SALIH KABASHI: MËSUESJA NUSHË – DËSHMIA E TMERRSHME E DISKRIMINIMIT…

(Gurakuq, 29. 07. 2012) – A ka më turp se poshtërimi përmes varfërisë që po u bëhet mësuesve anë e kënd Republikës së Kosovës nga Qeveria e po asaj Republike, e cila edhe vetë zanafillën e saj e ka nga ata pishtarë e entuziastë arsimi tashti të lodhur nga pleqëria dhe fukarallëku… Miqve te mi, Hashim Thaçit dhe Ramë Bujës: Fytyra e Mësueses Nushë sonte po më bindte se ju po ju shkon fytyra… Në mos ju pastë shkuar tashmë.
Mësuesja Nushë tash është banorë e Shtëpisë së Pleqve në Gurakuq.
Sonte ishte për iftar te ne.
Ajo është mbesë e Gurakuqit.
Është e sëmurë dhe është pensioniste.
Nuk ka shtëpi as fëmijë.
I shoqi, Hasani, i vdiq nga goditja e rrymës kur ai si elektricist po rregullonte rrjetin e shkatërruar në katundin e tij Drejë, menjëherë pas luftës së Kosovës.
Nusha ka qenë ndër mësueset e para të diplomuara në komunën e Istogut. Sportiste sidomos hendbolliste e dalluar dhe kampione.

Gurakuq, Korrik 2012: Salih Kabashi me Mësuesen Nushë – në shtëpinë e Pleqëve.

………………………………………………………

Nga puna e kësaj mësueseje kanë dalë shumë gjenerata nxënësish.
Ishte e dashur për fëmijët dhe kolegët e saj.
Tash ajo, si të gjithë mësuesit gjerë e gjatë Republikës gëzon një pension mizerabël me të cilin nuk mund të sigurojë as ilaçe.
Mësuesja Nushë është dëshmia e tmerrshme e diskriminimit dhe e talljes që shoqëria kosovare u bën më të merituarve për prosperitetin e saj gjatë historisë së gjysmëshekullit të dytë të shekullit të kaluar.
Hashim Thaçi, Qeveria, Parlamenti, Atifetja presidente do të duhej që në mos para veteranëve të UÇK-së, atëherë së paku paralelisht të trajtonte, të vlerësonte e të shpërblente edhe veteranët e arsimit.
Sepse, mësuesit ishin ata që lindën e formuan gjithë çka ka vlerë në Kosovën tonë. Duke përfshirë edhe heronjtë dhe ata që tash nga poste pushtetore lavdojnë këta të fundit në kohëra fushatash votambledhëse.
A ka më turp se poshtërimi përmes varfërisë që po u bëhet mësuesve anë e kënd Republikës së Kosovës nga Qeveria e po asaj Republike, e cila edhe vetë zanafillën e saj e ka nga ata pishtarë e entuziastë arsimi tashti të lodhur nga pleqëria dhe fukarallëku.
Te Mësuesja Nushë sonte pashë fyerjen e turpshme që qeveria i bën kategorisë më vetëmohuese, më iluministe e njëherit më të persekutuar nga regjimi jugofashist i Tito-Millosheviqit.
Miqve te mi, Hashim Thaçit dhe Ramë Bujës:
Fytyra e Mësueses Nushë sonte po më bindte se ju po ju shkon fytyra…Në mos ju pastë shkuar tashmë.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

100 VJET …

100 VJET … 100-Vjet të ekzistimit dhe veprimtarisë së Klubit Futbollistik Prishtina së shpejti do t’i gjejmë të…