SHOQATA ‘TRADITA’, DO TË PËRKUJTOJË KOLOSËT E KOMBIT, NOLIN, GURAKUQIN DHE KONICËN

Pashtriku.org, 19. 03. 2015 – Shoqata për kulturë dhe art ,,Tradita” nga Tetova, në përmbyllje të muajit mars të këtij viti, ka paralajmëruar organizimin e një akademie përkujtimore kushtuar tre kolosëve të kombit: Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Faik Konica. “Në kuadër të angazhimit tonë për kultivimin e kulturës kombëtare, organizimin e aktiviteteve me karakter shkencor, si konferenca shkencore, simpoziume dhe seminare, ne nuk mund të harrojmë mendimtarët, vizionarët dhe kolosët e kombit tonë që punuan me vetëmohim për ta lartësuar emrin e kombit dhe kulturës shqiptare. Duke u nisur nga fakti se pikërisht në muajin mars 2015, përkojnë tri data të rëndësishme, edhe atë: 50 vjetori i ndarjes nga jeta të Fan Nolit (13 mars 1965); 90 vjetori i atentatit ndaj Luigj Gurakuqit (2 mars 1925) dhe 140 vjetori i lindjes së Faik Konicës (15 mars 1875), ne si shoqatë vendosëm që në përfundim të muajit mars të këtij viti, më 27 mars 2015, të organizojmë një akademi përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së kolosëve të lartpërmendur”, thekson Selam Sulejmani, kryetar Shoqatës për kulturë dhe art ,,Tradita”. Në akademi do të marrin pjesë studiues, njohës të mirëfilltë të cilët do të referojnë për jetën, kontributin dhe veprën e Nolit, Gurakuqit dhe Konicës. Në programin e akademisë është paraparë të mbahet edhe një program artistik dhe i njëjti do të realizohet nga artistë të spikatur të skenës sonë.

Kontakti me Shoqatën Tradita: [email protected].

 

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura