Në 24 vjetorin e rënies të Heroit Ismail Luma në Reçak
QËNDRESA DHE LUFTA TIPARE TË BËRJES SË KOSOVËS
Mbrojtja e atdheut është detyrë mbi detyrat, është obligim i secilit shqiptarë dhe lum ai që këtë e përmbaron ndershëm, thoshte Ismail Luma, dëshmori i rënë më 15 janar 1999 në Betejën e Reçakut.
Shkruan: Ismail Gashi-Sllovia
Meqë Kosova dhe shqiptarët e Kosovës ndër shekuj ishin nën okupuesit e huaj, aspirata për liri ishte thelluar në ndërgjegjen e breznive shekullore shqiptare. Si shumë familje të tjera, ashtu edhe familja Luma në Kroishtë, këtë ndërgjegjësim e kultivoi nga brezi në brez. Ismail Luma u lind më 5 mars 1975, koiqidencë e mrekullueshme, datëlindja e Ismailit dhe qëndresës titanike të Kullës së Parë Shqiptare të Jasharajve, në Prekazin legjendar, jehonë e cila Ismail Lumen, do të frymëzojë e mbush plotë pezëm kundër okupuesit serb dhe ndikoi në ndërrimin e kahes historike të shqiptarëve në bërjen e Kosovës.
Ismail Luma u lind në Kroishtë të Lypjanit, aty mori mësimet fillore dhe në Lypjan ku edhe vazhdoi shkollimin e mesëm. Që në rinin shkollore, ai kuptoi fytyrën e vërtet të okupuesit serbë, që Ismailin dhe gjithë rininë shkollore i nxori nga lokalet mesimore dhe popullin shqiptare në Kosovë e ndiqte me qëllim të dëbimit me dhunë. Ky veprim serbë nuk ishte mësimi i tij i vetëm për armikun, këtë armik ai e mësoi nga fjalët e gjyshit NDSH-ist dhe nga babai Ademi. Kjo lubi barbare serbe për Ismailin u përsërit me kërcënim, kur ai ishte 17 vjeçar më 1992, policia serbe e arrestoi atë bashkë me babain Ademin dhe axhën e tij Ilazin. Jeta dhe ngjarjet dinamike këtë luftëtarë të lirisë e poqën para kohe. Ndjekjet policore, hulumtimi për kapje e dërgimin e tij në ushtrinë vrastare serbe, Ismailin e forcuan dhe e kalitën për luftë edhe më këmbëngulëse kundër okupuesit serbe që i solli kaq vuajtje e shkatërrime materiale popullit shqiptar. Për disa kohë ai u detyrua në troje të veta të jetojë ilegalisht. Jehona e lirisë për Ismailin ishte vetëm një strall që hapi flakë. Kështu në qershor të 1998, kur flakadani i lirisë përfshiu edhe hapësirat e Drenicës së Epërme, Blinajën e Cëralevën me fshatrat për rreth, Ismaili takoi bashkëmendimtarët Milaim Behën, Adnan Muharremin, Ruzhdi Salihun e të tjerë dhe filluan bashkëluftimin për liri të Kosovës, në radhët e qindra mija luftëtarëve të lirisë, në detyrën më fisnike për liri të atdheut. Ismaili kaloi shumë ditë e net nëpër shumë kodra e brigje me shokët, Kadri Sylën, Nazmi Kokollarin, Muhamet Bilallin, Ali Beqën, me komandant Jetulla Qarrin-Gurin dhe Komandantin e Zonës së Nerodime Gjeneral Major Shukri Bujën-Gazetarin dhe mikun mbi miqtë e tij Gulinovin armën e tij të proferueshme.Ismail Luma me bashkëluftëtarë ishin këmbëngulës në bërjen e Kosovës, andaj sa ishin të ndjekur nga p
ushtuesi serbë, po aq ata ishin të vendosur në qëndrojnë në Kosovë. Rezistenca e tyre nuk ishte qëndrim duarkryq, ata zgjodhën armët dhe shtruan mundin, gjakun e jetën e tyre në rrugën e lirisë për Kosovën dhe pupollin e tyre. Kështu, në vjeshtën e 1998, kur u formua Zona Operative e Nerodime, Ismaili me shokë depërtuan dhe vepruan në këtë ZO të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në çdo rrethanë e situatë të rëndë konfrontimi ushtarak ata morën pjesë kundër mësymjeve të ushtrisë, policisë e grupeve speciale vrastare serbe. Këto forca barbare të dhunës serbe ia mësyn edhe fshatrave Reçak,Petrovë e Mollopolc, Ismaili ishte ne vijën e pare të përballje me këto forca barbare. Ditëve të Janarit 1999 ky luftëtar i lirisë ishte në detyrë ushtarake në Reçak, me gulinov ai qëndronte në vijën e parë për ruajtjen e istikameve dhe popullatës së kërcënuar. Më 15 janar 1999, kur inseknmet serbe tentuan të befasojnë mbrojtësit e atdheut, Ismaili veneroi tradhtinë e zakonshme serbe, dhe para se serbët të vepronin me armë kundër ushtarëve të lirisë, ai shkrepi rafalët dhe jehona e gulinovit paralajmëroi bashkëluftëtarët e Ismailit se janë të rrezikuar, rrebeshi i plumbave ra mbi trupat sulmuese serbe, shkrepja e potencialit nga gulinovi i famshëm, shënoi fletë në historinë tone të re, zëri i të cilit paralajmëroi ndërrimin e kohës dhe ngjarjeve. Shkrepje e plumbave të lirisë nga e cila sulmuesit serbë pësuan rëndë dhe humbën jetën disa barbar serbë. Këtu nisi konfrontimi i ashpër me forcat serbe dhe ofanzivës së Reçakut e cila do të ndryshon bindjet dhe kahet e rrugëtimit për Kosovën, por pas disa kohësh zëri i gulinovit të Ismail Lumes pushoi, Ismaili aty kishte rënë për lirinë e Kosovës më të cilën ishte i lidhur si shkëmbi në tokën e vet. Barbaria serbe shfry mllefin e pësimit në popullatën civile, vrau 42 civilë shqiptarë, duke masakruar shumë fëmijë, gra e pleq. Kjo ngjarje madhore historike ndryshoi jo vetëm bindjen, por edhe veprimin ndaj Serbisë okupuese. Kjo ngjarje që nisi me gulinovin e Ismail Lumes dhe Masakrave në Reçak, botën e shtyri të mendoj e të veprojë ndryshe për Kosovën dhe shqiptarët, mu nga këtu gjenocidi e barbaria serbe, për shumë kohë u bë temë bisedimesh ne qendrat ndërkombëtare të vendosjes dhe institucioneve nderkombëtare ushtarake dhe lëndë bosht e drejtësisë për krimit ndaj njerëzimit dhe krimeve të luftës.
Lavdia e dëshmorëve e luftëtarëve e nderim lutëtarëve të lirisë, Kujtimi për Ismailin dhe dëshmorët do të jetë kujtesë pozitive historike, kombëtare e njerëzore për breznitë dhe të ardhmen shqiptare, do të jetë kujtesë e lavdishme në historinë e Kosovës ndër mote. Ndërgjegje e të gjallëve do të jetë rahatia e qetë e të rënëve që ata të pushojnë të lire në tokën për të cilin sakrifikuan gjakun e jetën e tyre.