SAIME ISUFI: PO I KTHEHET KOSOVËS ADEM DEMAÇI

Pashtriku, 26 shkurt 2021:


 

 

 

Po i kthehet Kosovës Adem Demaçi
Saime Isufi

Lajmi me shpejtësi gjithkund mori dhenë
Prite Kosovë, heroin, bacën Adem!
Dimrit plot acar, vendin ia ka zënë dielli
Tërë Kosova në festë pret sot bac Ademin.

Kosovës, bac Adem, ti ia shëron sot plagët,
Kosovën bac Adem e kanë mbërthyer gjarpinjtë e gjakut.
Atyre gjarpinjve që të mbështollën dikur,
Ne po ua thyejmë kokën
Ti na ke dëgjuar zërin që ngritëm në gjithë botën.

Ata të vodhën, të rrëmbyen me natë,
Se populli s’ishte si sot zgjuar, por bënte gjumë të rëndë.
Sot ti e gjen zgjuar, e gjen dhe në festë
Me plagë të reja në trup, ka dalur të të presë.

Veç mos u trishto Bac nga gjaku
Që do të shohësh rrugëve
Se ato ka shkaktuar baroti i plumbave.

Ata plumba automatiku që Kosovën s’e tundën
Bozhureve të saj petalet ia shkundën.
Kur bozhuret filluan t’i hapnin petalet
U kositën nga plumbat, u shuan nga rafalet.

Dhe Kosova i mori, i futi në gji
Të gjithë ata që ranë për liri.
Ajo i futi në gji dëshmorët e lirisë
Kurse sot Kosova te ti është nisë

Të çmallet e përmalluar me ty pas tri deceniesh
Ta nderojë heroin e saj, simbolin e qëndresës.

Kosova erë plumbash, Kosova erë barot
Kosova krahëhapur në gji po të pret sot
Po të kthehet biri prap pas tri deceniesh
Prite Kosovë, prite, simbolin e qëndresës!

Saime Isufi, 18.02.1990

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura