PROF.MURAT GECAJ: LIBRI, NDËR DHURATAT MË TË BUKURA E TË ÇMUARA

Tiranë, 21. 01. 2016: Libri është ndër dhuratat më të bukura e të çmuara. Këto fjalë i kanë thënë sa e sa veta, para meje…Megjithatë, kam një arsye, se përse dëshiroj t’i përsëris ato, pikërisht sot.
Siç është e njohur, me raste festash, si dasma, ditëlindje ose ngjarje tjera të shënuara, ne shkëmbejmë dhurata të ndryshme. Ja, po sjell tani ndërmend fjalët e Anës, një e afërme jona në Lezhë, e cila shprehet: “Mua nuk më pëlqen vetëm të marr dhurata, por më tepër t’u dhuroj të tjerëve diçka, sipas mundësive, që kam”. E, kështu, secili mund të sillte këtu mendimin dhe përvojën e tij.
E kam shkruar këto ditë në një skicë tjetër modeste, se shumë autorë librash m’i kanë dhuruar ata, me dashamirësi. Të gjithë meritojnë të nderohen dhe të falënderohen, për gjestin e tyre bujar. Ndërsa sot do të përmendi vetëm dy miq të mi, të cilat m’i dhruan librat e tyre, pikërisht në pragun e Vitit të Ri 2016. Për këta libra mund të shkruhet gjatë, se e meritojnë, por këtu po vendosi ballinat e tyre dhe po them vetëm pak fjalë.
1.Prof. BARDHOSH GAÇE, mik i imi shumëvjeçar, me banim në qytetin e bukur e historik të Vlorës, më dhuroi Antologjinë e botuar posaçërisht për jetën dhe veprimtarinë e tij të shumanshme. Ajo e ka titullin “Bardhosh Gaçe, etnologu, studiuesi dhe pedagogu” dhe është përgatitur nga: prof.Ilinden Spasse, prof.Faik Shkodra e dr.Xhevat Syla.

Ky libër përmban 380 faqe, ndarë në 6 pjesë dhe me bibliografinë përkatëse. Redaktor është Hamit Xhaferi, recensentë prof.Nexhip Mërkuri e Pandeli Koçi dhe arti grafik nga Kleida Maluka.
Kjo Antologji ka mjaft studime e shkrime nga autorë të ndryshëm, personalitete të arsimit, kulturës e shkencës sonë kombëtare. Ata kanë folur me dashamirësi dhe e kanë konkretizuar ndihmesën e përkushtuar të prof.Bardhosh Gaçes në shumë fusha të jetës, duke u bërë një figurë e njohur jo vetëm në Shqipëri e trojet tjëra amtare, por dhe më gjerë.
2.XHELADIN MJEKU, publicist e studiues, botues i disa librave, me banim në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinë, më dërgoi dhuratë dy librat e tij më të rinj, me poezi:

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

GRAFOMANIA

GRAFOMANIA  PIKËPAMJE (Intervistë me vetveten) Met Rexhepi Le ta nisi për gjuhën. Çfarë gjuhe përdorim sot në komunikimin…