RIPOZICIONIMI STRATEGJIK I KOSOVЁS PЁRBALLЁ ALEANCAVE ARMIQЁSORE

RIPOZICIONIMI STRATEGJIK I KOSOVЁS PЁRBALLЁ ALEANCAVE ARMIQЁSORE

Nga Adnan Qaka

 Para pak ditësh, në shkurt 2026, Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanović, bëri publike atë që më parë ishte përfolur vetëm në takime të mbylluara. Ndërsa ministri i tij i mbrojtjes ndodhej në Tel Aviv për të diskutur  bashkëpunimin ushtarak, Milanović e ndërpreu atë-publikisht dhe pa asnjë ndjesë: ” Për shkak të sjelljes së papranueshme të ushtrisë izraelite dhe shkeljes së paprecedentë të të gjitha normave të së drejtës humanitare ndërkombëtare, kam urdhëruar ndërprerjen e çdo bashkpunimi mes Forcave të Armatosura Kroate dhe ushtrisë Izraelite”.

Kjo deklarat e presidentit kroat përbën një sinjal të fortë politik në rajon dhe një moment reflektimi serioz për sigurinë kombëtare të shteteve të Ballkanit. Ai akuzoi hapur Izraelin për armatosje masive të Serbisë, për integrim të sistemeve të avancuara ushtarake dhe për mbështetje teknologjike që, sipas tij, rrit potencialin ofensiv të Beogradit kundër Kroacisë. Në thelb të kësaj deklarate qëndron shqetësimi për balancën e fuqisë në rajon dhe për implikimet e thella që sjell furnizimi me armatim të sofistifikuar në një mjedis ende të brishtë pas-konfliktual.

Në fund të vitit 2024, Serbia konfirmoi një marrëveshje prej 335 milion dollarësh me Elbit Systems, që përfshin platformën e artilierisë raketore Puls (Precise & Universal Launching System) dhe dronët Hermes 900. Sistemi puls nuk është një blerje ceremoniale. Ai mund te lëshojë raketa Accular me rreze 35-40 km, raketa Extra qe arrijnë 150 km, si dhe raketa balistike Predator Hawk, të afta të godasin objektiva deri 300 kilometra  larg.  Për këdo që ka një hartë të Ballkanit përpara vetes, kjo shifër e fundit meriton  vëmendje serioze.  Treqind kilometra nga territori serb mbulojnë të gjithë Kosovën dhe pjesë të konsiderushme të Shqipërisë. Më pas, në gusht 2025, Elbit Systems njoftoi një kontrat prej 1.64 miliardë dollarësh me një shtet evropian të paemertuar.

Media Izraelite e biznesit Calcalist identifikoj blersin si Serbinë. Paketa përfshin sisteme dronësh luftarakë të drejtuar nga intelegjenca artificiale, kapacitete të luftës elektronike, sisteme të avancuara ISTAR (intelegjenë, survejim, identifikim objektivash dhe zbulim), intelegjencë sinjalesh, pajisje elektro-optik dhe sisteme shikimi natën. Qartë: Serbia nuk po blen vetëm armë, por një arkitekturë të plotë të superioritetit informativ në fushëbetejë.

Në këtë kontekst, Kosova nuk mund të qëndrojë indiferente. Furnizimi i Serbisë me teknologji ushtarake të avancuar, përfshirë sisteme raketore dhe platforma të sofistikuara që janë përdorur në krimin e gjenocidit Izraelit në Gaza, krijon një precedent të rrezikshëm strategjik. Nëse këto kapacitete aplikohen në një skenar tensioni me Kosovën, synimi potencial do të ishte jo vetëm epërsia taktike, por edhe demoralizimi i popullsisë civile dhe dobësimi i rezistencës shtetërore përmes presionit psikologjik dhe goditjes së infrastrukturës kritike. Kjo qasje është e njohur në doktrinën moderne të luftës speciale, ku kombinimi i teknologjisë së avancuar, frikësimit dhe dominimit ajror synon thyerjen e vullnetit politik dhe shoqëror.

Nga perspektiva e ndërgjegjes njerëzore dhe e së drejtës ndërkombëtare humanitare, Kosova duhet të rishqyrtojë seriozisht politikën e saj të jashtme ndaj Izraelit, i cili perceptohet si shtet gjenocidal dhe destabilizues në shumë zona të botës. Veprimet e shërbimeve të inteligjencës si Mossad janë përfolur ndër vite në kontekste operacionesh të fshehta dhe ndërhyrjesh që kanë prodhuar destabilitet në shumë vende te botës, veçanërisht në Lindjen e Mesme.

Në këtë prizëm, ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike do të paraqiste një akt politik të bazuar në parim moral dhe në koherencë me qëndrimin kundër çdo forme agresioni ndaj popullsive civile.

Dimensioni kombëtaro-fetar e forcon edhe më tej këtë argument. Izraeli perceptohet si një aleat i fuqishëm i Serbisë – një shtet që historikisht ka ushtruar agresion dhe krime të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Kosovës. Kjo lidhje krijon një kontrast të fortë politik e moral me interesat dhe kujtesën historike të Kosovës.

Aleanca strategjike mes Izraelit dhe Indisë – një shtet që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe që shpesh perceptohet si me politika të theksuara anti-islam – dëshmon për një bosht interesash gjeopolitike që nuk përputhet me interesat kombëtare dhe diplomatike të Kosovës. Këto rreshtime nuk janë thjesht teknike apo ekonomike, por mbartin peshë simbolike dhe strategjike në raport me pozitën ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

Po ashtu, raportet e ndërlikuara mes Izraelit dhe Rusisë – një shtet tradicionalisht thellësisht kundër Kosovës dhe mbështetës i vazhdueshëm i Serbisë në arenën ndërkombëtare – e thellojnë këtë perceptim. Rusia ka qenë dhe mbetet një nga pengesat kryesore të konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Në këtë kontekst, fakti që Izraeli, pavarësisht përplasjeve publike me Rusinë në disa fronte, ka ruajtur dhe në prapaskenë vazhdon të ruajë kanale të qëndrueshme komunikimi dhe bashkëpunimi me Moskën, sugjeron një realitet diplomatik shumë më kompleks. Kjo tregon se interesat strategjike shpesh mbivendosen mbi retorikën publike dhe aleancat deklarative, duke krijuar një konfigurim gjeopolitik që nuk harmonizohet natyrshëm me interesat afatgjata të Kosovës

 Kosova duhet të ndërtojë një politikë të jashtme të bazuar në sovranitet të plotë strategjik, në koherencë morale dhe në mbrojtje të interesit kombëtar afatgjatë. Nëse armatosja e Serbisë nga Izraeli përbën kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë rajonale, atëherë reagimi diplomatik i Kosovës nuk duhet të jetë simbolik, por substancial dhe i qartë. Ripozicionimi diplomatik, përfshirë ndërprerjen e marrëdhënieve me një shtet që perceptohet si aleat i agresorit dhe si faktor destabilizues global, do të ishte një akt i vetëdijshëm politik që sinjalizon se siguria kombëtare dhe parimet etike janë mbi çdo kalkulim oportunist.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura