60 vjet më parë
VALIMI I 99 FLAMUJVE TË LRBSH-së SË ADEM DEMAÇIT, PRILL 1964
Rroftë Shqipëria, nëna jonë! 🤝
Nga Fitim Salihu
Fiks para 60 vjetësh, më 12 prill 1964, veprimtarët e Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve (LRBSh), e cila ishte themeluar një vit më parë nga Adem Demaçi, i vendosën fshehtas 99 flamuj shqiptarë në disa qytete të Kosovës.
Në secilin qytet ku u krye aksioni, aktivistët e LRBSh-së gjithashtu shkruanin sloganin “Rroftë Shqipëria, nëna jonë!”
Pëlhurën e flamujve e siguroi Ahmet Haxhiu, flamujt i qepi Sabri Novosella e pjesëmarrës në aksion ishin edhe Selman Berisha, Enver Mehmeti, Hilmi Rakovica, Zeqir Gërvalla, Rexhep Elmazi, Teki Dërvishi, etj.
Asokohe, në Jugosllavi ishte i ndaluar përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar. Në qershor (1964) u arrestuan mbi 300 veprimtarë të LRBSh-së, në krye me Adem Demaçin. 100 prej tyre u dënuan me 4 deri 13 vjet burg, kurse Adem Demaçi u dënua me 15 vjet burg.