Pashtriku.org, 6 qershor 2017: Ditë më parë OJQ “Demokracia ne Veprim”, ka lansuar iniciativën “#AsUnë” me synimin, që votuesit të mos i votojnë të korruptuarit dhe kriminelët! Kjo ‘nismë’ menjëherë mori përkrahje nga ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie. Mesazhi i tij ishte që të mos votohen ata që janë të akuzuar për krim e korrupsion!
Edhe ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems ka mbështetur iniciativën “#AsUnë” nuk do t’i votoja kandidatët e korruptuar.
Edhe ambasadori i Britanisë së Madhe (BM) në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka bërë thirrje që të mos votohen partitë që në listat e tyre kanë të përfshirë personat me afera korruptive dhe kriminale. “Unë kurrë nuk do të votoja një parti e cila ka përkrahur kriminelët ose ka përfshirë kriminelët në listat e tyre”, ka thënë ambasadori O’Connell.
***
Duket se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti që në listën e kandidatëve për deputetë dhe për kryeministër s’ka të korruptuar dhe bosa të krimit! Andaj, Vëllai Madh (SHBA’BM’BE) tashmë ka dhënë mesazhin e qartë se kë duhet votuar!
Postime të Lidhura
KRESHNIK AHMETI: PO, NE JEMI POLITIKË!
Prishtinë, 08. 05. 2012 – Kur i përmenden rastet e korrupsionit që i krijon e të tjerat që…
BEQIR ELSHANI: BETOVENI DHE SIMFONIA HEROIKE
Suedi, 22 dhjetor 2020: (Me rastin e 250-vjetorit të lindjes) Pianisti dhe kompozitori gjerman, Ludvig van Betoven, u…
BESNIK Z.IMERI: MERAKU I BUGAJSKIT DHE HALLI I SHQIPTARËVE
Vlorë, 21 qershor 2020: Në një publikim të gazetës “Dita” të datës 7 prill 2019 analisti i shquar…
DR.PËRPARIM DEMI: PREMTIMET E ZGJEDHJEVE
Bukuresht, 04. 06. 2013 – “Të pikëlluar” nga hallet e popullit, “të revoltuar” nga përmasat e korupsionit, “të…