Pashtriku.org, 31. 08. 2013 – Me rastin e 15 vjetorit të Betejës së Lavdishme të UҪK’së në VRRI të PRIZRENIT (01 – 04. 09. 1998), Radio Televizioni i Kosovës – RTK (në rrjetin tokësor dhe atë satelitor) shfaq Dokumentarin “PISHTARI I LIRISE”, kushtuar Dëshmorit të Kombit Xhevat Berisha. Ky dokumentar ritransmetohet në mëngjesin e datës 1 shtator 2013, nga ora 07:05 minuta.
* * *
Dokumentari “Pishtari i Lirisë” u realizua nga:
– Autor: SHERADIN BERISHA
– Tekstin e lexoi: FESTIM KABASHI
– Montazhin e bëri: LENDI SUSURI
– Muzikën e përzgjodhi: MENDIM ELEZKURTAJ
* * *
PËRMBAJTJA E DOKUMENTARIT:
– Kush ishte Xhevat Berisha?
– Veprimtaria shumëdimensionale e Xhevat Berishës, në arsim, në organizimin e demonstratave të viteve 1989 – 90 në Prizren, aktiviteti i tij në Pajtimin e Gjaqeve, në Frontin e Rezistencës Kombëtare, etj,
– Si u themelua Njësiti i parë i UҪK’së në Prizren?
– Kush ishin anëtarët e Njësitit të parë të UҪK’së në Prizren, që mbanin lidhje me bashkëveprimtarët e tyre në Mërgim?
– Si u vunë kontaktet e para të Njësitit të UҪK’së me anëtarët e Sektorit të Vecantë për Armatim dhe anëtarët e SHP të UҪK’së që vepronin në Shqipëri?
– Në çfarë rrethanash u burgos Xhevat Berisha në shkurt 1998, dhe si doli nga burgu në maj 1998?
– Si u fuqizua UҪK’ja pas daljes së Xhevatit nga burgu dhe kthimit të bashkevëprimtarëve të tij nga Shqipëria dhe shtetet perëndimore?
– Si u themelua Shtabi Lokal i UҪK’së në Prizren me seli në Jeshkovë të Vrrinit dhe kush ishin anëtarët e këtij Shtabi?
– Ҫfarë pozite komanduese kishte Xhevat Berisha në këtë Shtab, i cili me vonë u shndërrua në Shtab të Brigadës 125 të ZO të Pashtrikut?
– Cila ishte Zona e Lirë vepruese e UҪK’së në Prizren?
– Si furnizohej me armatim UҪK’ja në Prizren nga pikat logjistike: të Koretnikut dhe Pashtrikut – gjatë verës 1998?
– Kush i mbante kontaktet me Shtabin Lokal të UҪK’së në Jeshkovë gjatë furnizimit me armatim?
– Si i mbante kontaktet Xhevat Berisha me SHP të UҪK’së – me seli në Likoc të Drenicës?
– Si u përballuan ofenzivat e ushtrisë serbe në korrik – gusht 1998 nga njësitë e UҪK’së në Vrri të Prizrenit?
– Kur udhëtuan Xhevat Berisha me Komandant Remzi Ademajn – Petritin,… për në SHP të UҪK’së dhe në çfarë rrethanash u zhvillua beteja e përgjakshme e 15 gushtit 1998 – te udhekryqi i Nashecit – afër Prizrenit, (gjatë kthimit të tyre nga Drenica), ku në këtë betejë vritet Komandant Petriti?
– Si u zhvillua Beteja e Lezit me 1 shtator 1998, dhe si ra dëshmorë Xhevat Berisha me 13 bashkëluftetarët e tij në istikamet e luftës?…
============================
SHIKONI DOKUMENTARIN ‘PISHTARI I LIRISË’ (ME 9 PJESË)