Pashtriku.org, 21. 11. 2016: Psikologët thonë se humori ndikon shumë tek mendimet. Kur njeriu ka humor pushtohet nga mendimet pozitive, madje e ndihmon atë që gjërat negative të shndërrohen në pozitive. Njeriun e ndërtojnë mendimet! Rrjedhimisht çdo veprim i njeriut pasohet nga mendimi pozitiv apo negativ. Për mua mendimi negativ nuk i bën keq askujt, përveç vetvetes. Psikiatri amerikan dr. Daniel Amen në librin e tij: “Ndryshoni mendjen tuaj, ndryshoni trupin tuaj”, mendimet negative i përshkruan si,”zërat e vegjël që gjenden në kokën tuaj dhe ju thonë që nuk jeni të mirë sa duhet”!
Ndërkaq mendimi pozitiv krijon vetëbesim te njeriu për t’u përballur me sfidat e jetës. Diku e kam lexuar se, mendimi pozitiv është mbret i gjithë botës, ndërsa mendimi negativ është vetëm mbret i budallenjve!
Në foto: Truri i njeriut me shumë mendime pozitive!