SERBIA PO KRYEN SPASTRIM ETNIK NЁ KOSOVЁN LINDORE!
Serbia po kryen spastrim etnik në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përmes pasivizimit të adresave
Nga Refik HASANI – Preshevë, më 20 shtator 2025
Pasivizimi, heqja, fshirja e adresave të qytetarëve shqiptarë të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanoc do të prodhojë këto efekte tepër të dëmshme, si:
Nëse, nuk posedoj dokumentë identiteti, atëherë jam një shtetas i huaj, por jo i Republikës së Serbisë, që nuk mund të kryejë asnjë veprim ligjor, apo jam ligjërisht i pa asnjë të drejtë të fillojë, të kryej, të vazhdojë edhe ndërmarr veprime ligjore konform standardeve dhe konventave të BE-së dhe akteve tjera që janë të garantuara edhe me kartën OKB-së.
Nëse, nuk jam shtetas i Serbisë, nuk mund të marrë asnjë dokument të gjendjes civile të identifikimit nga institucionet administrative. Sa më pak votues, po paraqiten në këtë dekadën e fundit, si në zgjedhje lokale e ato Parlamentare, në ndarjen e buxhetit, etj.
Nëse, nuk jam shtetas rezident, atëherë si: Humbi vendbanimin (adresën),në Republikës e Serbisë, humbi të drejtën të kem qasje në kujdesin shëndetësor ose shërbime sociale, humbi të drejtat civile,humbi të drejtën të blejë ose të shes pronë, humbi të drejtën të regjistrojë, e trashigojë pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, humbi të drejtën ta përditësojë letërnjoftimin, patent shoferin, e pasaportën, humbi të drejtën të jemë i votuar apo të votojë,nuk mund të kryej veprime të tjera financiare të kësaj natyre etj.
Nëse, si një qytetar rezultoj pa adresë fizike, sipas kësaj praktike nuk jam rezidencën të rregullt në Republikën e Serbisë.
Këto janë shkelje, cenim, mohim i së drejtës elementare individuale dhe kolektive të neve shqiptarëve dhe kështu do të rrezikojmë të humbasim pronat e tona, shtëpitë, tokat, përdorimin e llogarive bankare, sigurimet shëndetësore e shoqërore që kemi paguar deri tani.
Serbia po zbaton pa zhurmë dhe krejt në heshtje një strategji të qartë dhe me veprime konkrete po arrit të shpopullojë zytarisht Preshevën, Medvegjën, e Bujanocin.
Në krahinën shqiptare të mbetur padrejtësisht nën administrimin e Serbisë, që përfshin Medvegjën, Bujanocin dhe Preshevën, jemi të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe kjo është një pastrim i organizuar shtetëror etnik.
Ky është Rajoni më i pazhvilluar dhe më i diskriminuar në gjithë Evropën. Mbi të gjitha, kjo Krahinë nuk e ka të zgjidhur statusin politik, pengesë e të gjitha zhvillimeve.

_______________
KRIMINELI RATKO MLLADIÇ NЁ BUJANOC!
Nga Refik HASANI, më 6 shtator 2025
https://pashtriku.org/krimineli-ratko-mlladic-n%d1%91-bujanoc/
Exploring the world of luxury timepieces is always a thrilling journey. Platforms like Coveted showcase some of the finest watches available. The elegance of the Jaeger LeCoultre Reverso is timeless, while the minimalist sophistication of the Jaeger LeCoultre Master Ultra Thin is perfect for modern collectors. For contemporary design lovers, the Rado TRUE and the dynamic style of the Rado HyperChrome demonstrate Rado’s mastery of innovation and aesthetics.