SHERADIN BERISHA: BIZNESET E BOGOLUBIT ME RAMIZ KELMENDIN E PDK’së!

Pashtriku.org, 04. 06. 2014 – Më 10 maj 2014 biznesmeni i njohur i AAK’së Ramiz Kelmendi iku nga Ramushi, dhe iu bashkua PDK’së së Hashimit. Shefi i PDK’së, Hashim Thaçi, para gazetarëve ka deklaruar se, Ramiz Kelmendi, po i bashkohet vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës për zhvillim ekonomik si dhe krijimin e vendeve të reja të punës në Kosovë. “Jemi të vendosur që bashkarisht të vazhdojmë përkushtimet tona institucionale ku Kelmendi do të jetë pjesë e listës fituese të Partisë Demokratike të Kosovës të 8 qershorit dhe do të jetë pjesë e rëndësishme e përgjegjësive ekzekutive në qeverisjen e ardhshme…” – ka thënë ai. Ndërsa Ramiz Kelmendi, ka deklaruar: “Nga dita e sodit kam vendosur që të jem pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, të jem pjesë e vizionit dhe politikave zhvillimore ekonomike. Të gjithë intelektualitetin tim, përvojën time, dijeninë time do ta vë në dispozicion në realizimin e zhvillimit ekonomik të Kosovës, punësimin sa më shumë dhe besoj që po që se arrij t’i inkorporojë dijenitë e mia në politikat zhvillimore të Partisë Demokratike nuk do të jetë asnjë qytetar i Kosovës i papunësuar”!!!

Kush është Ramiz Kelmendi – në fushën e biznesit?!

Më 02 dhjetor 2010, (10 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit 2010) kam botuar një analizë me titull: “BIZNESET E BOGOLUBIT ME RAMIZ KELMENDIN E AAK’së“, ndërsa tani kjo analizë titullohet: “BIZNESET E BOGOLUBIT ME RAMIZ KELMENDIN E PDK’së”!
***

Bogoljub Kariç, njëri nga biznesmenët më të afërt të familljes së kryekriminelit e varrmihësit të Kosovës Sllobodan Millosheviç, edhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës duket se është njëri nga bizensmenët më të fuqishëm në Kosovë. Bogoljub Kariç, biznesin dhe pasurinë e tij e ka fituar në bashkëpunim të plotë më familjen e Sllobodan Millosheviçit. Në këtë kontekst thuhet se biznesi i Bogoljubit është ndërtuar mbi një fakt shumë të rëndësishëm – ai ishte bankieri personal i Millosheviçit. Më 27 korrik 2010 gazeta Blic e Beogradit ndër të tjera shkruan: ”Mnogi spremno tvrde da je njihovo bogatstvo (Bogoljuba Kariča) zasnovano na prijateljskim odnosima sa porodicom Slobodana Miloševića. A da se Bogoljubov biznis zapravo zasnivao na jednoj činjenici – bio je lični bankar Miloševića.”

Për më tepër lexoni:

Miloševićev tajkun Bogoljub Karić kupio azil u Rusiji
HAPE: http://www.blic.rs/Vesti/Tema-Dana/200149/Milosevicev-tajkun-Bogoljub–Karic-kupio-azil-u-Rusiji

Ovde zhivi Bogoljub Karić :
HAPE: http://www.blic.rs/Vesti/Tema-Dana/200283/Ovde-zivi-Bogoljub-Karic

* * *
“Bisnesmeni i famshëm Kariç, në Kosovë ka një zinxhir supermarketesh ETC, së bashku me biznesmenin Ramiz Kelmendi nga Peja” – kështu ka shkruar më 27 tetor 2010 gazeta serbe „Kurir“ në artikullin “Karić nesmetano trguje na Kosovu sa albancima“ – (Kariç i papenguar tregëton në Kosovë me shqiptarët). Sipas kësaj gazete, “Bogoljub Karic, mban supermarketet zinxhir ETC në të gjitha qytetet e mëdha të krahinës, së bashku me biznesmenin e njohur, Ramiz Kelmendin”. “ETC marketet, gjinden në Prishtinë, Lipjanë, Podujevë, Vushtrri, Pejë dhe në Mitrovicë.. dhe janë hapur para pesë – gjashtë vitesh… Ky nuk është i vetmi biznes i përbashkët i Kariçit me Kelmendin, ata kanë edhe aktivitete tjera“ – raporton Kurir.
„Kurir“ ka theksuar se, Bogoljub Kariç për shkak të marrëdhënieve të mira që ka me Ramiz Kelmendin dhe biznesmenin tjetër kontraverz Ekrem Lluka nga Peja, është plotësisht i mbrojtur në Kosovë. Sipas kësaj gazete Kariç akoma i ka katër shtëpi në Pejë, dhe një vilë luksoze në një kodër mbi Patriarkanën e Pejës. “Në vilë është pothuajse e pamundur për të arritur, sepse gjendet në lartësi më të madhe se 100 metra. Pronën e tij e ruajnë shqiptarët dhe janë të vetmet shtëpi serbe në Pejë, të cilat nuk janë djegur”, ka shkruar “Kurir”. Sipas këtij mediumi, njëra nga shtëpitë e biznesmenit Kariç është liruar për universitetin e qytetit të quajtur “Braça Karic” (Vëllezërit Kariç).

Për më tepër lexoni:

Karić nesmetano trguje na Kosovu sa Albancima
HAPE: http://www.kurir-info.rs/karic-nesmetano-trguje-na-kosovu-sa-albancima-clanak-55308

Biznesmeni serb, Bogoljub Karic, i kërkuar nga Interpoli që nga viti 2006, dyshohet se fshihet në Pejë. Sipas të përditshmes serbe “Blic”, Kariç është duke u fshehur në Pejë dhe po ndihmohet nga biznismenët Ekrem Lluka e Ramiz Kelmendi.

Për më tepër lexoni 

Karić putuje sa lazhnim pasošem: 

HAPE: http://www.blic.rs/Vesti/Politika/215481/Karic-putuje-sa-laznim-pasosem

Edhe ministri i brendshëm në dorëheqje, Bajram Rexhepi, nuk e ka mohuar se Kariç ndodhet në Pejë. “Unë nuk e di nëse ai (Kariç) ka një biznis plotësisht të pavarur juridik këtu (në Kosovë), por në marrëdhënie me disa biznesmenë të fuqishëm nga Peja ai ka aksione në disa kompani”, citohet të ketë thënë Rexhepi për një agjensi serbe.

Për më tepër lexoni:

Rexhepi: Za hapšenje Bogoljuba Karića potreban nalog Interpola:

HAPE: http://www.blic.rs/Vesti/Hronika/215323/Redzepi-Za-hapsenje-Bogoljuba-Karica-potreban-nalog-Interpola

Autoritetet serbe, sipas Balkan Insight në Beograd, kanë ngritur tri aktakuza ndaj Bogoljub Kariçit e njëra prej tyre ka të bëjë me një favor që ai ka kryer ndaj biznesmenit pejan, Ekrem Lluka. Kariç akuzohet se ia ka transferuar një pjesë të licencës së telefonisë mobile “Mobtel” Ekrem Llukës, pronar i kompanisë “Mobikos”, i cili sipas marrëveshjes ndërmjet dy palëve do të operonte në territorin e Kosovës.
Ekrem Lluka është pronar i korporatës Dukagjini, njërës prej kompanive më të mëdha të Kosovës, me mbi 300 të punësuar. Në kuadër të Korporatës janë disa kompani që kryejnë veprimtari të ndryshme, si shtypshkronja, kompania e sigurimeve, fabrika e duhanit, rrjeti tregtar, ndërtimtaria, radio e televizioni, Birraria e Pejës, Fondi Sloveno-Kosovar i Pensioneve e tjera.
Ndërsa, biznesmeni Ramiz Kelmendi, sipas një sondazhi të bërë paradokohësh, është personi i tretë më i pasur në Kosovë. Pronar i vetëm i organizatës “Elkos Grup”, e themeluar para 20 vjetëve, ka 1.200 të punësuar, qindra hektarë tokë pjellore, kullota dhe pyje në komunën e Pejës dhe në Rugovë. Posedon pastaj edhe rrjetin tregtar tashmë të njohur si ETC – bashkë me biznesmenin serb Bogoljub Kariç, rrjetin e shitjes me shumicë të mijëra artikujve, jo vetëm ushqimorë, në secilën komunë të Kosovës të populluar me më shumë banorë, si dhe hapësirën prodhuese të ish’Fabrikës së autopjesëve në Pejë, e njohur si “Zastava“ me 40 mijë metra katrorë. Multimilioneri R.Kelmendi disa herët ka pranuar publikisht që ka miqësi me kryetarin e Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, dhe ai shpesh, është parë në fushatën elektorale të AAK’së gjatë zgjedhjeve të kaluara në Kosovë.
Ramiz Kelmendi i propozuar nga dega e AAK’së në Pejë, në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 ishte kandidat për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – nën numrin rëndor 56, ndërsa tani, në zgjedhjet e 8 qershorit 2014, në listën e kandidatëve të PDK’së është nën numrin rëndor 50!!!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

KOLË BERISHA

Kolë Berisha, veprimtar dhe kontribuues i çmuar  për  lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në  Kosovë Nga Gjekë Gjonaj, Ulqin…