Prishtinë, 10. 03. 2016: Insinuatat qofshin edhe të natyrës propagandistike, manipulative, siç janë këto të PLDK-së për gjoja antiamerikanizmin e VV, që provokojnë tutje idenë e shkëputjes së Evropës nga Shqipëria, pra edhe nga Kosova, ashtu si edhe prishjen e aleancës me SHBA-të, janë veprimi sipëror antikombëtar i pa imagjinueshëm dhe tërësisht i pa falshëm.
Serbia dhe Greqia, siç dëshmon historia, kanë vënë në shfrytëzim të gjitha mjetet e mundshme për dëbimin dhe zhdukjen e shqiptarëve dhe shuarjen e Shqipërisë.
Serbia për këtë qëllim ka hartuar plot nëntëmbëdhjetë programe që kishin këtë qëllim; disa pjesërisht ose plotsisht edhe i ka realizuar. Shih për këtë, një pjesë e madhe e gjeografisë shqiptare (nga Nishi e deri në Bradash), që njihet me emrin Toplicë, që dikur duhet të jetë quajtur Meditë, shto kësaj edhe një pjesë të madhe të Anamoravës (qytetet Leskoc, Vrajë, Preshevë e Bujanoc), sot janë krahina të pushtuara të Shqipërisë.
Por Serbia nuk do të ndalet me kaq. Ngjashëm si Turqia, edhe Serbia, pas përdorimit të armëve e të shpërngules me dhunë, pasi kishte aplikuar çdo metodë që kishte njohur historia e luftërave dhe diktaturave, do të pasojë mei “kartën e fundit: heqja e Europës prej shqiptarëve”, do të konstatojë Ismail Kadare.
Çuditërisht, këtë strategji serbe, me vetëdije apo pa të, po e bën edhe qeveria e Kosovës dhe eshaloni i saj që kontrollon mediat, duke mëtuar që përmes akuzave banale të shpikura për gjoja poozicionimin e opozitës, me theks të veçantë të VV, si forcë që udhëhiqet nga një frymë politike antiamerikane dhe përgjithësisht antiperendimore!
Më kot në fjalimin programatik të Albin Kurtit më 26 shkurt u bë shpjegimi më se i duhur se, është pikërisht VV, ajo që vazhdon frymën skenderbegiane që bart në vetëvete idenë më proevropiane e më properendimore të mundshme në mendimin politik shqiptar. Më tej duhet potencuar, madje me theks, se është pikërisht fryma politike e Rilindjes sonë Kombëtare, të cilës i është kthyer fuqishëm VV, ajo që i pengon shumë armiqtë e Kombit tonë.
Mos të harrojmë, ishte eshaloni pro serb i instaluar brenda LDK dhe në majen e saj, ai që po me këtë gjuhë e stil, sulmonte ashpër profesor Ukshin Hotin, duke e akuzuar herë publikisht e herë nën rrogoz, si pro rus e pro serb.
Po e njejta propagandë, nga po të njejtat qarqe, ishte ushtruar edhe kundër Adem Demaçit për vite të tëra!
Në një pjesë të mirë të Europës ky debat ka kohë që ka arritur pikën kulminante. Sidomos në Gjermani. Ky depat në Europë ka një bazë reale, për dallim ga Kosova dhe hapësira shqiptare në përgjithësi. Shqiptarët si Komb, aleancën politike me SHBA-të dhe vendet si Gjermania, Austria, Kroacia, Turqia… e ka jetike. Prandaj çfardo pretendimi për ta bartur këtë debat në Kosovë, është tejet i stisur. Pretendimi për të ngritur paralele mes VV dhe qarqeve dhe paritive antiamerikane në Europë, siç janë një lagje partish të ekstremit të djathët, por edhe atij të majtë, trandicionalisht të kontrolluar nga Rusia, ka prapvijë të qartë politike.
Kjo propagandë që po përdorë ky establishment qeveritar për njohësit e historisë politke të Europës, por edhe të Ballkanit, lehtë do të cilësohet si resentiment i klishes që prëdorte GESTAP-oa gjermane dhe kolaboratorët e saj, madje edhe ata duke u thirr në sjpëtimin e Kombit dhe në institucionet që ia kishte besuar pushtuesi!
Në Gjermani vetëm pesëdhjetë përqind e gjermanëve kanë pertceptim pozitiv për SHBA-të, ndërkaq hiq më pak se 45 përqind e popullsisë e përceptojnë keq SHBA. Politikanëve gjerman të partive të etabluara, e mos të flasim për ato në qeveri, CDU/SPD që përbëjnë koalicionin e madhë ngjashëm si në Kosovë, as nuk i shkon mendja tëlëshohet në propagandë të këtillë, siç bën PLDK në raport me VV.
Pavarësisht këtij trendi herë – herë negativ, githandej në Europë është fuqia ekonomike amerikane dhe jo vetëm ajo, që i bën europianët e thjeshtë të impresionohen, ndërkaq shqiptarët përgjithësisht si popullin më proamerikan në Europë.
Duket se pre e kësaj propagande, në thelb antishqiptare, ka ra një pjesë e mirë e establishmentit të PLDK-së sot, tek vazhdon të hedhë akuza të kësaj natyre në adresë të VV.
Insinuatat qofshin edhe të natyrës propagandistike, manipulative, siç janë këto të PLDK-së për gjoja antiamerikanizmin e VV, që provokojnë tutje idenë e shkëputjes së Evropës nga Shqipëria, pra edhe nga Kosova, ashtu si edhe prishjen e aleancës me SHBA-të, janë veprimi sipëror antikombëtar i pa imagjinueshëm dhe tërësisht i pa falshëm.
Këto insinuata, shih për këtë, ka ardhur çasti që të marrin dënimin e merituar.