SHERADIN BERISHA: FJALAMANËT E ‘BASHKIMIT KOMBËTAR’

Pashtriku.org, 21 prill 2017: Fjalamanët, Sali Berisha, Edi Rama, Hashim Thaçi, Isa Mustafa (si kryeministra) kanë nënshkruar shumë ‘marrëveshje integruese’ midis dy republikave, por deri më sot asnjëra prej tyre nuk është realizuar! Ka disa vite që premtuan një ABETARE të përbashkët, por nuk u bë akoma realitet! Me lehtë speci i Anadrinit dhe patatja e Vushtrrisë kalojnë kufirin, e shiten në tregun e shteteve fqinje dhe kudo gjetiu, se sa në tregun e Shqipërisë dhe anasjelltas, një produkt i Shqipërisë në Kosovë! Dhe kjo specie e politikanëve flasin për Bashkim Kombetar! Hyt turpi i mbuloft!

QËLLIMI I PASHTRIKU.ORG
Pashtriku.org është portal i pavarur kombëtar, i themeluar në tetor të vitit 2006 dhe ka për qëllim: të shkruarit e historisë sonë kombëtare në dritën e dokumenteve arkivore etj., si dhe luftimin e të gjitha dukurive negative në shoqërinë tonë. Për më tepër ofron informim objektiv, për zhvillimet politike, ekonomike, sociale…, në Etnikumin Shqiptar… “Një popull, ose e dëshiron realizimin e një qëllimi politik dhe për të është i gatshëm të sakrifikojë, ose nuk e dëshiron. Qëllimi politik i popullit shqiptar nuk mund të jetë tjetër pos bashkimit të tij në një shtet të vetëm shqiptar” – ka thënë filozofi dhe politikani Ukshin Hoti. Prandaj, motoja e Pashtriku.org është: „Ta bëjmë realitet Bashkimin Kombëtar – përpara se t’i bashkohemi Bashkimit Europian“.
(Burimi: https://pashtriku.org/?kat=51)
***
Një mik imi, Skënder Basha – pasi kishte lexuar këtë pasues, më shkruan në facebook, se “megjithatë, ka një plan në realizim – për bashkim!
Ndërkaq unë ju kam përgjigjur:
Po miku im Skender,
Ka një plan për realizimin e kësaj aspirate mbi 100 vjeçare! Dhe rasti më mirë për ta bërë një akt bashkimi (fillimisht të dy republikave) në mënyrë legale ishte 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë. Në shkurt të vitit 2012, si editor i pashtriku.org, kam bërë një kërkesë publike më shkrim dhe ua kam dërguar, Jakup Krasniqit (atëkohë kryetar i Kuvendit të Kosovës), Jozefina Topallit (atëkohë kryetare e Kuvendit të Shqipërisë) dhe disa deputetëve në Kosovë.
Në vijim lexoni një pjesë të këtij shkrimi, të cilin e kam botuar më 22 shkurt 2012 në pashtrik:
(…)

Për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë degradimit të mëtutjeshëm të Republikës së Kosovës, dhe tjetërsimit të qenjes sonë Kombëtare, në këto momente duket se është i domosdoshëm, që Kuvendi i Kosovës, të thërras një seancë të Jashtëzakonshme, për të shqyrtuar rrugën e realizimit të Bashkimit të Republikës së Kosovës me Republikën e Shqipërisë, dhe pas konsultimeve në mes të institucioneve shtetërore dhe akademike, në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor 2012, kuvendet respektive të shpallin Bashkimin e dy shteteve në një SHTET të përbashkët. Dikush mund të thotë, kjo është e pamundur, sepse pengohet nga faktori ndërkombëtar. JO! Kjo është plotësisht e mundur dhe legjitime! Dua të rikujtoj një fakt historik. 100 vjet më parë, edhe pse mbi 80% e territorit shqiptar ishte i pushtuar nga ushtritë: Serbo – malazeze, greke e bullgare, Kuvendi i Vlorës e shpalli Pavarësinë e Shqipërisë në kufijtë e saj ETNIK. Ndërkaq sot, cila është ajo forcë ushtarake që mund ta ndalë Bashkimin e Shqiptarëve në një SHTET. S’ka! Prandaj ta bëjmë sot, në mënyrë që nesër të mos bëhet vonë!” (…)

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura