SKëNDER SADRI KAPITI: PENA E SHKRIMTARËVE!

Durrës, 13 maj 2019:

 

 

 

 

 

Pena e shkrimtarëve

Shkrimtarët përjetsojnë kohën e historinë
Janë meteorë, guximtarët më të mëdhenj,
Që mposhtin injorancën e fanatizmin

Por edhe indiferencën, heshtjen dhe frikën!
U japin njerëzve ushqimin, Dhe dashurinë për natyrën e jetën

 

Pa letërsinë dhe pa leximin e shkruesve
Bota do të mbetej në terr;
Pa penën e shkrimtarëve dhe të dijetarëve ,
Përvoja, dituria e shkenca,

Dhe zhvillimi do të ishin në prapambetje.

 

Pena e shkrimtarëve është që kur lindi shkrimi
Ajo ruan kujtesën njerzore nga harresa,
Pena e shkrimtarëve i bën ata, Poetë, dijetarë dhe filozofë.

Pena e shkruesve mendimtarë, çprangos lirinë,

Shpengon arsyen dhe liron guximin intelektual,

Ajo u mundëson njerëzve që lexojnë

Ta njohin diversitetin duke e përjetuar në të gjithë botën!

***
Durrës, 11 Maj 2019

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura