Si sot, 554 vite më parë, më 26 Tetor 1467, heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti e çliroi Kepin e Rodonit
Si sot, 554 vite më parë, më 26 Tetor 1467, heroi ynë kombëtar, Gjergj Gjon Kastrioti me ushtrinë Arbërore e çliroi Kepin e Rodonit (kështjellën, manastirin) nga pushtuesi osman në një ditë të shenjtë, të Shën Dhimitrit (Shën Mitrit).
Kepi i Rodonit ishte pronë e familjes Kastrioti, dhuratë nga Princi Karl Topia për Pal Gjon Kastriotin. Kështjella u ndërtua me rastin e martesës të Mbretit e Mbretëreshës, Gjergj e Donika (Arianiti) Kastrioti (1451). Ky vend u bë vendvarrimi i Princeshës Mamica me dy fëmijët e vet. U bë fortesa e sigurisë së lartë për familjen Kastrioti. Disa muaj pas vdekjes së bashkëshortit, Mbretëresha Donikë u arratis me birin e vetëm, Princin, Gjon Gjergj Kastrioti. /Elida Jorgoni