SULEJMAN MEHAZI: AGRESIVITETI I ALI AHMETIT!

Tetovë, 23. 11. 2016: (E keqja është më e zëshme se e mira) – Më vjen shumë keq për ju të BDI-së, shumë prapshtë e keni nisur kampanjën zgjedhore, gërvallje çoroditëse: UÇK, UÇK, UÇK, të Kalit të Shemës; me protestë të heshtur të anëtarëve, funksionarëve dhe simpatizantëve të partisë suaj kundër UÇK-së.
E sidomos jemi habitur, me agresivitetin e kryetarit Ali Ahmeti, me fjalorin e tij të ashpër e kërcënues, me kallje e djegie të atyre që janë kundër partisë së tij. Po cilët janë ata që do t’i kallë e djegë Ali Ahmeti? Mos janë miqtë e tij të ngushtë, apo bashkëpunëtorët e afërt të cilët shpesh e kanë kundërshtuar dashamirësisht për shkak të veprimeve të gabuar politike? Apo mos do t’i kallë e djegë gazetarë, opinionistë, analistë politikë që e kundërshtojnë për shkak të gabimeve morale, korruptive e seksuale të kësaj partie? Apo mos do t’i kallë e djegë kundërshtarët politik për të mos konkuruar me deputetë gjatë këtyre zgjedhjeve parlamentare?

Po sikur kjo kallje e kryetarit të BDI-së të ishte kundër votuesve që s’duan t’ia japin votën? Po nëse del si humbës pas zgjedhjeve parlamentare, atëherë kë do ta djegë e kallë mos popullin e vet? Na ruaj o Zot prej veprimeve e fjalëve razibus bigotë, vodevile e opskuroze të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit të vështirē!
***
Të respektuar të BDI-së, sipas urtësisë mistike, e keqja çdoherë është më e zëshme se sa e mira, e mira nuk përhapet, vetvetiu është e heshtur, e keqja për fat të keq përhapet e bëhet e zhurmshme dhe e zëshme që në moment në popull, sikurse rasti i vrasjeve në Kumanovë. Prandaj një e keqe e zëshme i mund njëqind të mira të heshtura, vetëm vrasjet e zëshme në Kumanovë i mundin 1000 të mirat tuaja. Prandaj gjatë kësaj kampanje zgjedhore do jeni të zbehtë, të dobët, jo argumentues ndaj të këqiave të zëshme të Kumanovës, Sopotit….

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura