ka thënë se nuk ka qenë i malltretuar. Pastaj, kam ardhur tek përfundimet logjike, pastaj ka pasur mjaft dokumente, gati që të gjithë pakë ose shumë me lehtësi kanë pranuar se kanë veprua ilegalisht dhe kundër shtetit, andaj nuk ka pasur arsye që dikush të veproi në atë mënyrë.
Çdo informatë bëhej me kërkesën e organeve më të larta
Kur bëhet fjalë për grumbullimin e të dhënave, ne diçka kemi grumbulluar me iniciativën tonë, a diçka me kërkesën e organizatave e organeve tjera. Gjithçka që është dhënë nga institucioni jonë ka shkua me një kopje në kartotekë pa marrë parasysh se a bëhet fjalë për përmbajtje pozitive apo negative. I kemi verifikuar personat që shkonin në njësit kufitare pastaj ata që shërbenin në gardën ushtarake dhe kjo kryhet me kërkesën e shokëve në armatë. Ne iu kundërvinim këtyre, mendonim se nuk ka nevojë për të gjitha këto, se bëhej fjalë për gjeneratat e reja, edhe pse u bënë korrigjime të vogla nga ne përsëri kërkohej verifikimi. Po ashtu ne vazhduam që të verifikonim personat për kabinetin e shokut Tito, sidomos kur u bënte fjalë për kumarit e shumta të tij. Me pranimin e të dhënave në mënyrën e njëjtë apo të ngjashme kemi punuar edhe për rastet në komisionin e Mbrojtjes Popullore. Ata e verifikonin çdo person që e punësonin në këtë shërbim. Ne edhe këtyre iu kundërvumë, por ky qëndrim nuk ndryshoi deri më sot. Kështu që në një rast me kërkesën e Këshillit Ekzekutiv, ishim të detyruar që t’iu ofrojmë të dhëna për çdo armik-person të dënuar, punëtorët arsimor, pastaj për çdo nëpunës të Këshillit Ekzekutiv, për çdo punëtor që punon në institucionet kulturore, me arsyetimin se duhet pastruar të gjitha institucionet nga elementi armiqësor. Kam shembullin e fundit që edhe vet Ilija Vakiqi ka kërkuar verifikimin e disa personave të cilët kishin konkurruar për profesor ose arsimtar në fakultet. Pastaj kur u zgjodh komiteti krahinor, këto zgjedhjet e fundit, ne kemi marr listën e kandidatëve nga komisioni kadrovik të komitetit krahinor për verifikim. Neve kjo na u duk si e pazakonshme, por megjithatë shoku Miço si sekretar i ofroi materiale komitetit për një person nga Deçani dhe ai me këtë rast u largua nga lista.
Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Kadri Halimi dhe Alil Aliu – Presheva
Në tërë këtë punë kemi dashur që të jemi të ndërgjegjshëm, përveç të disa rasteve të marrëdhënieve të papërgjegjshme. Sot, kur i mendojë të gjitha këto, kam përshtypjen se prej të gjithave na ka munguar kriteri se çdo gjë kemi vu nën mikroskop, i cili nuk iu ka përshtat kohës. Megjithatë kjo është shkak që organizata ka qenë e mbyllur, dhe që ne i kemi shikua gjëra më keq se që ishin.
Dosjet për persona te caktuar
Për dosjet që i ka formuar shërbimi, unë këto fillimisht i kam shpjeguar në deklaratën time. Në këtë drejtim kisha shtua vetëm kaq se pas këtyre bisedave kam dëgjuar se ato janë formuar edhe për Fadil Hoxhën, Ali Shukrijen dhe Drita Dobroshin. Ju betohem se për këtë nuk kam ditur më herët. Por, në deklaratën e kaluar më është bërë një lëshim se nuk kam thënë që ka pas dosje për Imer Pulën, nuk e dijë si më ka ikur, megjithatë unë deri më sot këtë nuk e kam pasur në duar. Struktura nacionale kadrovike në këtë sektor ka qenë e dobët, për atë jam i gatshëm që të mbaj përgjegjësi, është e vërtet se ka qenë e vështir që të plotësohen vendet, por ekziston e dhëna se nuk jemi angazhua sa duhet. Unë personalisht kam pasur dy-tri biseda me shokët shqiptarë për pranim, ata kishin pranua, por kur u bënte fjalë për pagën aty ndryshonte çdo gjë. Rregullisht në vendet ku më herët punonin pagat ishin më të mëdha se sa që iu ofronim ne si shërbim. Mu për këtë edhe pranimi i kuadrit serb e malazez ishte i vështirësuar. Ky rast, sipas bindjes sime ka qenë edhe papërgjegjësi lidhur me këtë çështje, po jo raporte të mosbesimit dhe të qëndrimeve shoviniste ndaj shokëve shqiptar.
Përgjimet ndaj intelektualëve – Mark Krasniqi në shënjestër të UDB-ës
Para një viti e gjysmë më herët edhe tek ne është formuar shërbimi teknik për përgjimin e njerëzve. Vetë e dijë se numri më i madh i lidhjeve për përgjim është kryer nëpër mes të postës qendrore, dhe realisht kjo është shfrytëzuar më së shumti. Veç kësaj, e dijë se aparatura për përgjim është vendosur edhe në hotelin “Bozhur”. Kur bëhet fjalë për aparatet për përgjim që shkonin nëpër mes të postës, ata kryesisht janë orientuar për përgjimin e bisedave të personave për të cilët ne ishim të interesuar për aktivitetin e tyre në veprimtarit armiqësore. Vet nuk kisha ditur të iu tregoi se sa përgjime kemi kryer, se për këtë askush nuk më ka pyetur dhe për këtë askujt nuk i kam dhënë leje, përveç në një bisedë kur ishte fjala për disertacionin e Dr. Mark Krasniqit dhe për qëndrimin e tij ndaj kritikave nga ana e Katamirit, e kam ditur se ai po përgjohet dhe diçka më është thënë për reagimin e tij, por unë asgjë nuk kam vërejtur. Për raste të tjera sigurisht se do të dinte më mirë të thoshte naçallniku i UDB-ës në Komunën e Prishtinës. Sepse kjo kryesisht është iniciuar nga kërkesa e tij. Sa e di unë për tërë këtë duhet të ekzistoj edhe dokumentacioni, sepse ky udhëzim ka qenë shumë i besueshëm, bile në këtë edhe është thënë se kush, kur dhe sido të lejohet. Kur është fjala tek aparatet e përgjimit që janë vënë në hotelin “Kosovski bozhur”, për këtë jam informuar kur është kryer montimi i tyre, atëherë kur edhe hoteli është hapur. Këto mjete teknike vetëm ishin lëshua në punë. Këto mjete teknike janë vu kryesisht për me përgjua qytetarët e huaj, edhe pse këtu shumë shpesh janë kthyer edhe njerëzit të cilët kishin fillua punë të ndryshme në ndërmarrje e objekte në krahinë. E dijë se ka dokumente për përgjimin e qytetarëve të huaj, por kur është fjala për përgjimin e qytetarëve tonë nuk kam njohuri që dikush i ka dëgjuar. Se sa dhoma kanë qenë me përgjues dhe cilat kanë qenë nuk e di, vetëm se e di se në cilën dhomë ka qenë aparati nga e cila janë përgjuar dhomat.
Kur është fjala për kuadrin udhëheqës, si ato në nivelin krahinor apo në nivelin e komiteteve komunale, nuk dijë asnjë shembull se dikush nga ata shokë është përgjuar.
Kur bëhet fjalë për deformimet e mija personale për mjetet materiale, atëherë në këtë drejtim nuk di për të vënë ndonjë vërejtje serioze në veprimet e mija. Tek ndërtimi i objekteve, sikurse çdo kund edhe tek ne ka ekzistuar komisioni në krye me kryetarin, sigurisht se në asnjë rast nuk kam qenë unë. Për tërë punën ekziston dokumentacioni, dhe në rast të dyshimit në ndërgjegjen time mundeni me i shikua ato. Sipas kësaj çështje, ndaj komisionit nuk kam qenë urdhërdhënës, kështu që edhe në këtë aspekt nuk kam pasur mundësi që të kryej keqpërdorime.
Nganjëherë përdoreshin veturat zyrtare për qëllime private
Në ndërgjegjen time më qëndron kjo se nganjëherë e kam përdorur veturën zyrtare për shërbime private, por edhe në këtë aspekt kam shkuar në minimum. Mua gjatë shërbimit të veturës për shërbime shoqërore apo private, disa më kanë përqeshur, me fjalët se vetura ime është myk, është ndryshkur dhe të ngjashme.
Për deformimet e mija që kanë mund të kenë lidhje me pozitën time si nënsekretar i sekretariatit krahinor nuk kam diçka të posaçme për të thënë, se në këtë vend qëndroi më pak se një vit. Gjatë kësaj kohe kam qenë dy herë në teren edhe atë me detyra konkrete. Gjithsejtë kam qëndruar tri ditë, dhe gjatë kësaj periudhe kam qenë njëherë në Beograd, për një punë konkrete kam marr udhëzimet për të shkruar një raport. Gjatë tërë kësaj kohe nuk kam pasur asnjë kontakt zyrtar me sekretariatin republikan.
Kur shokët vinin në gjueti, unë nuk kam pasur rastin që të marri pjesë me ta. Në një rast kur kam qenë me detyrë në Pejë kanë ardhur nga Prizreni Svetisllav Stefanoviqi, Vojin Llukiqi, Misha Llukiqi dhe Serba Saviqi. Kishin qenë në gjueti dhe me këtë rast jam takuar me ta. Nuk kam pasur bisedë me ta, përveç që derisa ishte në hotel Stefanoviqi, por me këtë rast nuk kam qenë vetëm se me ne ka qenë edhe Dika Vasiqi. Unë në të njëjtën ditë jam kthyer për Prishtinë.
Na vihet vërejtja se puna e jonë ka qenë kryesisht në grumbullimin e të dhënave të imta, shënimeve zyrtare, me një fjalë asnjë punë të rëndësishme. Nuk e mohoj se nuk ka edhe nga këto, por kemi punuar me një përkushtim për zbulimin e armikut klasor, do t’iu tregoi vetëm disa të dhëna, të cilat flasin për punën e sekretariatit të Prishtinës.
Në shënjestër veprimtaria e organizatave ilegale
Ne dy herë kemi zbuluar veprimtarin armiqësore të Adem Demaqit dhe organizatës së tij, është zbuluar grupi i Kadri Halimit, gjë që ka qenë mjaft e madhe. Kemi zbuluar në dy raste diversionet tek xehja e Obiliqit, pastaj zjarrin në fabrikën e “Napredakut”e përgatitur nga grupi i Adem Demaqit. Të gjitha këto raste janë dëshmuar, fajtorët janë nxjerr para gjyqit dhe janë dënuar. I kemi zbuluar të gjitha rastet që kanë ngritur flamujt dhe kanë shkruar parulla të karakterit serioz, përveç një rasti në Drenicë që edhe sot është i pa zbuluar. Kemi zbuluar dhe kemi dëshmuar veprimtarin armiqësore të një grupi të nxënësve të shkollave të mesme. E atëherë kur bëhet fjalë për të dhëna të vockla kjo në të vërtet është fytyra e vërtet e sistemit që kemi pasur për të grumbullua për lëvizjet e ndryshme që në të vërtetuan dënuar në Plenumin e IV. Ato informata në të vërtet nuk kanë pasur ndonjë aplikim në shërbim, se më së shpeshti ato janë përdorur për informim të tjerëve që kanë qenë të interesuar.
Iber Haskaj, udbashi më i rrezikshëm për vemjen e materialeve armiqësore njerëzve të pafajshëm
Në pyetjen se a di diçka për Iber Haskajn që iu ka vu material me përmbajtje armiqësore qytetarëve që nga aty të krijoj dokumente për vepra penale dhe për t’i marr në përgjegjësi. Këso shembuj nuk di jo vetëm për atë por për asnjë tjetër me të cilët kam punua dhe kam bashkëpunua. Sigurisht se ka pasur këso rastesh, por unë nuk di se dike e kemi arrestua në bazë të këtyre të dhënave. Të gjithë ata të cilët i kemi arrestuar me lehtësi mund të bëhet revizionimi i tyre.
Udbashët vet ngritin flamuj kombëtar dhe vetë shkruanin parulla armiqësore
Nuk më është e ditur se të gjithë mjekët shqiptar janë vënë nën kontroll. Besoi se dikë nga ata e kemi pasur në evidencë por emrat nuk kisha ditur të iu them. Për kontrollimin e Enver Gjergjekut nuk dijë se çfarë t’iu them.
Se a kanë qenë njerëzit tanë, respektivisht nëpunësit e shërbimit të sigurimit vet i kanë ngritur flamujt dhe kanë shkruar parulla këtë nuk e di. Është një numër i vogël i parullave dhe i flamujve që ne nuk i kemi zbuluar dhe kapur autorët e tyre.
Në pyetjen se a kam marr unë ndonjëherë letër nga shoku Sinan Hasani i cili kërkonte që një personi ti japi shpjegime se pse është lëshuar nga puna. Po më kujtohet ajo se ne njëherë kemi biseduar gjysmë zyrtarisht në komitet. Këtu bëhet fjalë për një mësues i cili ishte i padëshiruar në arsim dhe për këtë u largua nga puna. Kjo ka ndodhur në periudhën kur arsimi me iniciativën e tyre dhe inicimin e partisë është munduar që të pastrojë radhët e veta nga elementet e padëshirueshme. Ai kishte hy në atë grup se para pak muajsh ishte lirua nga burgu. Ky person i kishte sjell një letër Sinan Hasanit dhe kishte kërkua që të njoftohet se për çfarë ishte largua nga puna. Atëherë kam menduar, por edhe tani mendoi se nuk ka qenë e mirë që një përgjigje ti japi unë. Kam llogaritur se një gjë e tillë në mesin e punëtorëve arsimor kishte tingëlluar keq që ata po i largon nga puna sekretariati i punëve të brendshme e jo departamenti i arsimit. Letrën e kam lexuar, dhe ia kam kthyer mësuesit të përmendur me këtë arsyetim: Që gabimisht ka ardhur tek unë, se ai nuk e ka kuptua Sinanin, në të vërtet ai e ka dërgua tek naqallniku i arsimit e jo tek unë që jam naqellnik i SUP-it. I kam thënë se në këtë përgjigje më së miri kishte me marr përgjigje nga naqallniku i arsimit.
Kur bëhet fjalë për intrigat, thashethemet dhe të ngjashme , të cilat po i shqetësojnë qytetaret jam i lirë të thirrem me shokët me të cilët kam bashkëpunuar ngushtë, e ata ne të flasin në këtë drejtim. Për këto vite kanë qenë sekretarët e komiteteve në të cilat unë rregullisht kam qenë anëtar e këta janë :Katarina Paternogiq, Sinan Hasani, Stanoje Aksiq dhe Jovo Shotra.
Deklaratën e dha: Stanisllav Gërkoviq
VIJON …
___________________
PROF.DR.SABILE KEêMEZI-BASHA: DEKLARATA E SHEFIT TË SHSSH-së, STANISLLAV GËRKOVIQIT, MË 16 KORRIK 1966 (7)
https://pashtriku.org/?kat=60&shkrimi=9430