Durrës, 7 dhjetor 2018: Qarqe, politikanë dhe disa shtete serbofile të BE-së dijeni se ka vdekur krijesa Jugosllavi e sajuar nga Europa në fillimshekullin e 20-të, dhe nuk mund të ngrihet më as me ndihmëpropozimet e disa “vizionarëve” europianë, dhe as mos ta ëndërrojnë këtë as nostalgjikët titistë që janë akoma në politikë në Kosovë, as disa politikanë interesaxhinj të ulët të Shqipërisë, as disa media e portale, dhe as ishshërbëtorët e regjimit serbosllav që nën maskën e Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perendimor synojnë dhe shpresojnë rikthimin neoJugosllav.
Europa edhe sot nuk është se ka ndonjë ndryshim të madh prej asaj të viteve 1913.
Pavarësisht aspiratave dhe orientimit të shqiptarëve nga Perëndimi, pavarësisht se Europa e din shumë mirë se shqiptarët janë më proeuroperendimore se sa grekët, se serbët, maqedonasit, kroatët, bullgarët ,polakët si dhe romunet e hungarezët, Europa përsëri nuk i don sinqerisht shqiptarët.
Ajo fabrikon lloj-lloj mënyrash e hipokrizish duke manipuluar me gjoja mosrealizim standartesh shtetformuese , mos efikasiteti lufte ndaj korrupsionit e të tjera si këto. Këto Europa i bën sepse ajo me këto kërkon ta fshehë fytyrën e saj të vërtetë antishqiptare.Europa nuk e ndihmon sinqerisht as Shqipërinë dhe as Kosovën në rrugën e konsolidimit demokratik dhe as te ndertimit e të zhvillimit ligjor dhe ekonomik. Kjo sepse Europa kërkon që ta justifikojë sjelljen e saj duke i përdorur këto si shkaqe për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe mosliberalizimin prej saj të vizave për qytetarët e Kosovës. Europa i don shqiptarët vetëm se shqiptarët janë antisllavë, antirusë dhe antiserbë pasi ata nuk e duan perendimin, dhe duke e ditur mirë këtë fakt ,europianet edhe e shfrytëzojnë këtë armiqësi të shqiptarëve me ta. Dhe kjo ama është edhe djallëzia e tyre, pasi pavarësisht kësaj europianët nuk i përkrahin dhe as nuk antarësojnë Shqipërinë dhe as Kosovën në BE. Pra, europianët ecin kështu me mendimin se: shqiptarët nuk kanë se nga të shkojnë.
Po kështu Europës nuk i pëlqejnë marrëdheniet e mira shqiptaro-turke, dhe i paragjykojnë ato me rrezikun e rritjes së ndikimit turk në Shqipëri dhe në Kosovë, ndërkohë që shqiptarët kërkojnë më shumë se kushdo tjetër në Ballkan antarësimin në BE, por që BE i mban padrejtësisht ata larg integrimit. Disa shtete të BE-së po sillen ndaj Kosovës si Rusia dhe Kina.
Pra, pavarësisht se shqiptarët janë populli më proeuropian në Ballkan, janë sinqerisht të tillë dhe nuk janë as si grekët të cilët janë aleati dhe miku i fshehtë strategjik ortodoks me Rusinë dhe Serbinë, përsëri Europa më shumë eshte dashamirëse me grekët dhe me serbët se sa me shqiptarët.Europa që bëri tragjedinë me shqiptarët dhe me trojet shqiptare në vitrin 1913, dhe se me pëlqimin dhe aprovimin e tyre serbët dhe grekët kanë bërë genocid mbi shqiptarët; pavarësisht se Europa e din mirë pastrimin etnik të Çamërisë .
Pavarësisht se Europa e din mirë se shqiptarët e Luginës së Preshevës janë komuniteti më i diskriminuar në Europë, Europa hesht edhe sot për të gjitha këto dhe interesohet shumë për liritë e të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri dhe për ato të serbëve në Kosovë të cilët kanë të drejta dhe favore si asnjë minoritet në Botë.
Europianët shqetësohen pse Kryeministri dhe qeveria e Kosovës ka vendosur një taksë të lartë për mallrat e Serbisë që hyjnë në Kosovë, por nga ana tjetër nuk shqetësohet për ndërhyrjet dhe përpjekjet e hapura të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, dhe as pse Serbia bën gjithë ato përpjekje duke përdorur gjithë arsenalin propagandistik, politik e diplomatik shtetëror për të bllokuar njohjet ndërkombëtare të Kosovës, për mosantarësimin e Kosovës në organizata dhe në organizma ndërkombëtare etj.E ndërsa pra Europa interesohet shumë, jashtëmase për integrimin e Serbisë edhe duke iu” lutur” asaj që të orientohet nga BE. Pra Europa ka mbetur në vitet 1913, akoma antishqiptare si atëhere.
E di se mund të ketë individë dhe opozitarë politik të cilët nuk e pëlqejnë këtë shkrim,dhe ata individë janë ata të cilët nisur nga egoizmi politik kanë dëshirë që për mosintegrimin e Shqipërisë dhe të Kosovës të akuzojnë e të fajësojnë vetëm politikanët shqiptarë dhe pushtetin.
Nuk them se nuk kanë faje të mëdha edhe politikanët shqiptarë,por ama a nuk janë këta politikanë të cilëve ua kreh bishtin politika europiane. Nuk i justifikon europianët fakti që për faje apo edhe pse politikanët shqiptarë janë të kriminalizuar, të korruptuar dhe për papërgjegjshmërinë e tyre Europa nuk ka pse ndeshkon dhe i izolon shqiptarët duke mositegruar as Shqipërinë dhe as Kosovën në BE. BE duhet t’i skualifikojë politikanët e tillë duke ua ndaluar hyrjen e tyre në vëndet e BE. Kjo do të ishte më e mira që do ta bënte ajo si shenjë respekti, ndihme në funksion të integrimit të shqiptarëve në BE, dhe jo vetëm të japë leksione e këshillime dhe detyra shtëpie atyre, pikërisht atyre, me të cilët politika dhe diplomacia europiane edhe i respekton, i pranon, i njeh dhe madje edhe i promovon politikisht shumë.
Nuk ka pse edhe për gjithçka t’i nënshtrohemi politikanëve të Europës dhe kushteve të vëna prej saj që janë në dëm të interesit të shqiptarëve, e të bërjes pazare me to në këmbin të liberalizimit të vizave dhe të integrimit në BE. Ka ikur koha kur Europianët për interesa të tyre bënë pazare dhe u dhuruan troje shovinistëve sllavë e grekë.
Është koha që politikanët europianë të kthjellohen dhe të mos ndikohen nga paragjykimet e gabuara të së shkuarës dhe të mos vazhdojnë të bien pre e mashtrimeve, gënjeshtrave dhe të falsifikimeve historike, politike e diplomatike të Serbisë e të Greqisë.
Postime të Lidhura
PAX AMERICANA (1)
PAX AMERICANA (1) (titulli origjinal – Çorapja e zezë në Beograd) Kryetari malazez i Komiteti të Helsinikit për…
GJAKU I NXËNËSIT ISA BERISHA SHENJË E KUJTESËS HISTORIKE
Gjaku i nxënësit Isa (Muhamet) Berisha shenjë e kujtesës historike! Shkruan: Hazbije Berisha Në Amfiteatrin e bukur të…
GJOKË DABAJ: HAJVANLLËQET E EVROPËS SONË NUK KANË TË MBARUAR
Durrës, 2 mars 2021: Që Evropa, krahas dritës, krahas ndriçimit që i ka dhënë gjithë botës, ka bërë…
PASHTRIKU: THESARI BRENDA KOSOVËS – QË MUNDËSON TË JETOHET SI SHEIKËT E GJIRIT!
Pashtriku.org, 04. 02. 2015 – “Kosovarët do të mund të jetojnë si sheikët e Gjirit,” – kështu ka…