Fillimisht u publikua në facebook, më 16 Nëntor 2021
SI TA KUPTOJMË SYNIMIN PËR VAKSINIM ME DETYRIM DHE GREEN PASS-in?!
Nga Sheradin Berisha
Të vaksionuarit e të pavaksinuarit janë NJË, sepse jetojnë në një bashkësi kudo në planetë dhe nuk pranojnë të jetojnë si në “fermën e derrave” të Orwellit!
***
Në gusht të këtij viti OBSH-ja dhe institutet “kombëtare” të shëndetësisë përkundër vaksinimit masiv të njerëzve, deklaronin se “edhe të vaksinuarit përhapin variantin Delta”. Dhe sipas tyre “varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19”.
Para tri ditësh OBSH ka deklaruar se në Evropë ka rekord infektimesh, duke konstatuar se “vaksinat nuk ndalin pandeminë” dhe se ka “nevojë për masa të tjera.”
Në këtë kuadër rrjedhimisht “ekspertëtët” e tyre kanë rekomanduar, mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike.
Bazuar në verifikimiin e disa fakteve nga DW, rezulton se numri i të infektuarve me vaksinë po rritet, dhe për më keq të vaksinuarit që kanë marrë dy doza tashmë iu kërkohet doza e tretë, në të kundërtën nëse nuk e marrin dozën e tretë konsiderohen si të pavaksinuar!!!
Gjatë muajve të fundit të vaksinuarit me 2 doza, përkundër “faktit” se po infektohen me variantin Delta dhe e bartin infektimin tek të tjerët, janë pajisur me Pasaportë të gjelbërt (GREEN PASS) dhe kanë të drejtë të hyinë e të dalin në çdo hapësirë publike, si në institucionet e shtetit, në çerdhe, shkolla e universitete, në ambulancë, në teatër, në kinema, në spitale, në restorante, në kafene, në parukeri, në ambiente sportive, në shitore e markete të mëdha, të udhëtojnë me aeroplanë etj.etj.
Ndërsa të pavaksinuarit janë të privuar nga të gjitha këto të drejta! Madje në Austri të pavaksinuarve u ndalohet edhe dalja nga shtëpia!
Detisa edhe të vaksinuarit infektohen dhe e bartin infektimin dhe me “Green Pass” kanë të drejtë të hyjnë e të dalin në çdo ambient publikë, pa Test PCR, ndërsa të pavaksinuarve e kanë të ndaluar, iu kërkohet Testi PCR , ose testi që e ka kaluar Covid19!
♦️VINI RE!♦️
♦️Nëse të vaksinuarit infektohen me variantin Delta dhe të njejtit e përhapin këtë variant tek të tjerët, atëhere rezulton se edhe të Vaksinuarit duhet të bëjnë TESTIN PCR para se të hyjnë në ambientet publike, sepse edhe ata janë të rrezikshëm për “shëndetin publikë”, njejt sikur të pavaksinuarit!!!
♦️Pse të vaksinuarve që infektohen nga “varianti Delta” dhe të cilët e përhapin këtë virus nuk iu kërkohet TESTI PCR për të hyrë në ambientet publike, ndërsa të pavaksinuarve ju kërkohet një testim i tillë ose dhe test imuniteti?!
Përgjigjia është shumë e thjesht:
♦️Po t’iu kërkohet Testi PCR edhe të vaksinuarve, atëhere çfarë kuptimi ka VAKSINIMI dhe GREEN PASS-i?!
♦️Nuk ka Asnjë kuptim!
♦️Çka ndodhë?
♦️Zbulohet manipulimi i PLANdemisë, që ka nis me maskë, distancë sociale, dezinfektim të duarve, me izolim – karantinim, me orë policore, për të vazhduar me vaksinimin me detyrim, me GREEN PASS…, dhe në këtë mënyrë kuptohet agjenda 2020 – 2030…!!!
Miq të dashur,
A e kuptojmë sa të manipuluar jemi?!
♦️Të vaksionuarit dhe të pavaksinuarit janë NJË, sepse jetojnë bashkë, në një familje, në një shtëpi, në një lagje, në një fshat, në një qytet, në një trevë, në një shtet, në një kontinent dhe në një planet.
Prandaj njerëzimi në planetë nuk e pranon të jetuarit si në “FERMËN E DERRAVE” të Orwellit!
Është koha për zgjim! Rezistenca kundër këtij apart’heidi është e pashmangshme!!
***