PSE AQ SHUMË TRYSNI PËR NJË MARRËVESHJE TË KEQE DHE TË IMPONUAR?!
Nga Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA, Prishtinë, 08. 03. 2023
Trysnia dhe shantazhi gjithmonë iu dhezë ndërkombëtarëve
Së fundi , pas bisedimeve të fshehta e që, nga Kosova udhëhiqeshin nga një person pa përvojë në bisedime, pa shtyllë kurrizore, pa të kaluar kombëtare dhe politike në rrethana të një errësire informative më të zezë se në Ferrin e Dantes, propozuesit e këtij komploti franko – gjerman dolën me një draftpropozim që, më herët nga Besnilk Muçiverca ishte vlerësuar të jet në linjë të plotë me intereset e Serbisë. Në të njëjtën kohë, Gazda i Besnikut, jo një herë deklaronte se ky propozim është i mirë dhe se siguron njohjen de fakto nga Serbia për Kosovën ndërkaq që njohja de jure, për shkak të humbjes së peshës juridike dhe diplomatike është hequr nga përdorimi . Fillimisht , edhe nga amerikanët , njohja reciproke në qendër ishte alfa dhe omega e çdo marrëveshjeje për normalizim ndërsa “ndërmjetësuesit“ evropian, mashtruesi Lajçak dhe Rrahman Morina i Katalonjës, Joseph Borrell e përdornin këtë formulim sa për sy e për faqe, për ta shuar kundërshtimin shumë të qullët, kryesisht në Prishtinë e, sapo shkonin në Beograd , nën ndikimin e shlivovices serbe dhe ritmin e Zhikino Kollos (Vallja e Zhikës) i mëshonin pikës së parë; formimit të Zajebnicës, Republikën e Kishës Ortodokse Serbe brenda Kosovës, me kryeqytet Manastirin e Deçanit dhe kryetar Otac Sava Janjiq, që, nëse do të bëheshin hetime serioze vështirë se do të shpëtonta nga përgjegjësia për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit . Po , jam i sigurt , shihe ti , jam i sigurt se në padinë për gjenocid në Ruandë që do ta përgatisë Qeveria e Kosovës, Otac Sava do të jetë yll. Ky propozim franko – gjerman është hartuar duke marrë për bazë propozimin midis dy gjermanive e që pastaj u bë vetëm një Gjermani. Edhe në këtë propozim kushtëzues dhe të keq që nuk e zgjidhë asnjë problem por e konservon për një afat të pacaktuar, paqja dhe normalizimi janë të përkohshëm . Prandaj është propozim i keq, bullshit propozim, shajzen propozim sepse , në vend se përfundimisht ta ndajë Kosovën nga Serbia, pas një kohe krijon kushte për forcim të këtyre lidhjeve duke e faktorizuar Serbinë aq shumë sa që e bënë bashkëpronare të integritetit territorial të Kosovës sikur që , gjithashtu e bënë bartëse të sovranitetit , së paku në territoret që do të administrohen nga Zajebnica , me çfarëdo emri qoftë sikur edhe pengues i thuaja në të gjitha proceset që kanë rëndësi të madhe për Kosovën. Përralla janë se Serbia me këtë marrëveshje de fakto e njeh Kosovën , se marrëveshja është ndërtuar sipas një arkitekture të dy shteteve të pavarura , se do ta njohin pesë shtetet mosnjohëse , se do të bëhemi anëtar i Kombeve të Bashkuara , Këshillit të Evropës , BE-së , Interpolit dhe të tjera . Po e shihni se edhe kërkesa për anëtarësim në Këshill të Evropës po përdoret si shantazh dhe kushtëzim që Kosova ta pranojë këtë propozim sikur që ishte përdorur kushtëzimi e që ende po përdoret në procesin e liberalizimit të vizave . Në kohën kur Sholci i bënë trysni jonormale Albin Kurtit të pranojë këtë propozim , me Zajebnicen në qendër , po i njëjti Sholc e hapë një fabrikë gjermane në Novi Sad , Vojvodinë ku ka intvestuar mbi 140 milionë euro dhe ku do të punësohen 5000 punëtorë . Çka investoi dhe hapi Gjermani në Kosovë , sa vende pune i siguroi ( në Serbi 85,000 vende pune janë siguruar nga investimet gjermane ). Albin Kurti , në përpjekje të mos e pranojë Ballkanin e Hapur dhe me verdisje për Procesin e Berlinit iu dorëzua Sholcit pa asnjë kusht duke bërë përpjekje ta rivalizojë Amerikën përmes përcaktimit për Sholcin. Nëse flasim drejt , as Kancelarja gjermane , Anxhela Merkel , në planin e investimeve nuk ka bërë asgjë për Kosovën kurse shumë për Serbinë . Ndërkombëtarët e duan lijën e rezistencës më të vogël kurse Kosovën e duan shumë sepse këtu nuk hasin fare në rezistencë , nuk kanë nevojë të bëjnë planin a , b , c, d, e , etj. për Kosovën sikur që e bëjnë për Serbinë . Albin Kurti doli para mediave dhe tha se ai ishte në gjendje menjëher[ë ta nënshkruaj marrëveshjen por se Vuçiqi qenka pengesa , nuk pranoi ta nënshkruaj këtë marrëveshje . Oralisht , sipas ndërkombëtarëve , edhe Kurti edhe Vuçiqi janë në rregull , e kanë dhënë pëlqimin për këtë propozim. Ky propozim franko – gjerman fillimisht konsiderohej si propozim i këtyre dy shteteve , pastaj doli si propozim evropian që përkrahej nga amerikanët e që tani e ka vulën e të gjithë atyre që vrajnë e kthjellin në botë. Evropianët duke e ditur se Kosova nuk e refuzon asnjë propozim , me mjeshtëri dhe poshtërsi e hoqën si kusht njohjen reciproke në qendër të marrëveshjes. Serbia u nda fituese absolute , Kosova me brekë të lëshuara , me mundësi ta mbulojë prapanicen me gjethe të fikut . Sa të poshtër janë !
Po kush nuk po e kundërshton aktgjykimin franko – gjerman
Në Kosovë është në rritje fryma jugosllave dhe serbe përmes ish – bashkëpunëtorëve të tyre dhe zgjatjeve biologjike që i kanë zënë vendet kyçe të pushtetit , tash të shndërruar në mercenarë politikë . Është një frymë e fuqishme e përpjekjeve për ndryshim të historisë ku UÇK –ë përdoret vetëm për një përdorim dhe një qëllim , për marrje dhe mbajtje të pushtetit , me një dëshirë dhe me një qëllim ! Kemi një të ashtuquajatur Grup Teknik që i jep këshilla kurbanit të Albin Kurtit , Besnik Muçiverces e që paguhen , nuk e besoj më pak se 3500 euro në muaj . Për çka ? Për dëmet që ia bëjnë Kosovës . Thënë të drejtën , 2 të 3 e këtij grupi janë emocionalisht të lidhur me ish – Jugosllavinë , parardhësitë e të cilëve kanë lënë kokë e këmbë për Jugosllavinë ndërsa këta janë zëvendësues origjinalë të tyre ; kanë marrë pjesë thuaja në të gjitha proceset pas përfundimit të luftës në Kosovë . Tash nuk shohin asgjë të keqe në këtë propozim. Në këtë grup ka anëtarë , paraardhësit e të cilëve kanë qenë denoncues kundër Bacës Adem Demaçi dhe patriotëve të tjerë e që sot , me bekimin e kryeministrit Kurti po identifikohen si “ shpëtimtarë të Kosovës “ . Albin Kurti është mirënjohës për këtë ; me të dëgjuar që njëri nga ta ka nevojë për mjete shtesë financiare , ia punëson të bijen si këshilltare . Po dëgjoj se miltantët e Kurtit po hulumtojnë nëse dikush nga pasardhësit e Rrahman Morinës , Ali Shukrisë , Sinan Hasanit , Mehmet Maliqit , Gazmend Maliqit – kriminel i UDB-së , Kolë Shirokës e patriotëve të tjerë të shquar jugosllavë dhe serbë ka nevojë për një vend pune , t’i rahatojnë si respekt dhe kujtim për veprat e tyre të mëdha patriotike ; ndjekjen , rrahjen , arrestimin , dënimin dhe vrasjen e atyre që tërë jetën u angazhuan për liri , çlirim dhe bashkim kombëtar . Sa të poshtër , kush do ta besonte këtë !
Kryeministri Kurti është deklaruar se ky propozim është imirë por se ky nuk ka kontribuar me asgjë për përmbajtjen e tij por se kjo është rezultat i bisedimeve dhe atyre që ishin në krye të bisedimeve , Besnik Muçiverca nga Kosova. Kjo qartzi nënkupton se ; në çastin kur do ta rrahë pyka – pyken dhe se do të adresohet përgjegjësi , për çdo vednim të mundshëm të dëmshëm ,e do të ketë shumë vendime të dëmshme , Albin Kurti , si Pont Pilati do t’i lajë duart nga çdo përgjegjësi për ta kryqëzuar si përgjegjës pikërisht Besnik Bislimin , për mua është i pafajshëm për faktin se është krejtësisht i padijshëm për punën që e bënë . Mëkati i tij është se po gënjen , po mashtron , nuk po fletë kur duhet dhe si duhet , krejt në përpjekje ta mbulojë dhe arsyetojë Gazdën prandaj edhe do të kryqëzohet , gozhdën e fundit prej therrës së murrizit do t’i ngulë pikërisht punëdhënësi i tij , kryeministri Kurti! Në” kortezhin e përmortshëm “ nuk do të marrin pjesë as Lajçak e as Borrell e lëre më Eskobar. Do të jemi ne që e kritikojmë por që kemi shpirt dhe na vjen keq për Robin e Zotit ! AAK –ë është edhe më e bindur se vet Albin Kurti se kjo marrëveshje është , jo e mirë por e shkëjqyeshme dhe duhet pranuar , pa e lexuar fare . Largpamës janë këta ! E keqja është se te ndërkombëtarët pesha specifike politike e AAK-së është e papërfillshme dhe se nuk e marrin seriozisht . Ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që kjo marrëveshje të pranohet vetëm nga VV –ë dhe jashtë kësaj të mbesin PDK –ë dhe LDK-ë. Ata i duan brenda në kanalizimin politik ku po noton aneksi i marrëveshjes dhe , pa pëlqimin e tyre , nuk ka marrëveshje . Albin Kurti e ka të qartë se , në fund të fundit , edhe PDK-ë si dhe LDK –ë do të detyrohen t’i bëhen krahë prandaj edhe sillet ashtu si po sillet . Po të ishte një opozitë e vendosur e që nuk e ka hipotekë Zajebnicen që vet e kanë nënshkruar , do të këndohej një këngë tjetër . Se “ bindja “ ndaj propozimit do të pranohet edhe nga PDK –ë dhe LDK-ë është formula e kafes amerikane , në fillim ta dërgojnë një porosi publike sikur që e bënë mbrëmë pastaj , nëse ka rezistencë e shprehur në mikronë , të thërrasin për kafe të mëngjesit në Ambasadën Amerikane që i ka muret rrethuese më të larta se Burgu për Siguri të Lartë në Gërdoc. Po e shihni se Lumir Abdixhiku u ftua në Paris nga zonja Makron , sigurisht jo për festën e 8 Marsit. Nuk kam asnjë duyshim se edhe PDK –ë sikur edhe LDK-ë do të rreshtohen prapa alearëve propozues të planit famëkeq franko – gjerman. Me krosime nga e djatha ( LDK –ë ) dhe nga e majta ( PDK –ë ) me qendërsulmues Albin Kurtin , mund të pritet rrebsh golash në portën e pambrojtur të Kosovës . Marrëveshja e propozuar , me aneksin ende sekret , pa asnjë dyshim hapë shumë perspektiva për Kosovën që ….në të ardhmën të forcon shumë lidhjet me Serbinë , si fedratë apo konfederatë . Pa asnjë dyshim se do të diskutohet edhe për statusin e Kosovës , pse , a nuk është edhe tani në diskutim ! Uroj ta huqi krejtësisht parashikimin . Nëse unë gaboj , humbja është personale , nuk ka pasoja . Nëse ndodhë e kundërta do të bëhet keq. Edhe do të bëhet keq !
7 mars 2023 Prishtinë Behxhet Sh. SHALA – BAJGORA
HEU, PSE AQ SHUMË TRYSNI PËR NJË MARRËVESHJE TË KEQE OU, IMPONUAR!”
EU, SEPSE KAQ LLUMË NDYTËSI VIE VARRERESHJE HË DREQE AH HIPNOTZUAR!
SIKURSE DIKUND NË MALËSI, NJË QIFTI I RI ISHTE MARTUAR PARA SHUMË VITE
NUK KISHTE FËMIJË; GRUJA PO I THOTË SE TEK ËSHTË NJË NGJESHTAR QË MË
NGJESHJE TË TIJ, PO KA SUKSES PËR MBETJE SHTATZENË PËR LINDJE FËMIJË
E, TË LUTËM, A PO M’DERGON!” DHE, BURRI KISHTE DËGJUAR O, AI NGJESHTAR
QË ISHTE MJAFT I PA MORAL, MASHTRUES PËR PËRFITIME T’NDYTA AMORALE!
E DËRGON GRUAN POR, GRUAJA PO I TREGON SE BURRI PO DYSHON NË TY DHE
KERKON GARANCË ARGUMENTI PËR GARANCËN NDAJ MORALITETIT?!” AI FARË
NGJESHTARI PO URDHËON VENDET E NDIESHME DO LYHEN ME KOS; A TI, DILË
E TREGOI QË, SI PARA DHE PAS NGJESHJES, KE PËR T’VREJTË KREJTË REALEN
DHE IDEALEN SE, AS KOSI OR SHTOSI, NUK ËSHTË TUND AS NUK MUND FARE TË
DYSHOJË, AS NDRYSHOJË, FORMA AS NORMA LYRJES O FYERJES A, FRYERJES;
AS TË SHTOSIT O, AS KOSIT?! A, PËRGJEGJA E BURRIT SI E CURRIT QË ISHTE ËH,
GRISHTE: HEEEJ, TI E POSHTËR DHE AI NGJESHTARI EDHE MË I POSHTËR; AUH,
PA MORAL, KANIBALË, KASTROFALË; MOS U MUNDONI T’MA HUMBNI ORE T’MA
SHKRUMBNI ME SHTOS, SI HORRI MOJ HORRE ME KOS; SE E DI MORE FAQËZI O,
QË DO TË BËNI DHE NXËNI FAQE TË ZEZA, PLAQE HË KËRRMEZA OJ FERRZEZA!”
MANI USA