SHERADIN BERISHA: DEPUTETË, MOS E SHKILNI BETIMIN!

Pashtriku.org, 19 mars 2018:
Të nderuar deputetë,
Marrëveshja për Demarkacionin e 26 gushtit 2015 që e kanë nënshkruar Hashim Thaçi dhe Skënder Hyseni (në Vjenë), pikat kufitare në Ҫakorr dhe Kullë të Zhlepit i lenë në Mal te Zi! Dhe kjo marrëveshje si e tillë, meqë e cënon TËRËSINË TERRITORIALE të Republikës, nuk duhet të VOTOHET!

***
Teksti i Betimit që e keni dhënë dhe nënshkruar (më 3 gusht 2017) është si vijon:
“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e TËRËSISË TERRITORIALE dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane. BETOHEM!”

MOS E SHKILNI KËTË BETIM!
________________
Ilustrimet:
1. Në një punim shkencor të shkruar nga studiues malazezë në Malit të Zi, i ilustruar edhe me fotografi – ku shihet objekti i pikës kufitare në Ҫakorr, thuhet se: ‘Ҫakorri shqiptar, është mali në vargmalet e bjeshkëve të Nemura në kufirin Mali i Zi – Kosovë”.
Shikoni faksimilin me shënim dhe fotografinë e pikës kufitare në Ҫakorr!

2. Se pika kufitare Kosovë – Mali i Zi është në Kullë – dëshmon kjo foto ku shkruan: “Carinski prelaz Kula” (Kalimi kufitar Kulla) dhe vulat kufitare hyrëse e dalëse me emrin “KULA”!
Shikoni fotografinë dhe faksimilin me Vulat kufitare!

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura