Tiranë, 30. 03. 2014 – (Homazh historik në 15 vjetorin e rënies të dëshmorit të kombit Indrit Lulzim Cara 31 Mars 1999 – 31 Mars 2014) – Në fundin e mijëvjeçarit të kaluar, në Kosovën martire u zhvillua një luftë e përgjakëshme e me pasoja tragjike, luftë e cila mori me vete mijra jetë njerëzish të pafajshëm. Në këtë marrëzi makabre e mizore të organizuar nga nacionalistët e tërbuar Serb të Beogradit vrastar, bota njerëzore u njoh nga afër dhe largë, me krimin barbar Serbo-Sllav, i cili nisur nga mënyra dhe përmasat e zbatimit, ishte dhe mbeti brënda analeve historike të kësaj shoqërie njerzore, si një masakër e paparë dhe dëgjuar ndonjëherë, pas atij holokausi hitlerian. Në këtë përballje luftarake, Shqiptarët e asaj treve heroike, erdhën të ndërgjegjësuar politikisht dhe të përgatitur ushtarakisht, sepse brenda gjirit të tyre lindi dhe u forcua në kohën e duhur, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, ushtri e cila në këtë luftë, doli si një dukuri e rrallë historike, jo vetëm për kombin luftarak e liridashës Shqiptar, por dhe për mbarë botën demokratike, në tërësinë e rruzullit tokësor. Në krye të këtij formacioni të ri luftarak, doli udhëheqja politike dhe ushtarake e UÇK-ës, drejtuesit e së cilës, ditën të kordinojnë imtësisht brenda sferave kontinentale e botërore, lëvizjet politike, diplomatike, veprimet ushtarake dhe burimet ekonomike, duke krijuar në këtë mënyrë hapësira të reja dimensionale, për sjelljen e faktorit ndërkombëtar, në mbështetje direkte të kësaj lufte çlirimtare.
Lufta e UÇK-ës ishte e drejtë, parimore, legjitime, bashkëkohore, profesionale dhe e bazuar në traditën luftarake të popullit, që e organizoi dhe e zhvilloi atë. Qëllimi i asaj lufte çlirimtare, ishte dhe mbeti politik dhe jo ashtu si e trumbetuan e vazhdojnë ta propagandojnë nacionalistët Serb të Beogradit, ku për të justifikuar krimin që vëtë ata kryen, etiketojnë sot e kësaj dite luftëtarët e asaj ushtrie, si irredentistë, separatistë e terroristë. Historia e asaj lufte është aq e pasur, sa do të nevojiten kapituj të tërë, për të evidentuar betejat më të rëndësishme të sajë. Ajo u zhvillua në përputhje të plotë me kërkesat e kartës së OKB-ra, për të drejtat e popujve e kombeve dhe parimet e kriteret e Aktit Final të Helsinkit, për të drejtat themelore të njerzimit. Si të gjitha përpjekjet e tjera luftarake të popullit tonë, lufta e UÇk-ës pati kulminacionet e veta, nga ku lindën nisma e u muarën kthesa serioze, në interes të zgjidhjes të situatave dramatike të Shqiptarve. Qëndresa patriotike e Jasharajve në Prekazin heroik, me në krye legjendarin Adem Jashari, jo vetëm që ngriti peshë Shqiptarët e kudo ndodhur, por jehona e saj ushtoi dhe tronditi një botë të tërë, duke i treguar mbarë njerzimit, se cilët janë Shqiptarët dhe si flijohen ata për atdheun dhe kombin.
Barbarizmi mizor i Serbve vrastar nuk u ndal dhe Bota duke u shtangur para këtyre të papriturave, lëvizi menjëherë nga vendi, kur pa nga afër me sytë e sajë, kufomat e masakrës barbare të Reçakut, të vrarë e coptuar nga kriminelët Serb të Beogradit millosheviçian. Këta vampir të pangopur me gjak Shqiptari, sulmuan në fshehtësi në terrin e natës, befasisht popullatën e pambrojtur të këtij fshati, me një mori e forcash e mjetesh të blinduara, duke shpërfytyruar e groposur, të gjithë banorët e tij, pa dallim moshe e seksi. Qëndresa heroike e Jashrajve Legjendar dhe masakra mizore e Reçakut të pamposhtur, zbuloi fytyrën e vërtetë të krimit masiv të organizuar të shtetit, popullit dhe kombit Serb, jo vetëm të sotëm, por dhe të atyre të kaluar në vite e shekuj. Gjaku i derdhur në Prekazin heroik nga Jasharajt Legjendar dhe masakrimi popullit luftarak të Reçakut, jo vetëm që nuk i mposhti luftëtarët e UÇK-ës, por për më tepër, i forcoi e i kaliti ata më tej, gjatë luftës për jetë ose vdekje, për largimin përfundimtar të forcave ushtarake e paramilitare Serbe nga krejt Kosova.
Në këtë luftë gjithë kombëtare, të mijëra luftëtarve të UÇK-ës, erdhën dhe u rradhitën 186 luftëtar nga trungu amë Shqipëria, 71 prej të cilëve e falën gjakun e tyre për lirinë e Kosovës, 21 luftëtar u plagosën e janë invalid, 7 luftëtar u burgosën gjatë luftës në Dubravë dhe 87 luftëtar që lufta i kurseu, sot janë gjallë dhe megjithëse luftojnë për zbatimin e statusit të veteranit, Prishtina i ka harruar pothuajse plotësisht, brenda dhe jashtë politikës shtetërore, fenomen ky që jo vetëm e rëndon emrin e Shqiptarve si popull, por në mënyrë vulgare injoron në veçanti ata që lufta i kurseu, e dikush i paska dashë krejtësist të vrarë. Midis këtyre trimave të rrallë e të ndërgjegjësuar, për atë vepër të lavdishme, që realizuan gjatë asaj lufte madhore, u rreshtua dhe luftëtari patriot nga qyteti i Kavajës, atdhetari i flaktë i fisit tepër të dëgjuar të Carajve historik, Indrit Lulzim Cara. Në këtë homazh historik, të këtij heroi me përmasa e dimensione të mëdha kombëtare, nuk do të ndalem në hollësirat e jetës së tij, se ato u takojnë historanve në vazhdimësi, gjatë dokumentimit të veprës së tij, por do të flas paksa, për hapin e madh patriotik, që ndërmori ky luftëtar i kombit Shqiptar, për të ardhur nga Londra e begatëshme, drejt e në fushën e veprimtarisë luftarake, për të dhënë ndihmesën e vet, në luftë për çlirimin e Kosovës nga vargojt e robërisë Serbe.
Trimi i Carajve atdhedashës, ishte dhe mbeti si të parët e vet, që edhe pse nën sundimet shekullore të regjimeve pushtuese, nuk qëndruan të heshtur, por ashtu si e kërkoi koha dhe vendi, luftuan krah për krah forcave patriotike Shqiptare, për pavarësimin e Shqipërisë. Jeta dhe vepra e dëshmorit të kombit Indrit Cara, është një arshivë historike e veçantë me plot labirinthe të mbushura, nga gjaku që ai derdhi në luftë për çlirimin e Kosovës. Nuk është i rastit, interesimi i tij për njohjen e historisë kombëtare dhe aktivizimi bashkë me mërgimtarët Shqiptar në Londër, në mbështetje e mbrojtje të luftës së drejtë, që kish nisur e po zhvillohej në Kosovë. Nisma e këtij luftëtari patriot, u iniciua përsëri nga vetë Indriti i ndritur dhe rrezatues, jo vetëm i familjes Cara në Kavajën liridashëse, por i krejt Shqiptarve të kudo ndodhur në trojet e tyre etnike. Londra e pranoi Indritin në gjirin britanikve, por ai nuk ndihej i qetë, kur shihte nëpërmjet pamjeve vizive, gjakun që derdhej në fushat e betejave nga luftëtar të ndyshën të UÇK-ës, gjatë përballjes luftarake me forcat, ushtarake, policore e paramilitare të Serbo-Sllavisë të tërbuar nacionaliste. Ishte arsimuar dhe kualifikuar në dy shkolla ushtarake me emër në zemër të Shqipërisë, Tiranën heroike të shumë brezave luftëtar, si oficer i zbulimit ushtarak për sektorin e Serbo-Kroatishtes, e jo për llojin e armës kundra ajror, si e transformon një karrierist në këtë pas luftë, për interesat e ngushta vetjake.
Ndryshimet esenciale politike, të ndodhura në vendin ku ai lindi dhe u rrit, e detyruan të emigrojë nëpër Europë, fillimisht, në Itali, më pas në Gjermani dhe së fund në Angli. Popujt Europian me të cilët Indriti u njoh, jetoi e punoi, i dhanë mundësinë si zbulues i ushtrisë Shqiptare, të kompletohej më tej me gjuhë të huaja, si Italisht, Gjermanisht, Anglisht dhe së fundi Spanjisht, gjuhë të cilën e përvetësoi në punë e sipër bashkë me disa Spanjoll në Londër. Koha eci në vazhdimësinë e sajë, duke e forcuar më tej Indritin në profilin e vet të ushtarakut profesionist. Tashmë ai u afirmua pothuajse plotësisht si një zbulues ushtarak i kompletuar me pesë gjuhë të huaja, jo më pak se një poliglot. Nisur nga kjo ecuri, Kosova dhe Indriti pyetën njëri tjetrin, se kujt i nevojitej më tëpër, atij Kosova apo ai Kosovës. Loti, malli, dhimbja dhe gjaku, u përzienë së bashku dhe në këto meditime e sipër trimit Kavajas, ju duk vetja e tepërt në Londër. U nis menjëherë drejt Kosovës, duke kaluar nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ku gjeti pak kohë të shihej e çmallej për të fundit herë, me njerëzit që e kishin sjellë në këtë jetë, prindërit e tij të dashur e të shtrenjtë. Detyrat e shenjta të atdheut dhe ideali kombëtar, jetonin brenda shpirtit luftarak të Indrit bashkë me dhembshurinë prindërore, ndjenjë kjo që në atë natë të vetme, u bë një dhe pandarë nga ku luftëtari Kavajas, mori bekimin në rrugën për ku ishte nisur.
Kufiri imagjinar Shqiptaro-Shqiptar, i sajuar nga Karagjorgjeviçët e Beogradit dhe filiolët e tyre Europian, ishte blinduar në atë kohë lufte në mënyrë të atillë, për të mos hyrë e dalë njeri prej atij ferri Serb, të kurdisur posaçërisht nga ana e tyre. Por për Indrit Carën e shokët e tij të UÇK-ës, e pamundura Serbe u bë sfida e parë për fillimin e misionit luftarak. Ishin pikërisht dy luftëtar të grupit luftarak të Prizrenit Muharrem Saramati e Rushit Shigjegje, ata të cilët u lidhën dhe shoqëruan Indritin e shokët e tij, përmidis ujrave të ftohta të Drinit, deri në vendin e caktuar. Futja në Kosovë në mesin e muajit Shkurt 1999, u organizua me masa të rrepta dhe megjithë konspiracionin karakterizues të luftëtarve çlirimtar, zbulimi i ushtrisë Serbe dalloi disa veprime dhe në një rast u plagos një shok i grupit, të cilin Indrit e mori në shpinën e tij deri në vendin ku do takoheshin me drejtues të UÇK-ës. Indrit u prit me gëzim e dashuri të veçantë në SHP të UÇK-ë dhe luftëtarët e sajë. Njohja e përafërt dhe nevojat e ngutshme të asaj lufte, ishin dhe mbetën brenda atij vlerësimi jetik e të domodoshëm në detyrën që i caktoi Shefi i SHP Bislim Zyrapi për përgatitjen forcave të sigurisë të UÇK-ës pranë atij shtabi.
Veprimet ecën në rrjedhat e veta luftarake dhe Indrit Cara i ingranuar plotësisht brenda detyrës së ngarkuar nga SHP të UÇK-ës, nuk la rast pa u përballur direkt me forcat e ushtrisë Serbe, duke kryer detyra të shumta e tepër të vështira për drejtimin forcave të sigurisë të SHP të UÇK-ës si në Pagarushë, Nashec e Gallushë. Në një nga këto përpjekje dhe pikërisht në Nishorë, trimi Kavajas i ardhur nga ishulli Brutanik, nuk priti urdhra e detyra të tjera nga shtabi epror, por ashtu vetëtimthi me një grup të forcave të sigurisë, u sul në ndihmë të shokve që po përballeshin me një sulm të befasishme të hordhive ushtarake Serbo-Sllave. Lufta u ndez më shumë se kurdoherë dhe Serbët duke e ndjerë vetën ngushtë para qëndresës heroike të luftëtarve të UÇK-ës, vunë në përdorim artilerinë e rëndë. Edhe pse predhat shpërthenin brenda formacionin luftarak, Indrit Cara bashkë me trimat e tjerë të UÇK-ës, nuk lëvizën nga vendi, por me zjarrin e dëndur të armëve dhe manovrimin nëpër pozicione, qëndruan si heronj dhe nuk i lëshuan asnjë pëllëmbë tokë armikut. Indriti vazhdoi të hapte zjarr të pandërprerë, duke i prirë inisiativës për veprim dhe në një nga këto momente, një nga predhat e artilerisë shpërtheu pranë këmbëve të tij. Trimi nga Kavaja duke shtërnguar supin pas armës së vet, lëshoi një breshëri të fuqishme zjarri e cila u ndërpre papritmas në mesin e asaj beteje luftarake.
Shokët e luftës i erdhën në ndihmë, duke e transportuar drejt vendit të shërbimit mjekësor, por trimi i Carajve patriot e atdhetar dha shpirt në supet e vëllezërve Shqiptar të Kosovës që i deshi aqë shumë e për të cilët erdhi e luftoi përkrah tyre. Ra një trim në këtë tokë të bekuar dhe lart në qiellin pafund, u shkëput një yll nga gjithësia. Indriti e skuqi Kosovën me gjak dhe bashkë me gjakun e 2017 heronjve tjerë e kthyen atë në flamur. Ajo luftë çlirimtare mori dhe jetë tjera trimash, por fundi i sajë erdhi me fitoren përfundimtare ndaj uzurpatorve Serb. Gjaku i Indritit dhe i gjithë dëshmorve të tjerë të asaj lufte solli midis Shqiptarve 20 Qershorin e 1999, ditën e largimit përfundimtar dhe të ushtarit të fundit Serb nga krejt Kosova Shqiptare dhe vetëm e Shqiptarve. Ky ishte dhe është Indrit Cara i Kavajës, e jo vetëm i asaj, por i Kosovës dhe i gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, i cili me veprën e tij monumentale që kreu, gjatë asaj lufte madhore për çlirimin e Kosovës, do të mbetet për të gjithë luftëtarët e UÇK-ës, qytetarët e Kavajës dhe krejt Shqiptarët i gjallë përjetësisht. I tillë do të kujtohet në çdo përvjetor të tij gjatë gjithë historisë nga brezat e ardhshëm, sepse ai dhe të gjithë të rënët e tjerë anë kënd trojeve etnike Shqiptare, janë krenaria jonë kombëtare dhe duhen nderuar si të tillë. Indrit dhe gjithë dëshmorët e tjerë të kombit Shqiptar janë ata trima, që në jetë të jëtëve do të quhen luftëtar të UÇK-ës dhe epopesë së lavdishme të sajë. Lufta në Kosovë ishte e Indrit Carës dhe gjithë të rënëve të tjerë në rradhët e UÇK-ës, ku bashkërisht i dhanë një emër të madh, jo vetëm vetes, por gjithë Shqiptarve kudo që janë.
– Lavdi veprës heroike të Indrit Carës dhe gjithë dëshmorve të tjerë të kombit Shqiptar!
– Të forcojmë rradhët, për të bashkuar të gjitha trojet tona, në një shtet të vetëm Shqiptar!
– Rroftë Shqipëria dhe Shqiptarët.
– Autori është Ish zv/komandant i operacionit “Shigjeta” në luftën e UÇK’ës në Pashtrik. Aktualisht Kryetar i SHVL të UÇK’ës – Tiranë.
******************************
‘MIDIS DY DASMAVA’ – DOKUMENTAR PËR HEROIN INDRIT CARA:
============================
————————————
‘NJË KITARË E HESHTUR’ – DOKUMENTAR PËR HEROIN INDRIT CARA:
__________________________
Gjergj Jorgaqi – Indrit Cara Ushtar Kavaja Deshmor i Kombit: