ROBOTIZIMI I NJERIUT DHE HUMBJA E IDENTITETIT PERSONAL!

ROBOTIZIMI I NJERIUT DHE HUMBJA E IDENTITETIT PERSONAL!

Pashtriku.org, 28 prill 2017

Në mjekësi janë të njohura rastet kur, mjete të ndryshme medicinale, përmes intervenimeve kirurgjike implantohen në trupin e njeriut. Këto pajisje si: pacemarkera apo stimulues kardiak, pajisje metalike ortopedike, pompa medicinale, e shumë të tjera gjithmonë implantohen tek pacientët me qëllimin më të mirë, në mënyrë që atyre t’iu shpëtohet apo zgjatet jeta, që konstrukti i trupit të tyre të merr formë normale, etj. Pra me një fjalë, të gjitha këto mjete kanë qëllim shumë human. Gjersa mjeti i implantuar për të cilin do të bëhet fjalë në vazhdim të këtij teksti ka një qëllim dhe funksion tejet djallëzor. Prandaj, me të drejtë paraqiten pyetjet: A është e rrezikuar raca njerëzore t’i nënshtrohet një robotizimi dhe eliminimi total të jetës private duke përfshirë edhe lirinë e mendimit? A do të humbë njeriu identitetin dhe individualitetin e tij, a është e mundur që njerëzit vullnetarisht të heqin dorë nga jeta e tyre e brendshme si dhe mendimet më të fshehta të tyre, a do të ngelë njeriu në të ardhmen vetëm person e të mos ketë më personalitet, etj, etj?

Nëse funksionet e trurit do të lidhen me një superkompjuter nëpërmjet të mikrochipit të vendosur në trupin e njeriut, atëherë njeriu do ta humb çdo lidhje me natyrshmërinë e tij të lindur, dhe tani ai do të përcillet dhe komandohet përmes satelitit dhe mikrochipit të implantuar në trupin e njeriut. Ky rrezik mund të pengohet vetëm nëpërmjet vetëdijesimit të njerëzve me anë të literaturës dhe shkrimeve në lidhje me këtë mikrochip. Zaten edhe qëllimi kryesor i këtij shkrimi, është në funksion të një njoftimi për rrezikun të quajtur “VeriChip” apo RFID (chipi verifikues radio frekuentues), të cilin zbuluesit e tij e quajnë “Engjëlli.Digjital”

***

Shikoni këtë video:

Un hombre australiano utiliza el iPhone 6… con un chip bajo la piel.

***

Çka në të vërtetë është “Verichipi”?

Ky chip është shndërruar nga një chip mjekësor i cili implantohej në trupin e njeriut në chip të teknologjisë ID. Atë e ka zbuluar Dr. Charles Sanders. Dr. Sanders ishte ftuar për vizitë nga Henry Kissinger. Në bisedë e sipër, Kissinger kishte thënë: ”Ne duhet jo vetëm të identifikojmë por edhe të kontrollojmë çdo njeri në planet”. Kështu u zbulua chipi i vogël me gjatësi prej ¼ -tën e inch-it, pra me gjatësi të kokrrës së orizit, dhe në formë të gypit prej xhamit. (Kohën e fundit është prezantuar nga Hitachi chipi më i vogël në botë me dimensione prej 0.05 x 0.05 mm, i cili mund të vendoset në gishtin e njeriut)!

Mikrochipi i cili ka filluar të implantohet në trupin e njeriut, me gjatësi të kokrrës së orizit.

Ai përmban 250.000 komponente elektronike dhe me një frekuencë ultra të lartë, mund të transmetojë në kontinuitet të dhëna në satelit. Mikrochipi mund të mbushet në qark ose me bateri. Bateria përbëhet nga litiumi dhe ajo mbushet gjatë ngrohjes së trupit si pasojë e lëvizjeve të tij. Vendet më të përshtatshme në të cilat mund të implantohet në trupin e njeriut janë: pjesa e dorës mbi bërryl, ana e prapme, por nëse njeriu nuk ka dorë atëherë vendoset në ballë. Për këto dy vende shkencëtarët kanë ardhur në përfundim, se janë vendet më të përshtatshme, për shkak se kanë zbuluar se, pikërisht në këto dy vende të trupit të njeriut, shkalla e temperaturës së njeriut është më e ndryshueshme, dhe se pikërisht ky ndryshim i temperaturës, është kusht që bateria të punojë gjithnjë. Gjithashtu vende tjera të përshtatshme për implantim janë edhe shuplaka e dorës, ana e sipërme në mes gishtit tregues dhe gishtit të madh si dhe maja e gishtit.

Chipi mund të ofroj këto të dhëna për çdo person që e bartë atë:

– të dhënat personale dhe fotografinë digjitale,

– gjurmët e digjitalizuara të gishtërinjve,

– përshkrimin fizik,

– adresën e fundit dhe të parafundit,

– historinë (të dhënat) familjare,

– profesionin apo punën aktuale dhe

– të ardhurat personale,

– të dhënat mbi tatimin dhe borxhet eventuale si dhe

– dosjen kriminale.

Me një fjalë në të ardhmen, pretendohet që njeriu të ketë barkodin e tij si çdo artikull tjetër ushqimor, por me të gjitha të dhënat që u cekën më lartë. Në secilin barkod të tillë është shënuar (por nuk shihet) numri 666. Dihet se ky numër është një prej shenjave sataniste.

Kjo shenjë është marrë nga alfabeti çifut. Në alfabetin çifut, secila shkronjë ka edhe nga një numër. P.sh. numri 6 i përgjigjet shkronjës Vav (V/W). Akronimi “www” (world wide web), të gjithë e dimë se është prefiksi i parë të cilin e përdorim në internet për të caktuar fushën në të cilën dëshirojmë të hyjmë. Pra, “www” paraqet simbolin numror 666.

Personat e testuar të cilët janë përfshirë në eksperimentet sekrete janë:

– të burgosurit,

– ushtarët,

– pacientët me të meta mentale,

– fëmijët e hendikepuar,

– personat e verbër dhe të shurdhër,

– homoseksualët,

– gratë e vetmuara,

– pleqët, etj!!!

Ata që eksperimentojnë janë ata që kanë eksperimentuar gjithmonë në dëmë të njerëzimit dhe për pasoja nuk e kanë dert aspak. Ndërsa të ekperimentuarit janë gjithmonë të pafajshmit dhe të manipuluarit. Në këtë rast të eksperimentuarit e parë janë amerikanët. Kjo është edhe një dëshmi se popullin amerikan nuk e udhëheqin amerikanët. Madje, qytetarët e amerikës të frikësuar nga “terrorizmi”, për shkaqe sigurie thërrasin shërbimin “Chipin Verifikues”, i cili vie në adresën shtëpiake. Amerikanët, vullnetarisht me familje pranojnë chipin, dhe përmes internetit, me shërbimet e korporatës “IBM” me përcjellje satelite, mund ta përcjellin çdo lëvizje të fëmijëve dhe të afërmëve të tyre. Çfarë mashtrimi! Në fakt janë bërë viktimat e para të një kontrolli dhe pastrimi total të trurit.

Nga viti 2008, në shumë institucione shkollore, fëmijët janë të obliguar që ta vendosin chipin në uniforma shkollore ose në dorëza!

Ideatorët e këtij projekti kanë shkuar edhe më larg, kështu që në të ardhmen kush nuk posedon chipin, nuk ka të drejtë në shërim si dhe në shërbime tjera shëndetësore, andaj planifikojnë që të gjithë fëmijët e porsalindur t’i kushtëzojnë me vendosjen e chipit!!!

Në fillim gënjenin se chipin nuk do t’iu implantojnë as kafshëve, kurse ligjet e Unionit Evropian obligojnë që çdo qen si dhe kafshë tjetër të pajiset me chip. Një politikë të tillë do ta aplikojnë edhe ndaj njerëzve. Faza e parë është dhënia e letërnjoftimeve dhe pasaportave biometrik, të cilët, kohët e fundit aq shumë po i reklamojnë në Shqipëri dhe po “premtojnë” se do t’i japin bakshish! Në brendinë e këtyre pasaportave, siç shihet në fotografi, në pjesën e majtë të sipërme, gjithashtu gjendet mikroprocesori-chipi. (alb-drejtesia/com)

***

VIdeo’ilustrimet:

Verichip Microchipping in Mexico

***

RFID Chip (German/Deutsch)

***

Verichip heißt jetzt PositiveID

***

Obamacare – Verichip the savior of mankind but….

***

RFID VeriChip – Pläne der NWO zur totalen Überwachung

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura