Durrës, 22 tetor 2019:
Një pyetje vjen nga historia.
Pse gjithmonë shqiptarët të vonuar?!
Pse edhe atëhere kur ngjarjet, rrethanat dhe koha janë në favor të shqiptarëve, shqiptarët gjithmonë të vonuar dhe të fundit në rrugën e qytetërimit, zhvillimit, progresit dhe të integrimit ?
Pse të vonuar edhe sot, kur shqiptarët patën dhe kanë në krah të tyre superfuqinë më të madhe botërore, SHBA-të ?
Shqiptarët në shekujt e historisë nuk u dukën si dhe sa duhet, dhe as kur duhet, nuk u dukën për perandori as për mbretëri ilire, arbnore dhe shumë vonë fituan dhe bënë shtet, por u shërbyen dhe drejtuan perandori të tjera joiliro-shqiptare fatkeqësisht..
Dhe më shumë prej shqiptare përfituan perandoritë , mbretëritë dhe pavarësitë dhe shtetësitë e shteteve të tjera, madje përfituan prej shqiptarëve edhe ata që ishin dhe janë armiq të shqiptarëve, sllavët dhe grekët. Shqiptarët dolën, u dukën dhe vepruan shumë vonë për alfabetin dhe për gjuhësinë e shkruar të tyre, dhe shumë vonë u dukën edhe për pavarësinë, shumë vonë edhe për demokracinë dhe për dekomunistifikimin, edhe shumë vonë edhe për VETTING-un.
Shqiptarët shumë pak po duken edhe sot në rrugën e Bashkimit Kombëtar, në rrugën e ndërtimit të shtetit ligjor, në rrugën e progresit dhe të zhvillimit qytetar, demokratik e ligjor; shumë pak po duken në rrugën e integrimit në BE.
Me fjalët dil e duku , duhet kuptuar ajo që shqiptarët duhen të duken, por dukja duket dhe shëmbullon kur veprohet si duhet dhe kur duhet.
Pra është koha për veprim , sepse koha na fton dhe ajo është si kurrë më parë në favor të veprimit të shqiptarëve. Dhe çfarë duhet vepruar, pra çfarë duhet të veprojnë shqiptarët?
Zgjohuni, ndëshkoni e ndahuni nga trashëgimia e keqe politike; ndahuni dhe ndëshkojeni atë në mënyrë që të shpëtoni nga prangat e krimit, korrupsionit, hajdutërisë dhe të tradhëtisë! Vetëm duke vepruar kështu, qetësisht,psaqësisht dhe me votë demokratike, Shqipëria do të integrohet edhe në BE. Dilni në protesta dhe dukuni duke protestuar e duke vepruar për t’i dëbuar nga politika e pushteti ata prej të cilëve Shqipëria është e fundit në rrugën e demokracisë , të zhvillimit e mirëqënies; ndëshkoni dhe dëboni ata prej të cilëve Shqipëria e shqiptarët vuajnë varfërie e papunësie dhe që prej tyre Shqipëria është e fundit në rrugën e qytetërimit dhe të integrimit europian.
Shqiptarë, përdoreni guximin tuaj për në të mirë të të mirës publike, asaj kombëtare dhe për intersin kombëtar, dhe mos e përdorni guximin për hakmarrje e ngartërresa ndërvete; mos e përdorni guximin për korrupsionin , për trafikimin e drogës e të qënieve njerëzore , as per hajninë dhe as për të shuar urinë për para dhe për pasurim të shpejtë dhe të pandershëm.Shqiptarë guxoni sepse nuk jeni vetëm , por keni SHBA-të në krah si miq dhe aleatë.
Dukuni dhe përdoreni guximin kundër padrejtësive, kundër politikë dhe pushtetit të keq dhe mos ikni prej tyre nga atdheu.Dukuni kur ka nevojë atdheu, dukuni kur ka nevojë vetëvetja e Juaj, dhe jo vetem kur ju thërret interesi i partive dhe interesi i kryetarëve të tyre!
Ju shqiptarë të Shqipërisë veproni se nuk ka kohë për vonesë. Ndëshkojeni regjimin e rilindjes, largojeni atë dhe Ramën. Merrni shëmbullin e Kosovës e cila me votën e saj i dha ndëshkimin politikës së vjetër në Kosovë por edhe Ramës. Veproni dhe ndëshkojeni Edi Ramën pasi ai u ndëshkua edhe nga Bashkimi Europian me 18 Tetor 2019, sepse prej atij regjimi nuk i hapen bisedimet Shqipërisë për antarësimin në BE. Nëse nuk dorëhiqet, shqiptarët kanë të drejtën morale e demokratike që ta largojnë Ramën dhe regjimin e tij me protesta dhe me mosbidje civile.
Por duhet vepruar me mencuri dhe për të mos gabuar për të risjellë e ricikluar nnë pushtet as dështakët dhe as ata që janë provuar dhe të cilët nuk janë aspak më të mirë se sa këta që vota dhe verdiklti popullor duhet t’i ndëshkojë sot.
Postime të Lidhura
AIDA DISMONDY: KUSH PO E FORMON KONCEPTIN TONË TË LIRISË SI SHTET? POLITIKANËT QË ZIHEN APO INTERNACIONALËT QË PËRVEҪ KËSHILLAVE QË JAPIN PO E MJELIN KOSOVËN SI LOPËN?!
Pashtriku.org, 03. 07. 2014 – Baballarët e kombit na kanë vdekur, kemi mbetur jetimë, paçka se ata na…
GJOKË DABAJ: PO TA LEXONI VEPRËN E MITRUSH KUTELIT, DO T’IA PUTHNIT MERMERIN E VARRIT!
Durrës, 17. 07. 2016: (Një bisedë e trishtë me 50 mijë të reja e të rinj shqiptarë) –…
ISUF KURTAJ: PSE DUHET NJË FRONT ANTI-PDK NË PRIZREN?!
Tiranë, 28 tetor 2017: Partitë politike në Prizren: LDK, LV, NISMA dhe AAK për një dekadë kanë qenë…
RKL: VETËM MATRAPAZËT E POLITIKËS, NUK E SHOHIN SE NË BISEDIMET ME SERBINË, PO SAKATOSET PAVARËSIA E VENDIT DHE PO DEGRADOHET LUFTA JONË ҪLIRIMTARE
Prishtinë, 09. 05. 2013 – (Serbia vazhdon të përfitojë gjatë negociatave në Bruksel, për shkak të lëshimeve të…