Berlin, 2 janar 2020: (Mbi një makth deti, një rezistencë vetmitare dhe një ironi historie.)
1.
Tek iknim (me Zonjën time) në këtë shtatorin e vonë nga Pogradeci i vjeshtës, fletëve dhe poezisë, një refleksion, një peng mbante zemrat tona në parzmin e mallit dhe trishtimit.
Kur taksia i afrohej kufirit njëj shpejtësie që s’ia kërkonte askush, për një çast jetonim idenë e rëndomtë se kalonim m’një tjetër territor, kulturë, zonë shpirtërore…Por ndryshimi i vetëm, ashtu si e dinim natyrisht, ishte se Struga gjendej në anën tjetër të liqerit…Po ai popull, po ajo gjuhë, po ajo këngë dhe po ajo dhimbje…
2.
Territori shqiptar i hapsirshëm në Maqedoni. I vjetër. I bukur. Pjellor. Me banorësi të dendur e qendra të mëdha urbane. Lavdi qëndrestarie. Kujtesë kulturore e kombëtare.
Dhe, ndaj, ishte gjeopolitika fatale që do të inskenonte përplasje tragjike për zotërimin e tij. M’një anë shqiptarë, ngulur aty qysh nga antika. Luftë të vdekshme për mbrojtjen jetike. Gjak. Kurthe. Vetmi. Humbje: por madhëdhtore në fisnikërinë e saj.
Ndërkaq, nga anë e kundërt e drejtës, serbë. Larg nga prania fizike në ekzistencën e truallit shqiptar të lindjes. Grabitçarë. Korrtarë të lashtash të të tjerëve. Sprovë ngulmëtare e lidhjes strategjike mes luginës së Moravës dhe të Vardarit. Ëndërr Selaniku. Profeci dhe testament i Cvijiqit për dalje nga burgu i gjeografisë. Makth deti. Prapaskena diplomatike. Hekur e zjarr mbi Dhèun e huaj. Panoramë bote e heshtjes për krimet. Gabim gjymtues i Komisionit të kufijëve ose, më saktë, lojë e Fuqisë së kancelerive të tyre!
3.
Po ku e ç’ishin aherë “Maqedonësit” e munguar? Një degëzim bullgar që përçundnohej. Dhe ngjizej akoma në epruvetë. Gjallonte orën e vështirë të mëkatit fillestar. Që nuk do shëlbohej, por do rëndohej njëj doktrine të fabrikuesëve të tij të zinj. Një Entitet: as etnik, as politik, a as shtetëror.
Të tjerë anësh tyre do luftonin vdekshëm: serbët për t’i pushtuar me yshtjen e kryehershme barbare të ekspandimit, kurse shqiptarët për t’i mbrojtur ato, Tokat e veta, me ndjenjën dhe dashurinë sublime të flijimit.
4.
Dhe arrijmë kështu tek ironia therëse. E Jetës dhe Kohës. Tek tehu i saj sy-lëbyrës! Lebensraumi vital shqiptar gjendet tani aty, nën administrimin e një nacioni krejt të tretë e të shpifur “veri-maqedonës”, si dhuratë e pakuptueshme e Qiellit dhe lojë e ftohtë e Historisë: pa nëvojë që të shkrepë kush një pushkë të vetme, pa derdhur një të vetmin lot dhe pa humbur një tizgë t’vetme gjaku të dëshmisë ndër shekuj.
Dhe tani, pra, e riquajtura “Maqedoni e Veriut”, i gëzon trojet ilirike në Motin e ri. Madje, nuk kursen ngasjen e ligë për t’i sunduar zotërit e vet të dikurshëm. Veçse të shndërruar tashmë në robër: fillimisht nga përbetues sallonesh të Pentarkisë, e tani nga statusi vullnetar i vendit të dytë në tabelën poshtëruese: i vendit të humbësit në Votrën e Arbnísë.
Teksa shkruaj për tema të tilla nuk mund t’mos kujtoj Niçen, korifein e Mendimit njerëzor. Që këtej, besoj pa e tepruar bezdisshëm, i referohem ndonjëherë, si tani sërish: të mëdha janë vetëm të vërtetat e përgjakura!
Postime të Lidhura
VDEKJA E DISKRIMINUAR!
VDEKJA E DISKRIMINUAR! Nga Sheradin Berisha, Pashtriku 12 tetor 2021 1.500€ kush vdes nga COVID19 me dy doza…
PETRIT BAJRAKTARI: LUKSI POLITIK KARSHI POPULLIT TË VARFËR
(Drenas, 28. 08. 2012) – Tek sa shtetet e tjera, me një ekonomi shumë të fuqishme po bëjnë…
ME ÇFARË KUTI MATNI, Z.ZEMAJ?
Dush Gashi, ‘azilanti’ i atdheut! ME ÇFARË KUTI MATNI, Z.ZEMAJ? (Reagim lidhur me mospërfshirjen time në listën e…
FONDI AMERIKAN I INVESTIMEVE “BLACKROCK” BËHET PRONAR I SERBISË!
Përveç Ukrainës, Argjentinës, Pakistanit dhe disa vende të tjera të botës… FONDI AMERIKAN I INVESTIMEVE “BLACKROCK” BËHET PRONAR…