Durrës, 7 qershor 2018: Sa herë që vështroj këtë foto, kujtoj me lot në sy djemtë e vajzat që luftuan me guxim e trimëri kundër nazifashizmit. Vështroj me kujdes pas kaq vitesh çdo gur e plis dheu. Dhe …aty gjen ende gjurmë gjaku të tharë! Në lapidar janë të shkruar emrat e dëshmorëve që ranë për lirinë e atdheut tonë Shqipëri. Ishte 6 qershori i vitit 1944, ku atëherë në këto dy qafa malesh tomorriane u zhvillua beteja e ashpër midis forcave gjermane të ardhur nga Korça, Lozhani e Vidhkuqi. Në këto gryka malesh ishin pozicionuar shqiponjat partizane të Brigadës Parë e të Pestë Sulmuese. Beteja qe shumë e ashpër midis forcave partizane dhe gjermane, deri në përleshje trup me trup. Tym e flakë u ndez dheu, drurët e gurët. Kënga e zogjve s’dëgjohej më. Lulet s’kishin aromën e tyre, sepse baruti ua prishi buzëqeshjen dhe shkëlqimin, sa dhe dielli vajtonte atë ditë qershori të vitit 1944-ës. 6 qershor 2018! Përsëri kujtojmë me lotdhimbje e krenari si 74 vite më parë këtë betejë të përgjakshme. Në lapidar janë skalitur emrat e 32 dëshmorëve.
Ata jenë yje që ndriçojnë në altarin e lirisë! Lulet rriten me gjakun e dëshmorëve e u thonë çdo ditë ‘’mirmëngjes’’ dëshmorëve të lirisë, ashtu si në gjithë shqipërinë , edhe në Qafën e Gjarprit e Gurin e Prerë.Populli i zonës Tomorricë, Skrapar, Vërç e Sulovë, Gramsh, Gorë e Opar, Korçë, u kanë thurur e këndojnë shumë këngë dëshmorëve që ranë në fushën e betejës së përgjakshme më 6 qërshor 1944 në Qafën e Gjarprit e Gurin e Prerë. I kujtoimë dëshmorët e atdheut ngaherë, sepse ata kanë vetëm ditëlindjen e përhershme që ka emrin Liri!
Qershor, 2018
Pamje nga Qafa e Gjarprit Skrapar – Tomorricë
Guri i Prerë, (monumente kulture) Tomorricë, Skrapar.