Prizren, 29 maj 2017: Serbia komuniste e Millosheviçit në fillim të viteve ’90-të përmes administratës shtetërore dhe forcave ushtarake-policore, përveç institucioneve legale të Kosovës, i shkatërroi edhe institucionet e medias në gjuhën shqipe. Fillimisht ndalohet puna e RTP-ës në gjuhën shqipe (më 5 korrik 1990) dhe ky institucion medial shndërrohet në një zëdhënëse të regjimit pushtues serbë. Rrjedhimisht gjuha e komunikimit në këtë institucion bëhet gjuhë e fyerjes, nënçmimit dhe urrejtjes ndaj çdo gjëje që ishte shqiptare. Edhe gazeta ditore “Rilindja” u ndalua dhunshëm nga administrative serbe (më 5 korrik 1990), dhe në këtë mënyrë shqiptarëve ju imponua terri i plotë informativ.
***
Në këto rrethana të okupimit klasik, disa intelektualë të guximshëm që vepronin prej kohësh në trevën e Vrrinit dhe të Zhurit me rrethinë, në fillim të vitit 1992 në një takim të mbajtur në Zhur, morën nismën për botimin e një reviste mujore kulturore-letrare dhe informative të nivelit regjional me emrin karakteristik “Gurra”, për faktin sepse në këtë treve janë dy burime “gurra” ujore, në fshatin Poslisht dhe në fshatin Vërmicë. Me këtë revistë synohej që popullata e këtij lokaliteti të jetë vazhdimisht e informuar, me zhvillimet shoqërore-politike, të cilat asokohe ishin shumë dinamike dhe vendimtare për çështjen kombëtare shqiptare. Rrjedhimisht kjo revistë e përmuajshme kulturore dhe informative përbënte një aktivitet me interes për opinionin publik në këtë lokalitet dhe më gjerë. Revista “Gurra” për rrethanat në të cilat është botuar, i tejkalonte përmasat e një reviste, dhe vlerësohet si arkiv faktografik i kohës.
Sheradin Berisha, kryeredaktori i revistës “Gurra”, 1992.
Numri i parë i revistës “Gurra”, prill 1992.
“Iniciativa për nxerrjen e kësaj fletushke doli nga një grup entuziastësh nga Billusha dhe Zhuri, e që pastaj numri i përkrahësve të rritet edhe nga entuziastët nga fshatrat tjerë” (Revista Gurra, nr.1, prill 1992, fq,2). Këshillin redaktues të revistës e përbënin: Sheradin Berisha (kryeredaktor), Fatmir Sahiti (redaktor teknik), Myrfet Shasivari (redaktor), Jemin Gavazaj (redaktor), Riad Ajazaj (redaktor) dhe Besnik Hoxhaj (redaktor), Shkodran Idrizi dhe Vjollca Krasniqi (redaktor teknik). Koopertinat i punoi Nesim Kryeziu dhe Agim Kryeziu, ndërsa karikaturat Merxhan Susuri. Gjithashtu në cilësinë e redaktorit në numrat e tjerë vijues të revistës u angazhuan edhe Adem Gavazaj, Naim Fanaj, Ahmet Poniku etj.
Redaksia e “Gurrës” me shumë mund e përkushtim i nxori gjithsejt 11 numra të revistës (nga 500-700 ekzemplarë) dhe një numër të jashtëzakonshëm për zgjedhjet e 24 majit 1992. Numri parë i revistës doli në prill të vitit 1992, ndërsa numri i fundit në korrik1993. Prej 11 numrave të revistës, shtatë ishin mujore, ndërsa katër të tjera ishin dy mujore.
Revista “Gurra” financohej nga dashamirët e fjalës së shkruar, dhe disa të punësuar në botën e jashtme (gyrbetçarë ) të kësaj treve, që punonin, në: Austri, Gjermani dhe në Zvicër. Revista shpërndahej në të gjitha fshatrat e Vrrinit, të Lumës, Opojës, në 3 pika të shitjes në Prizren dhe në Prishtinë, përmes bashkëpunëtorëve të revistës në disa qytete të Kosovës dhe mërgimtarëve tanë në perëndim.
Revista përmbante informacione të larmishme dhe përmbajtësore nga aktualiteti i kohës, përvjetorët e ndryshëm, dëshmi historike, intervista, kulturë, kritikë letrare, këshilla mjekësore, aforizma, humor etj. Numri i parë i revistës doli më 1 prill 1992. Myrfet Shasivari, Sherif Dedaqi, Ismen Ajazaj, Hajredin Muja, Hasan Ibri, Reshat Badallaj, Rijad Ajazaj, Sheradin Berisha, Bajram Kurti, Blerim Kuçi, Yrjet Berisha, Drenusha Zajmi, Jemin Gavazaj, Xhevat Elezkurtaj, Naim Fanaj, Arsim Memaj, Besnik Hoxhaj, Adem Gavazaj, Bujar Pulaj, Rami Berisha, Jëlldeze Hoxhaj (nxënëse), Zafir Berisha, Zyber Rizanaj, Sabri Bresa, Mr.Enver Batiu, Bedri Halimi, Sait Berisha, Ismet Lecaj, Imri Badallaj, Ismet Saramati, Shefajet Berisha, Kolë M.Berisha, Mitat Fejza, Avdulla Zymberi, Elizabeta Berisha, Bislim Elshani, Ibish Neziri, Albana Krasniqi, Remzi Ademaj, Besim Susuri, Hazër Susuri, Shani Berisha, Refki Avdaj, Elbasan Shoshaj, Besnik Xhoxhaj, Garip Ademaj, Naser Berisha, Murat Gashi, Ilire Zajmi, Xhelbrim Hoxhaj, Faik Beqaj, Fatmir Krasniqi, Merxhan Avdyli, Hydajet Hyseni, Bajram Kosumi, Sali Bytyqi, Ismail Kryeziu, Besim Shala, Azem Ramadani, Luljeta Arbneshi – Gavazaj, Dr.Xhevat Hasani, Rizan Krasniqi, Ilaz Krasniqi, Ferit Tafallari, Dalip Krasniqi, Nesim Pulaj, Halil Xhoxhaj, Rexhep Kastrati, e shumë të tjerë, me shkrimet e tyre kontribuan që kjo revistë, të ofrojë sa më shumë informacione, në kohë reale, jo vetëm për qytetarët e Zhurit dhe të Vërrinit por edhe më gjerë.
Të gjitha shkrimet e botuara në revistën “Gurra” kanë vlerë të çmuar dhe si të tilla lexoheshin me interesim nga lexuesit, në veçanti intervistat me personalitetet nga jeta publike-politike e kohës: Rijad Ajazaj – intervistë me prof.dr. Ejup Statovcin, prill 1992; Besnik Hoxhaj dhe Xhevat Elezkurtaj – intervistë me z.Karoly Varszegi, gazetar i televizionit hungarez – maj 1992; Sheradin Berisha – intervistë me Mr.Ukshin Hotin, maj 1992; Sheradin Berisha dhe Adem Gavazaj – intervistë me Bashkim Mazrekun, deputet i Parlamentit të Kosovës, (i zgjedhur më 24 maji 1992); Ahmet Poniku- intervistë me Qemal Maton – historian nga Kukësi, shtator 1992; Sheradin Berisha – Intervistë me z.Preç Zogaj, Tiranë nëntor 1992; Rijad Ajazaj – intervistë me Teodor Kekon, gazetar dhe deputet në Parlamentin Shqiptar, Tiranë, nëntor 1992; Sheradin Berisha – Riat Ajazaj, intervistë me Ferhat Cakaj, shkrimtar nga Kukësi (nëntor 1992); Sheradin Berisha – intervistë me Kadri Rakajn – kryetar i nëndegës së LDK-së në Vërmicë (dhjetor 1992); Sheradin Berisha – Rijat Ajazaj, intervistë me artistin e popullit, Reshat Arbana (janar 1993); Qazim Berisha, intervistë me Mr.Halil Alidemën – kryetar i UNIKOMB’it (janar 1993); Sheradin Berisha, intervistë me Salajdin Brahën, deputet i parlamentit të Kosovës nga Prizreni; Sheradin Berisha – intervistë me Dr.Harald W.Kotschy, diplomatë i misionit të KSBE-së në Kosovë (qershor 1993; etj).
Numri i jashtëzakonshëm i revistës “Gurra”,
për zgjedhjet parlamentare të 24 majit 1992 (maj 1992)
Nga studimet historike veçojmë: Sheradin Berisha, Masakra e Billushës – 1913 (korrik 1992); Destan Berisha, letër nga Brodaway, New York – SHB 1992; Reshat Badallaj – Masakra e Dobrushtit; Sheradin Berisha – shfarosja e mashkujve të Dobrushtit 1912 (shkurt 1993); Shaban Hashani – Kryengritjet në Kosovë 1910; Sheradin Berisha – Masakra në Vërmicë 1912…; Prof.dr.Ramadan Muja, Gjergj Kastrioti Skënderbeu – Heroi ynë Kombëtar (shkurt 1993); Garip Ademaj – Shënime dhe kujtime – pjesë nga ditari i mësuesit Baftjar Ali Ademaj (dhjetor 1992); Sheradin Berisha, Java e Kulturës në Vrri – heqja e zisë në Zhur (prill 1993); Bajram Kurti dhe Hasan Ibri – Falja e gjaqeve, plagëve dhe e ngatrresave në trevën e Vërrinit – prill 1993; etj).
Nga këndi – Këshilla mjekësore veçojmë: Zyber Rizanaj (Zhur) – sëmundjet infektive të zorrëve; Xhevat Elezkurtaj (Zhur) – Gripi, karakteri dhe masat mbrojtëse; Shyqri Keta, mjek (Kukës) Neuroastena dhe efektet e saj; Prof.Hasanali Biçaku (Prizren)- kokëdhimbja etj.
Skënder Susuri – Prizren, 28 maj 2017
Faqet e para të revistës “Gurra, 1992 – 1993