SHERADIN BERISHA: NË CILËN REPUBLIKË BËJNË GARË ELEKTORALE PESË PARTITË POLITIKE SHQIPTARE?!

Pashtriku, 12 shkurt 2021: Pesë partitë politike, LVV, PDK, LDK, AAK dhe NISMA me slloganet e tyre: ‘Drejt dhe krejt’; ‘Rimëkëmbje’; ‘Shteti. Shtet’; ‘Forca e Kosovës’ dhe ‘Me çlirimtarët’, kanë hyrë në një garë elektorale për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021!
– Në cilën republikë bëjnë garë për pushtet këto pesë parti politike shqiptare?!
– Në republikën e pakos së Ahtisarit, të shpallur më 17 shkurt 2008 …
Dhe kjo republikë:
– ka 10 komuna etnikisht serbe, edhe pse Kosova u shpallë shtet demokratik multietnik!;
– ka 44 kisha e manastire “serbe” si: zona eksterritoriale të mbrojtura me ligje të veçanta. (Këto kisha e manastire nuk ishin sllave, sepse ato i përkisnin kohës paleolitike, iliro – dardane);
– Kuvendi i Kosovës ka 20 vende të rezervuara për deputetët e pakicave (10 deputetë të pakicës serbe);
– ka dy shumica (2/3): shumicën e shumicës (të 100 deputetëve shqiptarë), dhe shumicën e pakicës (të 20 deputetëve të minoriteteve), një absurd i pashembullt në shtetet demokratike;
Pastaj në republikën e Ahtisarit, Serbia e pasaadhësve të Millosheviçit, Vuçiq – Daçiq:
– ka pjesëtarë të shërbimeve sekrete, brenda AKI’s dhe jo vetëm;
– ka pjesëtarë të strukturave policore të Serbisë, brenda Policisë së Kosovës, dhe komandatin serb të policisë në veri të Kosovës;
Nga përfundimi i luftës (qershor 1999) e deri më sot (26 janar 2021) në republikën e Ahtisarit funksionojnë (pa u penguar nga 5 partitë politike shqiptare) me ligjet e Serbisë:
– posta e Serbisë,
– telekomi i Serbisë,
– bankat e Serbisë,
– ambulancat dhe spitalet e Sebisë,
– arsimi (nga qerdhet deri në universitet) me planprogramet e Serbisë. Madje UÒªK’ja në 10 komunat serbe mësohet se ishte organizatë terroriste!
Në vazhdën e negociatave Kosovë – Serbi, më 19 prill 2013 dhe 25 gusht 2015 në Bruksel u nënshkruan marrëveshjet: Thaçi-Daçiq-Eshton, dhe Mustafa-Vuçiq-Mogherini për formimin dhe funksionalizimin e “Asociacionit të komunave me shumicë serbe” (Zajednicës) dhe disa marrëveshje të tjera.
Në verën e vitit 2013 nga dialogu i dëmshëm Thaçi – Daçiq, në Kosovë u formua ‘Lista Serbe’, parti kjo e cila përfaqëson interesat e Serbisë në Kuvend, në Qeveri dhe në institucionet tjera të republikës së Ahtisarit;
– Lista serbe tashmë udhëheq me 10 komunat etnike serbe. Kryetarët e komunave edhe pse janë zgjedhur “legalisht” përmes zgjedhjeve me ligjet e Kosovës, ata i zbatojnë 100% ligjet e Serbisë, duke menaxhuar, e përsëris:
– postën e Serbisë,
– telekomin e Serbisë,
– bankat e Serbisë,
– ambulancat dhe spitalet e Sebisë (kujto këtu vaksinat që i solli Serbia në veri pa e pyetur qeverinë e Haxhi Topit); pastaj
– arsimin, nga qerdhet deri në universitet – me planprogramet e Serbise (kujto këtu fillimin e vitit shkollor 2020/21 kur shkollat në komunat serbe me vendim të qeverisë së Beogradit, nisën mësimin më 1 shtator, duke mos i respektuar vendimet e qeverisë Hoti)!!!
Pa u zgjatur më shumë, kjo është republika jonë, në të cilën garojnë LVV, PDK, LDK, AAK dhe NISMA për zgjedhjet e 14 shkurtit, pa u trembur fare për funksionimin e institucioneve të Serbisë në zemër të Dardanisë!
RRUGËDALJA!
Për ta ndryshuar këtë gjendje, prej vitesh kam kërkuar që republikën e Ahtisarit ta bëjmë republikë të Adem Jasharit, duke ndryshuar fillimisht Kushtetutën, që buron nga Pakoja e Ahtisarit, dhe nga e cila u shkaktuan të gjitha krizat qeveritare dhe jo vetëm!
Në këtë kuadër rrjedhimisht kam kërkuar që të bëhet:
– reformë në ligjin për zgjedhjet;
– reformë në drejtësi (gjyqësi e prokurori);
– reformë në polici,
– reformë në siguri – AKI,
– lustracioni dhe hapja e dosjeve etj.etj.
***
A ka pas nisma serioze për reformim në këtë drejtim? Jo, deri më sot s’ka pas nisma të tilla nga asnjë parti politike!
Prandaj pa e bërë këtë hap substancial nuk mund të ketë ndryshim për zhvillim në këtë drejtim!
_______________
Shtojcë: Funksionimi i ‘pushtetit’ serb në Kosovë nuk daton nga shkurti 2008, por qysh nga përfundimi i luftës, në qershor – korrik 1999! Lexoni: Si funksionon Serbia në Kosovë?!
STRUKTURAT PARALELE SERBE DHE FUQIZIMI I TYRE NGA UNMIK’u, KFOR’i, EULEX’i DHE QEVERIA E KOSOVËS! (1999 – 2011…)
Më gjerësisht lexoni:
http://pashtriku.beepworld.de/veriu_i_kosoves.htm
——————–
P.S: Kjo analizë fillimisht u publikua në rrjetin tim facebook, më 26 janar 2021.

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura