Pashtriku.org, 08. 01. 2015 – Serbia, e mbeshtetur kryesisht nga Rusia dhe Fuqite tjera evropiane, historikisht kishte vepruar, kishte mbaruar pune, duke krijuar gjendjen faktike ne terren, pastaj kishte vazhduar te vajtonte e te ankohej se nuk kishte arritur akoma “objektivat” e saj… Keshtu pergatiste terrenin per veprimet dhe zgjerimet e ardhshme tokesore ne kurriz te tokave shqiptare te Shqiperise… Ndersa shqiptaret, historikisht pa mbeshtetje, nuk vepronin, qendronin ne pritje, ankoheshin, vajtonin… dhe, vetem kur i humbnin tokate e tyre (krahinat e tyre), perpiqeshin te vepronin, por tashme ishte teper vone… Keshtu kishin humbur rreth kater te pestate e tokes se tyre vetem gjate shekujve XIX dhe XX…!! Shqiperia, pa u kthyer ne lashtesi, kur pellazget-iliret banonin gjithe Ilirine (Ballkanin), aty nga gjysma e shek XIX kishte rreth 160 000 km katrore...
Edhe Lufta Antipushtuese-clirimtare e UCK-se u organizua dhe shpertheu vetem atehere kur shqiptaret e pushtuar nga Jugoserbia s’kishin c’te humbisnin me…! Erdhi nje kohe qe Serbise nuk i duheshin me as ata shqiptaret qe i sherbenin me besnikerine e qenit…!! Me nismen dhe apetitet e Serbise nisi shperberja e Jugoserbise… Serbia kerkonte zgjerim te metejshem territorial… Me lufte shfarosi dhe spastroi gati gjysmen e Bosnjes nga popullsia boshnjake, te cilen bota e “civilizuar” e shikonte si “myslimane” dhe si e tille edhe mund te shfarosej nga neofashizmi serb…!! Keshtu edhe ndodhi! Vetem pasi Serbia vendosi kontrollin e saj mbi me shume se gjysmen e terriorit te Bosnjes dhe vetem kur nuk kishte fuqi te zgjerohej me shume, bota “demokratike” nderhyri dhe beri Marreveshjen e Dejtonit, e cila legalizoi dhe legjitimoi pushtimet dhe gjenocidin dhe spastrimet e Serbise…! U krijua Republika serbska, e cila perfshiu brenda kufijve te saj 51% te tokes se Bosnje-Hercegovines…! Nuk pati rendesi fare fakti qe Bosnja-Hercegovina ishte edhe antare e OKB-se…! Nje dite jo shume te larget kjo Republika serbska do t’i bashkohet Serbise. Nje gje te tille bota “demokratike” nuk e lejoi ne Kroacine e krishter-katolike…! Ishte koha kur Jugoserbia ishte shperbere… Madje edhe Maqedonia u be shtet i pavarur ne tokat e Shqiperise…!! Po keshtu edhe Mali i Zi…! Tokat e pushtuara dhe te copetuara midis republikave jugosllave te Tito-Rankovicit mbeten cope-cope…!! E vetmja shprese ishte clirimi i krahines se Kosoves, qe kishte mbetur pas copetimit…!
Shqipëria e copëzuar nga baballarët e “miqëve” tanë të sotëm!
Klasa politike shqiptare dhe inteligjencia e saj gjate viteve te renda te shperberjes se Jugoserbise, te cilen shperberje me se shtrenjti po e paguanin perseri shqiptaret, qendronte ne pritje, ankoheje, lutej e vajtonte per te drejtate e shqiptareve…!! Ne kohen qe duhej pergatitur per lufte, ne kohen qe duheshin rrokur armet, klasa politike dhe inteligjencia e shqiptareve leshonte thirrje patetike per durim, dialog, demokraci, paqe, mirekuptim…!! Ne keto pozita te mjera ishte edhe Tirana zyrtare…!! Ata qe guxoni ta mendoni dhe propagandonin organizimin per lufte te armatosur “shpalleshin” armiq, te shitur, te luajtur mendsh…!! Lufta e armatosur per clirimin e Kosoves dhe te viseve te saj shpertheu kur u dogjen te gjitha “kartate” e shpreses…!! Prandaj, lufta qe ishte menduar per clirimin e tokave te pushtuara nga Jugoserbia u kufizua vetem ne krahinen e Kosoves…!! Maqedonia e Mali i Zi tashme ishin shtete te pavarura ne tokate shqiptare te Shqiperise dhe anetare te OKB-se…! Per te qene situata edhe me e renduar, ne Tirane sundonte nje klase politike gati-gati e painteresuar per fatine e pjeses se pushtuar te Shqiperise…! Madje, kjo klase politike e kishte vene ne pikepyetje edhe vete shtetin shqiptar dhe teresine e tij tokesore…!!
Megjithate, lufta titanike e UCK-se e sensibilizoi dhe mobilizoi mbare kombin shqiptar…! Kjo i trembi edhe Fuqite e Medha, te cilate u nguten qe te nderhynin per te shuar flaket e luftes qe po kercenonin, sic thoshte Kryetari amerikan, Bill Klinton, edhe Evropen…!
Mirepo, Kosova u vendos nene administrimin-sundimin e OKB-se (UNMIK) dhe te nje force te madhe ushtarake (KFOR)…!! Kjo prani e madhe nderkombetare ne nje krahine kaq te vogel shqiptare beri punen e saj, nisi zbatimin e projektit te saj per Kosoven multienike (deshqiptarizimin e Kosoves dhe mbajtjen e saj te lidhur pas qerres serbe)…!! Per kete projekt antishqiptar, prania nderkombetare dhe qendrat e vendosjes “rekrutuan” edhe klasen politike adekuate, medien, nje pjese te madhe te inteligjencies, etj. Serbia menjehere pas Luftes nisi te riorganizohej dhe te vepronte ne territorin e Kosoves… Ndersa klasa politike e Kosoves mjaftoheje me fjalet e mira te miqve nderkombetare dhe me “lirine” e tyre per te qene bashkesundues te Kosoves dhe bashkeshfrytezuese (bashkehajdut) te pasurive te vendit tone…!! Serbia vendosi kontrollin e plote te saj ne Veri te Kosoves (nje e katerta e territorit) dhe po krijonte enklavat e saj edhe ne pjesen tjeter te Kosoves, ndersa klasa politike e Kosoves mjaftohej me ankesat, lutjet dhe vajtimet e saj te mejera te miqte nderkombetare…!! Ky avaz vazhdoi edhe pas Shpalljes se Pavaresise…! Njesoj edhe pasi Veriu u barrikadua…! Njesoj edhe pasi ura e Ibrit ne Mitrovice u “shnderrua” ne lulishte dhe ne kufi te barrikaduar-betonuar midis Kosoves dhe Serbise…!! Edita e Hashimrugoves vazhdonte me letrat e saj vajtuese drejtuar Brukselit…!! Vaji, ankesat dhe lutjet qyqare nuk pushuan as tash kur Beogradi po shkarkone e po emrone kryetare komunash ne Kosove…!! Hashimrugova besoi se do ta ngopte Serbine me leshimet e medha qe i beri pas Vjenes edhe ne Bruksel…!! Por, ata qe me shume se gjysmen e territorit te tyre e kane krijuar ne kurriz te tokave te Shqiperise nuk ngopen kurre…!! Serbia do te “ngopej” vetem kur ta kuptonte qe shqiptaret (edhe Tirana…) jane te pergatitur dhe te gatshem qe Kosoven dhe cdo pellembe te tokes se tyre ta mbrojne jo me ankesa e vajtime qyqare, por edhe me lufte…!! Nuk ka thene kot populli yne: “Mos u befsh me te qajt Stambolli”
Viti, 7 janar 2015!
***
TOKA, PARAJSA DHE KLERI
Rrenjet e besimit (religjionit) jane ne friken nga vdekja… Ndikimi i fese mbeshtetet fort te parajsa e premtuar dhe te “kercenimi” me djegie ne ferr. Parajsa (xhehneti) dhe ferri (xhehnemi) jane argumentet dhe shtyllat kryesore mbi te cilate ndertohet, propagohet dhe “imponohet” feja nga kleri… Sipas tyre (prifterinjve, hoxhallareve…) bota jone reale eshte e “rrejshme”, ndersa bota e pertejme (mbas vdekjes), bota imagjinare, eshte reale dhe e perjetshme…
Nese eshte keshtu, atehere pse kjo mizeri prifterinjesh, hoxhallaresh… jetojne ne boten e “rrejshme”, duke renduar token kot?! Nese kleri beson se ka parajse, atehere cila eshte arsyeja qe i frikohen vdekjes, qe nuk vdesin dhe te shkojne ne parajse?! Duket qe kleri nuk beson fare ne jeten e pertejme (mbas vdekjes) dhe te parajsa. Po te besonin do te iknin te paret nga kjo bote dhe do te shkonin te zinin vend ne parajse… Apo parajses se tyre dhe ferrit i besojne vetem te varferit, te paditurit (injorantet), te semuret dhe te pamundurit (te dobetit), te cilet i mbajne me shpresen e rreme se perendia ka rezervuar jeten mbas vdekjes dhe parajsen per te varferit, ndersa per te pasurit dhe shtypesit boten tone reale dhe ferrin e asaj bote?!! Keshtu kleri behet pjese e shtypjes dhe e shfrytezimit te njerezimit, behet krah i fuqishem i te pasurve, i pushtetit shtypes… Kur ndodh qe te varferit te ndergjegjesohen per poziten e tyre, te mos i besojne dogmes se klerit, te organizohen e te ngriten kunder shtypjes, padrejtesise, tiranise…, kleri dhe te pasurit perdorin “kamxhikun”, gjithe forcen dhe brutalitetin e tyre…
Viti, 3 Janar 2015
***
VULLNETI I MOHUAR I POPULLIT-QYTETARIT NE REPUBLIKEN E KOSOVES
Gjate periudhes se pushtimit ne Kosove dhe ne viset e saj te pushtuara nga Jugoserbia kishte dy pale shqiptare te popullit shqiptar: ata qe e sundonin, e shfrytezonin, e persekutonin, e dhunonin, e terrorizonin dhe e poshteronin kete hapesire ne “emer te popullit” dhe ata qe perpiqeshin dhe luftonin me te gjitha fuqite e tyre per ta cliruar Kosoven dhe viset e saj nga kjo dhune, nga ky terror, nga kjo shtypje e shfrytezim barbar… Te paret kishin mbeshtetjen e pushtuesit, ndersa te dytet ndiqeshin, burgoseshin, denoheshin dhe vriteshin “ne emer te popullit” nga te paret qe ishin te perkrahur nga pushtuesi… Gjate Luftes pushtuesi nuk pati shume nevoje per kete lloj “shqiptaresh”… Veprimet ushtarake dhe policore per vrasjen, masakrimin, debimin dhe shfarosjen e shqiptareve i mori ne dore kryesisht vete…
Vullneti i popullit shqiptar ishte te jetonte i lire dhe i pavarur nga Jugoserbia… Ky vullnet per here te pare u be pjeserisht realitet fale Luftes Antipushtuese dhe Clirimtare te UCK-se dhe te mbare kombit shqiptar…
Pas Luftes, vullnet i popullit shqiptar ishte shkeputja, liria dhe pavaresia e plote e Kosoves nga Serbia… Por, cfare ndodhi? Ata qe erdhen dhe u instaluan ne Kosove (ne kundershtim me deshiren dhe vullnetin e popullit) nisen te projektonin nje Kosove “multietnike”, qe ne fakt kishte per qellim te fundit nje Kosove dy etnike: shqiptaro-serbe…!! Pjese e rendesishme e zbatimit te ketij projekti antishqiptar u be klasa e re dhe ajo e vjetra politike…!! Kjo klase Hashimrugoviane i duhej te huajve per ta perfunduar projektin e tyre ne “emer te popullit”… Ata perfaqesuan “vullnetin” (madje edhe unitetin!) e popullit ne Vjene dhe ne takime e bisedime tjera te hapura dhe te fshehura…!! Ne “emer te popullit” dhe sipas “vullnetit” te tij u krijuan dhjete komuna “serbe” ne Kosove, u krijua rezervati i Serbise (Veriu i Kosoves), u krijuan zonat e mbrojtura, u krijua ekterritorialiteti (mbi 30% e territorit!)… Sikur te mos mjaftonin keto, gjate tri-kater viteve te fundit u zhvilluan bisedime “intenzive” me Serbine edhe ne Bruksel, te cilat prodhuan “zajednicen” (bashkesine) serbe, policine e vecante, drejtesine e vecante, territorin e vecante, arsimin, shendetesine, mjedisin, urbanizmin, “lista serbsken”… Te gjitha keto ne perputhje me Planin e Serbise per Kosoven, te vitit 2004…!! Bisedimet vazhdojne… Serbia kerkone zgjerimin e pranise se saj ne Kosove…!! Kerkon zgjerimin e hises se saj ne sundimin, administrimin dhe shfrytezimin e Kosoves…!! Kerkon dhe po zbaton shpernguljen sa me te madhe te shqiptareve te Lugines se Presheves dhe te Kosoves dhe rikthimin e koloneve te vjeter e te rinj serbe ne keto toka shqiptare…!!
“Ne emer” te popullit dhe ne “perputhje” me vullnetin e tij, kjo klase politike, e shquar per matrapazllekun, makutrine dhe vazalitetin e saj te pashembullte ka organizuar dhe mbajtur edhe zgjedhjet e pergjithshme me nje sistem zgjedhor te papare dhe te padegjuar…! Ndoshta ky sistem eshte aplikuar ne Bosnje, por jo diku tjeter…! Nje sistem zgjedhor (nje qytetar pese vota…!!) i manipulueshem lehte, i korruptueshem dhe i perllogaritur (rezultati) lehtesisht…!! Rezultati i zgjedhjeve, me kete sistem zgjedhor, gjithmone eshte i barabarte me vullnetin e kryetarit (kapos) te nje partie dhe te grupit te tij…!!
Vullneti i popullit eshte ne duart e komisionereve, ndersa komisioneret ne duart e kryetareve (kapove) te partive dhe bandave te tyre te specializuara per mashtrim, blerje vote, shantazhim, manipulim dhe finalizim te rezultateve dhe te vullnetit te kryetareve te partive…!!
Mirepo, shembulli unik, ndoshta edhe ne bote, i zgjedhjes ne “emer te popullit” dhe te “vullnetit” te tij eshte Atifete Jahjaga…!! Ne bote ka patur dhe ka edhe puce ushtarake, politike, etj, por e kam fjalen per ardhjen e dikujt ne krye te shtetit “ne emer te popullit dhe te unitetit” te tij, duke u zgjedhur ne menyre “demokratike” dhe me voten e Kuvendit…
Atifete Jahjaga, deri ne castin qe doli nga zarfa, ishte nje emer i panjohur (anonim) ne kuptimin e popullit ose te publikut…!! Ndersa ne kuptimin e vullnetit te popullit jam i sigurt qe nuk kishte qofte edhe nje shqiptar apo qytetar tjeter ne Kosove qe ta kete menduar apo dashur Atifeten per Kryetare shteti…!! Nese ka nje shqiptar ne Republiken tone, apo nje qytetar tjeter nga pakicat, qe ka ditur, qe ka patur mendim ose vullnet qe Atifetja te jete Kryetare, le ta thote publikisht…! E megjithate, Atifetja doli nga ZARFA “ne emer te popullit dhe te vullnetit te tij”…! Po ne emer te ketij vullneti shkoi ne Kuvend dhe u votua nga deputetet, te cilet dy muaj me pare kishin votuar edhe Pacollin per Kryetar Kosove e lere me Atifeten…!! Keshtu jane votuar edhe te gjitha planet, marreveshjet, kushtetuta dhe ligjet qe kane sakatuar Republiken e Kosoves dhe vullnetin e popullit shqiptar te kesaj Republike te fituar me lumenj djerse e gjaku…!!
Viti, 18. 12. 2014
……………………………………………………………………
(Ilustrimin e përzgjodhi editori i pashtriku.org, sh.b)