SHERADIN BERISHA: MË 25 QERSHOR S’KA TË HUMBUR! ‘GËZUAR FITOREN PS’PD – EDI RAMA&LULZIM BASHA!’ (FOTO*VIDEO)

Pashtriku.org, 23. 06. 2017 – Më 27 qershor 2009, (vetëm dy ditë para votimit në zgjedhjet parlamentare të 29 qershorit që u mbajtën në Shqipëri, kam shkruar një analizë, e cila me pikë e presje, ruan aktualitetin edhe pas 4 vitesh, pra edhe për zgjedhjet parlamentare të 25 qershori 2017. Analiza ime mbante mbititullin dhe titullin: “Pushtimi i Shqipërisë londineze nga nëntoka kriminale serbe! MOS U GËZONI AS MOS U HIDHËRONI PËR FITOREN APO HUMBJEN E SALI BERISHËS APO TË EDI RAMËS NË KËTO ZGJEDHJE!”. Ndërkaq, duke u bazuar në marrëveshjen Edi Rama – Lulzim Basha të 18 majit 2017, (marrëveshja është përgatitur nga vëllai i Madh – SHBA dhe quhet “Platforma McAllister Plus”) më 25 qershor do të votohet formalisht, ngase marrëveshja ua garanton fitoren dhe bashkëqeverisjen binomit partiak (PS-PD) Edi Rama – Lulzim Basha! Më 25 qershor përfundon aktrimi në Teatrin e Kukullave në Tiranë!
Prandaj këtë herë militantët e PS’PD-së nuk kanë arsye të hidhërohen! Të gjithë duhet të gëzohen dhe t’i bëjnë gati fishekzjarret e “fitores” në ‘Sheshin Skënderbej’! Urime e gëzime!

 

Tiranë, 18 maj 2017: Marrëveshja Rama – Basha…

Në vijim lexoni shkrimin tim të 27 qershorit 2009/
***
Pushtimi i Shqipërisë londineze nga nëntoka kriminale serbe!
MOS U GËZONI AS MOS U HIDHËRONI PËR FITOREN APO HUMBJEN E SALI BERISHËS APO TË EDI RAMËS NË KËTO ZGJEDHJE
Shkruan: Sheradin Berisha / 27. 06. 2009
Të premten në mesnatë ka filluar heshtja zgjedhore në Shqipëri. Për 30 ditë rresht elektorati shqiptar, është bombarduar nga lajmet dhe pamjet impozante të fushatës elektorale të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Të gjitha mediat shqiptare gjatë këtyre ditëve, në vend se të ruanin pavarësinë e tyre editoriale, ato ishin vënë në shërbim të PD’s apo PS’s, duke u bërë kështu prodhues të fushatës (palë të partive) e jo raportues (vëzhgues) të saj. Pa u futur në analizimin e premtimeve të shumta pa mbules, akuzave dhe kundërakuzave të dy liderëve (Berisha – Rama) në adresë të njëri tjetrit, ku përmes këtyre retorikave krijuan, si të thuash një realitet virtual, krejt larg realitetit nëpër të cilin po kalon vendi, me këtë rast dua të vë në spikamë një fenomen që ka përshkuar fushatën elektorale të PD – PS’së, e ky është fenomeni i fushatave marramendëse të stilit të Partisë Republikane apo Partisë Demokratike që u organizuan vitin e kaluar në SHBA, për të cilat janë shpenzuar miliarda dollarë. Derisa „republikanët“ dhe „demokratët“ në SHBA i bënë publike burimet e financimit të fushatave elektorale, në Shqipëri „demokratët“ dhe „socialistët“ deri më tani nuk i kanë bërë publike prejardhjet e financimit.

Binomi Sali Berisha – Edi Rama!
Shikoni videon:

Në të vërtet kush i financoi fushatat elektorale të PD’s dhe PS’s?!
Kjo është një pyetje që për momentin nuk mund t’i ipet një përgjigje e sakt, sepse këto dy parti nuk i kanë publikuar financuesit as para fushatës as tani kur ka përfundar kjo fushatë. Nëse nuk dihen akoma fondet prej nga u financuan PD – PS në këtë fushatë zgjedhore (2009), nuk mund të thuhet një gjë e tillë edhe për burimet e financimit të fushatës zgjedhore të vitit 2005.
* *
Dihet mirëfilli se zgjedhjet e vitit 2005 i fitoi Partia Demokratike në krye me Dr. Sali Berishën dhe shumë shpejt u bë e ditur, se financuesi kryesor i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, ishte biznesmeni serbo-boshnjak Damir Fazlliç, nip i Jovica Stanishiqit, ish shef ishërbimit sekret serb (1990-1998). Për këtë shërbim sekseri Damir Fazlliç pas formimit të qeverisë u favorizua nga kryeministri Berisha. Për një kohë të shkurtë ai në Shqipëri krijoi pesë kompani fantome, të cilat u shfrytëzuan për pastrimin e parave dhe gëlltitjen e fondeve publike, duke marrë tenderë (pa kritere ligjore), për furnizim me rrymë elektrike të Shqipërisë me çmim deri në 30 për qind më të shtrenjtë se çmimi i tregut, fitoi tenderë si ndërmjetësues i një serë kompanish serbe dhe të huaja në punimet e autostradës Durrës – Morinë, pastaj bleu disa hektarë tokë me çmim shumë të volitshëm në Porto-Romano etj.
Ky mafioz ka deklaruar se brenda 3 vitesh ka fituar një pasuri prej rreth 50 milionë dollarësh në Shqipëri, ndërkohë që nuk i pagoi asnjë obligim tatimor shtetit shqiptar. Damir Fazlliç, pasi janë bërë publike këto fakte, ka deklaruar se Sali Berishën e ka mik!, por edhe Berisha ka pohuar se Damirin e ka mik!, dhe në këtë kontekst jo rastësisht Fazlliçi ka përzgjedhur vajzën e kryeministrit Argita Malltezi-Berisha si përfaqësuese ligjore të kompanive të tij fantome, ndërsa kunatin e Lulëzim Bashës (ministër i punëve të jashtme) administrator të bizneseve të tij.
Ajo që duket edhe më shqetësuse në këtë histori (përveç miqësisë Berisha – Fazlliç) ishte përfshirja e Fazlliçit në poltikbërjen e shtetit shqiptar. Mjafton të përmenden pamjet komprometuese që dolën në mediat shqiptare kur Fazlliç merrte pjesë në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku shihet qartë që ministra e gjeneralë shqiptar raportojnë para tij, apo edhe faktin kur mediat fiksuan në një tavolinë pune në Qeveri pamjet kur Berisha kishte takur z.Fazlliç.

Shikoni foton: Sali Berisha, Fatmir Mejdiu dhe Sokol Olldashi përballë Tom Ridges dhe Damir Fazlliçit
Çështja Fazlliç dhe pushtimi i ekonomisë shqiptare nga nëntoka kriminale serbe është diskutuar disa herë edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Në një seancë plenare nënkryetari i grupit socialist Erion Braçe dhe deputeti Pandeli Majko denoncuan këtë lidhje kriminale serbe, ndërsa Bujar Nishani, ministër i brendshëm, investimet e kësaj Kompanie të madhe ndërkombëtare ( Lexo: mafioze serbe) e cilëson si krejt normale (!!!)
Përkundër të gjitha këtyre fakteve, duket se Damir Fazlliç është peshku më i vogël në këtë rrjet të nëntokës kriminale serbe, që ka pushtuar ekonominë dhe politikkën shqiptare. Bosat e nëntokës kriminale serbe janë: Mirosllav Mishkoviç, Fahrudin Radonçiç, Vojin Lazareviç, e shumë të tjerë.
Vladimir Popoviç, ndihmës i ish-kryeministrit Zoran Xhinxhiç të vrarë nga pjesëtarë të “Klanit të Zemunit” , në një intervistë të dhënë pak kohë më parë për një gazetë boshnjake thotë se është nëntoka kriminale ajo që i lidh Damir Fazlliçin me Miroslav Mishkoviçin. “Fazlliç është mjeshtër i mashtrimeve, e nga sa dihet, kjo është pikërisht ajo që i duhet Mishkoviçit në Ballkan.“
Mirosllav Mishkoviç, ish-bashkpunëtorë i kriminelit Millosheviç, aktualisht është Shef i Delta Holding, konsiderohet si njeriu më i pasur ndër të pasurit në Evropë dhe si i tillë radhitet në listat e Forbes, si njëri nga miliarderët e botës. Më 17 janar 2008 në të parjavshmen e pavarur boshnjake, “Slobodna Bosna”, jepet skema e bashkëpunimit tëz.M.Mishkoviç me bosin e “Rudnap” Lazareviç, që ka sjellë energji elektrike për Shqipërinë dhe të sekserit Fazlliç. (Për më tepër lexoni këtu: Radoncicev prijatelj Lazarevic u pohodu na BiH ). Prej gushtit 2008 serbi Mirosllav Mishkoviç bëhet zyrtarisht pronari i një rrjeti supermarketesh në Shqipëri, një biznes fitimprurës i nisur nga gjysma e dytë e vitit 2005. Ndërkaq Vojin Lazareviç ishte ngritur në biznes si tregtar energjie dhe partneri i tij kyç ishte bërë Fazlliç, i cili mekohë kishte krijuar një rrjet të fortë me politikanë, biznesmenë dhe shoqata mediash, … në këtë rajon të Ballkanit.
* * *
Për aq sa thamë në lartë, me të drejt mund të thuhet se Shqipëria në këto 4 vitet e fundit është shndërruar në një koloni të mafias serbe…!
Atëherë shtrohet pyetja:
Si mund të lirohet ekonomia dhe politka shqiptare nga kthetrat e kësaj mafije kriminale dhe a mund të dalë Shqipëria nga kjo e keqe nëse i fiton zgjedhjet Sali Berisha?!
Përgjigja është JO!
A mund të lirohet Shqipëria nga kjo e keqe nëse i fiton zgjedhjet Edi Rama?
Përgjigjja sërish është JO!
Pse nuk mundet Edi Rama ta nxjerr Shqipërinë nga kthetrat e kësaj mafije?!
Përgjigjja është: sepse as Edi Rama nuk është i paprekshëm në këtë mes, për faktin sepse kjo mafijë serbe pëmes fijeve jo krejt të dukshme është e lidhur me mafian maqedone, greke, italiane…etj., të cilat të gjitha së bashku përbëjnë rrjetin e makromafisë në kontinent, e që në prapaskenë ka një lidhje edhe me qendrat e vendosjes politike që quhet “Elita globale”!
Po të mos ishte kështu politikbërësit do të vepronin me ashpërsi në shkatërrimin e kësaj nëntoke kriminale. Ndërkaq, kjo lidhshmëri kontrolli mbi ekonominë dhe politikën…, nuk mund të kuptohet kaq lehtë, nëse nuk e dimë se si funksionon sistemit i komploteve në botë, përmes së cilit janë zhvilluar të gjitha ngjarjet që e përbëjnë historinë e globit tonë.
Prandaj, krejt në fund mund të them, që nuk duhet të gëzohemi aq shumë për fitoren ose humbjen e Sali Berishës apo të Edi Ramës në këto zgjedhje! Ata janë të njejtë, sepse nga prapaskena udhëhiqen nga një qendër politike globale!
______________
Nga arkivi i pashtrikut, qershor 2009/
Pushtimi i Shqipërisë londineze nga nëntoka kriminale serbe!
MOS U GËZONI AS MOS U HIDHËRONI PËR FITOREN APO HUMBJEN E SALI BERISHËS APO TË EDI RAMËS NË KËTO ZGJEDHJE

Shkruan: Sheradin Berisha / 27. 06. 2009
http://pashtriku.beepworld.de/files/Kosova_09/qershor-09/27-30.09/sheradin_berisha_mos_u_gezoni_per_fitoren_ose_humbjen_e_berishes_rames_27.06.09.htm

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura