(Preshevë 05. 03. 2013) – Prania dhe vazhdushemëria e pushtetit represiv serb në Kosovën Lindore, ka arritur në një moment tepër të tensionuar me tendencë të acarimit të mëtutjeshëm të sitautës politke dhe të krizësë së theksuar ekonomike në këtë rajon tejet të varfër shqiptar dhe më gjërë. Edhe fuqitë e mëdha botërore që sot gjithkund nëpër rajone ndezin vatra të tensionuara, pastaj kur flaka e këtyre luftërave merr përmasa të mëdha, po të njejtat fuqi botërore tentojnë që zjarrin t’a shuajnë me një të sjellur nga një tantan i madh dhe gjithçka t’a shndërrojnë në fluskë sapuni. Kur ne shqiptarët e Kosovën Lindore u vetëdijësuam për të drejtat tona legjitime, edhe neve këto flluska sapuni na u servuan dinakërisht, me marrveshjen e Konçulit. Ku do t’a ndalnin për një moment të caktuar luftën e drejtë dhe të pakompromis të UÇPMB, për t’i dhënë shansë kinse zgjidhjes paqësore në këtë pjesë të Shqipërisë së Vjetër Verilindore, e cila një shekull e më tepër është nën kolonializmin dhe hegjemonizmin serbo-sllavë të Karpateve të Rusisë.
Qysh në fillim të bisedimeve në Konçul, thelbi i tezës ishte më se i qartë, tentohej të krijohet përshtypja e rreme, se shqiptarët nga Kosovën Lindore, mund të fitojnë diçka pas kësaj marrëveshje. Serbia, nga ai moment përsëri filloi t’a mbrehë thikën në farkë që nga mëngjezi gjerë në darkë. Për t’na eliminuar tash, kësaj rradhe përfundimisht si qenie biologjike, neve shqiptarëve nga trojet tona etnike të Shqipërisë së Vjetër Verilindore si në; Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.
Popull i Kosovën Lindore!
Armiqët, dhe disa servilë tanë partiak, po tentojnë sot t’i godasin dy lepuj me të njejtin guri: Krijohet një etnitet serb në Kosovë, ndërsa nga ana tjetër Kosovën Lindore, mbetet e kolonizuar, gjë e garantuar përmes pranisë së ushtrisë dhe xhandarmerisë serbe këtu tek ne. Pastaj krijohet, krejtësisht përshtypja tjetër e rreme në popull – e barazimit, të një pjese të Kosovës, tokë shqiptare, me Kosovën Lindore, kinse tjetër tokë shqiptare, për t’i realizuar premisat e asaj që në fakt Beogradi e dëshiron sipas logjikës së tij aneksioniste – shoveniste. Ky është një pazar i fëlliqur për shkëputjen e një pjese bukur të madhe të Kosovës në këmbim me Kosovën Lindore. E kjo është e papranueshme, për popullin tonë të Kosovës Lindore dhe bijtë e saj liridashës të ish’UÇPMB’së, dhe veprimtarëve tjerë të çështjes sonë të madhe, e së bërit Shqipërinë – Shqipëri. Dhe se këtë nuk do të lejomë dhe s’pajtohemi kurra-kurrës, që as edhe një pëllëmbë tokë shqiptare të këmbehet as të mbetet nën pushtimin e kolonializmit serb dhe sllavomaqedonas.
Zotrinjë kolaboracinist të Beogradit!
Popullatën autoktone të kësaj ane të Shqipërsë së Vjetër Verilindore, e keni sjellë me thikë në fyt, tash së fundi me formimin e ashtuquajtur “Këshill Nacinal të Shqiptarëve” neve nuk na ka mbetur gjë tjetër, vetëm t’a përsërisim dhe t’a raelizojmë në praktikë atë apotheozën e Rilindasëve tanë mbi robërimin dhe gllabërimin e tokave të Mëmëdheut tonë e cila thoshte:
“Jo për besë nuk duam azgjë nuk, vetëm se armë edhe ca bukë.”
Shqiptarët duhet sot me të drejtë t’a ngrisin problematikën në instanca më të larta ndërkombëtare, rreth çështjes së pronave tona të patjetërsueshme në Shqipërinë e Vjetër Verilindore të Nishit, Toplicës dhe Qarkut të Vrajës. Se ato troje tona stërgjyshore gjer më sot nga askush as nuk u blenë dhe as nuk u shitën por vetëm se u suprimuan me dhunë dhe terror, gjatë viteve 1877 – 1878, nga pushteti atëbotë i Millan Obrenoviqit, i cili e parapëlqente shtetin e tij një nacional serb, dhe do të propozonte atëbotë: “Sa më pak që të ketë shqiptar në mesin tonë, aq më e madhe do të jetë merita për atdhe dhe sa më shumë shqiptarë që të shpërngulni, aq më i madh do të jetë suksesi për Serbi”. E njëjta praktikë do të vazhdonte edhe gjatë viteve 1912-1941, atëbotë një kryeçetnik shkruante: ”Do të isha shumë i lumtur, kur Kosta Peçanci do të na japë urdhër neve serbo-çetnikëve të tij, dhe se lumejtë e Kosëvës si: Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini do të bartin dy muaj koka të shqiptarëve, dhe se në Kosovë nuk do të mbetet, asnjë plisë për fare. Pastaj do t’i ndërtojmë kampet e pëqëndrimit, për shqiptarët se ata të gjithë janë kriminel…” – shkruhej më 1945, për shfarosjen dhe eliminimin e qenies biolgjike të shqiptarëve.
Ndërsa në planin e Millosheviqit dhe klikës së tij morbide gjatë viteve 1989-1999, për shfarosjen e popullatës shqiptare thuhej:
a) Në Kosovë toka e djegur duhet, t’i përfshijë të gjitha anët e saj.
b) Tymi i vatrave shqiptare të dëshmojë, se ato vise janë fikur përgjithmonë.
c) Kufomat e karbonizuar të shqiptarëve dhe shtëpitë e bëra shkrumb e hi të shkaktojnë trishtim vdekjeprurës.
ç) Botës t’i themi: Po i vrasim shqiptarët, se po na detyrojnë.
d) Toka e Shën Savës duhet të hakmeret, shqiptarët i pastron vetëm se thika.
Tash së fundi një praktikë e njejtë na u përsërit, edhe nga pasaardhsit e tij, Tomisllav Nikoliqit (Toma Grobarit) e Ivica Daçiqit në Kosovën Lindore, duke e eliminuar lapidarin e dëshmorëve të UÇPMB-së dhe arrestuar ish-ushtarët e UÇPMB’së, pastaj prania e ushtrisë dhe xhandermërisë serbe dëshmon se qeveria e Beogradit pas protestave gjithpopullore në Kosovën Lindore, nuk është ndërgjegjësuar aspak, që t’i rrespektojë shqiptarët, se ajo ende punon me metodat e vjetra mitomane dhe piromane. Pastaj ushtria serbe e ka ndërtuar para shumë kohe një bazë ushtarake prej 1000 shtretërve në Borovc të Bujanocit, dhe sipas Agjensisë së Lajmeve TANJ’ug, tanket T-80, janë dërguar me kohë në Rusi për t’u sofistikuar. Këtë e pati dëshmur edhe Nebojsha Çoviqi, kur pati deklaruar se prania e forcave policoro-ushtarake është që të mbrohet popullata serbe nga pjesa e Anamoravës.
Taktika e SANA’ës serbe është si zakonisht “pushto, mashtro, asimilo e sërish pushto” nga Beogradi tani krejtësisht është e qartë! Por edhe më i qartë është prononcimi i ish-presidentit Boris Tadiqit dhe klikës së tij shoveniste, se edhe pas opinionit të drejtë të GJND’së, kërkoi bisedime të reja rreth statusit të zgjidhur të Kosovës. Gjer më tani për ç’far u bë realitet nga kryeministri i Kosovës H. Thaçi dhe atij serb I. Daçiq me ndërmjetësuesen evropiane baroneshën C. Ashton. Kërkojmë urgjentisht nga faktori i jashtëm dhe ai i mbrendshëm, që kësaj situate kolonialiste serbe t’i jepet fund në Luginë të Preshevës, se neve shqiptarëve po na kërcnohet ardhmëria jonë etnike, ne mund t’a pësojmë keq, në të njejtën mënyrë si vëllezërit tanë muhaxhirë, të cilët u zhvendosën barbarisht, nga ushtria piromane dhe vrastare serbe nga trojet e Shqipërisë së Vjetër Verilindore si nga:
– Toplica,
– Nishi,
– Piroti,
– Negotini,
– Zajçari,
– Prokupja,
– Kurshumlia,
– Leskoci,
– Vraja… etj.
Ne, shqiptarët e Kosovën Lindore, për fatin tonë të hidhur nën kolonializmin dhe hegjemonizmin serb, kemi vendosur vet me referendum gjithëpopullor më 1 dhe 2 mars 1992, dhe për ta vulosur më pastaj këtë plebiashit gjithë popullor me gjakun e derdhur të bijve tanë dëshmor të UÇPMB’së në të tria komunat tona shqiptare të Shqipërisë së Vjetër Verilindore si në: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. E jo sot disa të vetshpallur përfaqësues partiak të sojit dhe të sorollapit – millosheviqian e çubrilloviçijan që manipulojnë me fatin tragjik dhe dramatik të kësaj popullate të përvuajtur shqiptare në tria komunat tona shqiptare. Në fund sa herë që të tjerët kanë vendosur për fatin tonë, ne shqiptarët gjithmonë e kemi pësuar shumë keq dhe është dashur që të derdheshin pastaj lumej gjaku për të drejtat tona legjitime, edhe atë gjatë tërë historisë sonë të lavdishme, këtë jo që po e them unë si një ish i burgosur i ndëgjegjës shqiptare, por për këtë flet një det i tërë argumentesh dhe faktesh të pakontestueshme historiko diplomatike.
Rroft Populli Shqiptar!
Lavdi dëshmorëve të Kombit!
* ) Autori është ish i burgosur politik dhe aktualisht kryetar i “Shoqatës së Muhaxhirëve të Preshevës”.
………………………………………..
SHIKONI DOKUMENTARIN – MOLLA E KUQE:
====================================