XHEVAT BISLIMI: SHËRBËTORI BERAT BUZHALA I TREGON JAKUP KRASNIQIT KU TA LIDHË GOMARIN

(Viti, 28. 09. 2012) – Dje ishin mbushur gazetat, faqet dhe rrjetet e internetit me “prononcimet” e Berat Buzhalës për intervistën e sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së dhe Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit! I lexova, i rilexova dhe po mendoja: mor, po kush është ky Berat Buzhala? Çfarë përfaqëson ky në PDK? Anëtar i PDK-së nuk është (nuk ka qenë asnjëherë), madje ishte i dalluar për “sulmet” e tij (me kaçikun e tij) ndaj kësaj Partie. Në listën e PDK-së për deputet ka hyrë dhunshëm, votat për te janë vjedhur. Të gjithë e dimë (shikoni të dhënat zyrtare) sa vota, me gjithë vjedhjen, kishte marrë ky njeri…
Pak fjalë hyrës
Shoqëria jonë po vazhdon të përkundet në djepin e një krize të thellë morale, kuptohet, pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, sociale e politike. Kësaj krize morale nuk po mundet t’i shpëtojë as Partia më e madhe në vend, Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka hisen më të
madhe në qeverisje (pushtet) dhe në këtë krizë. Pas hallakamës së madhe (rrahjes me karrike) në LDK, që shpuri në shkërmoqjen e kësaj partie, PDK-ja fitoi zgjedhjet në shumicën e komunave dhe doli forca e parë politike në Kosovë edhe në zgjedhjet e përgjithshme. U bë mirë, sepse me këtë Parti (në strukturat) ishin bashkuar dhe udhëhiqnin njerëzit, emrat që kishin drejtuar, përfaqësuar dhe fituar Luftën Antipushtuese Çlirimtare.

Dr.Jakup Krasniqi dhe bubrreci Berat Buzhala!

……………………………………

Mandati i parë i kësaj Partie në institucionet qendrore dhe në ato vendore mund të them me bindje se shquhej për një përkushtim, zotim dhe energji kryesisht pozitive. Kishte një entuziazëm që u shndërrua në politika dhe projekte publike. Ishte një mandat që, megjithë gabimet e vogla, “prodhoi” të mira publike për interesat e qytetarëve.
Mandati i dytë nisi mbrapshtë (si duket na morën mësysh), vazhdoi mbrapshtë dhe, sipas të gjitha gjasave, do të përfundojë mbrapshtë. Rrënjët e kësaj mbrapshtie gjenden te hartimi i listës së kandidatëve për deputetë, pastaj e keqja vazhdoi me procesin zgjedhor dhe me votën e manipuluar e të vjedhur dhe kulmon me koalicionin famëkeq me Pacollin, me Ukë Rugovën, Bukoshin dhe me disa axhami që nuk kishin as moshën dhe as përvojën për të marrë dhe ushtruar funksione të larta shtetërore.
Buzhala sinonim i denj i krizës morale
Dje ishin mbushur gazetat, faqet dhe rrjetet e internetit me “prononcimet” e Berat Buzhalës për intervistën e sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së dhe Kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit! I lexova, i rilexova dhe po mendoja: mor, po kush është ky Berat Buzhala? Çfarë përfaqëson ky në PDK? Anëtar i PDK-së nuk është (nuk ka qenë asnjëherë), madje ishte i dalluar për “sulmet” e tij (me kaçikun e tij) ndaj kësaj Partie. Në listën e PDK-së për deputet ka hyrë dhunshëm, votat për te janë vjedhur. Të gjithë e dimë (shikoni të dhënat zyrtare) sa vota, me gjithë vjedhjen, kishte marrë ky njeri. U dasht ndërhyrja dhe përsëritja e zgjedhjeve në dy komuna për t’ia siguruar-vjedhur votat (kuptohet me të mbushme të kutive) këtij dhe dy – tre tjerëve, të preferuar të dikujt, por jo të PDK-së!! (Se kush e hartoj listën e kandidatëve të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës dhe si e vodhën njëri tjetrin brenda familjes PDK në zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010, lexoni në fund shtojcën e pashtriku.org)
Ky “azgan” ka “guximin”, ka pafytyrësinë me dalë dhe me u prononcu në emër të PDK-së! Madje, me i tregu Sekretarit të përgjithshëm të Partisë dhe para së gjithash me i dhënë mend Jakup Krasniqit dhe me një farë mënyre me i tregu derën në shtëpinë e tij?! Vjen hajduti, hynë
dhunshëm në shtëpinë tënde dhe të tregon derën!! Më liro shtëpinë, thotë hajduti!! Unë respektoj vendimin e Krasniqit, thotë Buzhala për mediat tona, të cilat nuk janë më pak në krizë morale dhe profesionale. Ai mund të rrij, por mund edhe të shkojë! Unë për vete,
vazhdon ai, pretendoj majat e PDK-së, vazhdon Buzhala!! Secili anëtar i PDK-së me të drejtë pyet: Kush është ky Berat Buzhala? Ç’lidhje ka ai me PDK-në? Vërtetë ka grabitur dhe vjedhur një mandat deputeti, por në asnjë mënyrë nuk do të duhej të fliste kurrë në emër të PDK-së.
Meqë, e ka marrë atë mandat do të bënte mirë (sikur mos të ishte në një krizë të thellë morale), të fliste vetëm në emër të atyre që kanë vjedhur votat për te dhe e kanë veshur me një mandat, që në vendet normale është më shumë se i rëndësishëm dhe i veshur me ndere e përgjegjësi. Ndërsa në PDK as nuk hyhet as nuk dilet nga prapanica e H. Thaçit, le ta dij mirë ky pinjoll i hajnisë!

Prishtinë, Tetor 2010: Hashim Thaçi me aderuesit e gjakut të Ri në PDK,

Berat Buzhala, Ilir Mirena, Petrit Selimi etj.!!!!

……………………………………….

Kurse shqiptarët e profilit të Jakup Krasniqit, si dhe gjithë brezi i “vjetër” liridashës, që sot jemi bërë “therrë” në PDK për brezin e “ri” Buzhalist, profiterëve të lirisë, përpiqeshin dhe qëndronin e luftonin për liri, për të drejta kombëtare, politike, demokratike, ekonomike dhe përparim të gjithanshëm. Edhe sot me Buzhalët vetëm këtë problem dhe dallim të “vockël” kemi: ne zotohemi, përpiqemi dhe këmbëngulim për demokratizimin e PDK-së dhe të mbarë shoqërisë sonë, kurse Buzhalët vazhdojnë të zotohen, të përpiqen dhe të këmbëngulin për ringjalljen e ideve, vlerave, politikave dhe ideologjive të tejkaluara, metodave të vjetruara qeverisëse – udhëheqëse në vend dhe në partitë tona. Kuptohet, idet dhe “mallin” e tyre kujdesen mirë që ta shesin me një ambalazh të ri, të kohës, por tejdukshmëria e ambalazhit dhe etja për t’i kapur majat e PDK-së po i tradhton. 
Edhe sot lexova një mal me shpifje në adresë të J.Krasniqit – PDK-së, nga njëra anë, dhe një mal me servilizëm dhe sahanlëpirje në adresë të Hashim Thaçit dhe (sipas këtyre sahanlëpirësve) pushtetit të tij, partisë së tij… Edhe ky servilizëm dhe kjo lëpirje për t’i bërë qejfin Hashimit bëhet pikërisht për ta dëmtuar PDK-në dhe kundër PDK-së. Hashim Thaçi nuk ka nevojë për lëvdatat e tyre që për qëllim përfundimtar kanë dobësimin sa më të madh të PDK-së dhe të vlerave të saj.
Partia Demokratike ishte dhe është e hapur për të gjithë shqiptarët dhe qytetarët e vendit që janë me vlera qytetarie, me ide politike dhe demokratike si këto që ishin vendosur në themele të PDK-së. Me këtë nuk mendojmë kurrë që të tjerët t’i ndjekim apo t’ua mohojmë të
drejtat e tyre, idetë e tyre politike, të drejta këto të garantuara edhe me kushtetutën e vendit. Le të organizohen në parti, organizata, shoqata politike e jopolitike dhe le t’i promovojnë e përhapin idetë e tyre politike, ideologjinë e tyre, projektet e tyre, kulturën e tyre, moralin dhe “ambiciet” e tyre të (stër)vjetruara. Pastaj, është votuesi ai që do t’i jap notat, nëse do të kemi një sistem zgjedhor që garanton votën e lirë të qytetarit dhe paprekshmërinë e asaj vote.
Por, në asnjë mënyrë nuk do të duhej që dikush, si Buzhala dhe kompania e tij, të provojë të futet midis Hashimit dhe Jakupi (udhëheqjes së PDK-së) dhe në çështje që janë të PDK-së. Ka aq vullnet dhe forcë në organet e PDK-së edhe për hapjen e çështjeve të “nxehta”, por edhe për trajtimin dhe tejkalimin e tyre në mënyrë krejt demokratike, sepse nuk jemi Parti e tipit çfarë e duan të rinjtë me mendime, ide dhe vizione të vjetruara.
Në këtë kuptim, them unë, është koha që PDK (organet) e saj të ulen dhe të debatojnë gjerë e gjatë dhe t’i dalin përballë situatës së vështirë në të cilën po notojnë vetëm përfituesit e pamoralë dhe matrapazë të paskrupulltë që ushqehen me gjakun, mundin dhe djersën e qytetarit tonë të përkushtuar për këtë vend e që po vuan varfërinë edhe në këtë kohë lirie, 13 vjet pas çlirimit!
– Autori është anëtar i Kryesisë së PDK-së.

……………………………………….

SHTOJCË E PASHTRIKU.ORG

HASHIM THAҪI FORMULUES I LISTËS SË KANDIDATËVE TË PDK-se PËR DEPUTET

NË KUVENDIN E KOSOVËS DHE INSPIRUES I VJEDHJES SË VOTËS

BRENDA KANDIDATËVE TË PDK-së!

(Nga Sheradin Berisha)

……………………………………………………..

Të gjitha faktet kanë dëshmuar se listat përfundimtare që i kanë dorëzuar partitë politike, në minutat e fundit para kalimit të afatit ligjor – në KQZ, për zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 në Kosovë, janë përpiluar sipas shijes së liderëve të tyre, dhe në asnjë rrethanë nuk janë marrë parasysh kërkesat e degëve dhe të organeve drejtuese – që në lista të përfshihen njerëzit meritor, që përfaqësojnë denjësisht bazën e tyre deleguese. Kështu ka vepruar edhe Kryetari i PDK’së Hashim Thaçi, i cili listës së kandidatëve për deputetë të PDK’së në Kuvendin e Kosovës, që u miratua në Këshillin Drejtues të kësaj partie, ia ka hequr të gjithë personat për të cilët ka menduar se do ta sfidojnë gjatë punës në Kuvend dhe të njejtën listë e ka mbushur me njerëz servil (të sojit të Berat Buzhalës) që nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë vullnetin e bazës nëpër komuna. Tani, merreni me mend se vullneti i kujt është në Kuvend, vullneti i popullit apo i Hashim Thaçit?!? Në zgjedhjet e 12 dhjetorit për çudi ka ndodhur edhe një fenomen interesant, kur në orët e pasdites deri sa po vazhdonte votimi, ka pasuar një vjedhje masive e votave nga komisionerët e PDK’së brenda listës së kandidatëve të PDK’së, duke favorizuar akëcilin kandidatë për të marrë sa më shumë vota në dëm të kandidatit tjetër! Me këtë rast janë përdorur edhe mesazhet (SMS’të) për manipulimin dhe vjedhjen e votave në dëm të kandidatëve të PDK’së! Kjo vjedhje brenda PDK’së (një fenomen i pashembullt në historinë e zgjedhjeve në botë) ka ndodhur në disa komuna të Kosovës, veçanërisht në Prizren, Gjilan, Ferizaj, Lypjan, Shtimje, Drenas, Skënderaj etj. Rasti më ekstrem dhe më transparent i hajnisë brenda PDK’së është konfirmuar edhe publiksht nga dy kandidatë të PDK’së për Kuvendin e Kosovës: Murat Musliu dhe Gani Koci.

……………………………………………………

Murat Musliu, atëkohë ka bërë një ankesë në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, me anë të së cilës ka sipërfaqësuar shumë parregullsi, votim të imponuar dhe të dirigjuar nga anëtarë të PDK-së. “Jam i gatshëm të argumentojë përmes xhirimeve filmike, se komisionerët në vendvotimet: në Prekaz të Epërm, Klinë të Epërme, Makërmal, Tushilë (me numër të vendvotimit: 2128b/2), Rezallë (vendvotimi 2116b, 00-R, 2116/0,0,1-R), Runik dhe Qubrel dhe në qytetin e Skenderajt, votat e kandidatëve të PDK’së, nuk i kanë numëruar fare, por i kanë vënë në formularë, sipas një liste të imponuar nga persona të fuqishëm dhe zyrtarë të lartë të pushtetit lokal në Skenderaj dhe të PDK’së”. Qëllimi i këtij organizimi, ka qenë në radhë të parë grumbullimi i votave për kandidatë të caktuar brenda listës së PDK’së, ku komisionarëve të secilit regjion iu është dhënë lista me emrat, të cilët duhet të votohen, si psh: në Prekaz Xhevahire Izmanku, në Polac Valbona Dibra, në Runik një kandidat jashtë Skenderajt”, – kishte deklaruar atëkohë Murat Musliu.
Ai ka shprehur bindjen e tij se në Prekaz, personalisht i janë vjedhur votat, pasi që, siç deklaron, vetëm nga familjarët e tij ka mundur të marrë shumë më shumë vota, sesa ato që i kanë deklaruar publikisht zyrtarët e partisë së tij. “Në Prekaz unë kam vetëm 12 vota, kurse unë e di që atje vetëm nga familjarët e mi kam pasur më shumë, e lere më prej elektoratit që më kanë votuar”, ka theksuar Murat Musliu, dhe ka shtuar se „qëllimi tjetër i këtij organizimi ka qenë realizimi i marrëveshjes paraprake, e cila është bërë në mes të PDK’së dhe LDD, që kjo e fundit të merr 10 për qind të votave.“
Edhe Kandidati i dytë i PDK’së për deputet në Kuvendin e Kosovës Gani Koci, kishte shprehur pakënaqësi me procesin e votimit në zonën e tij të kandidimit për deputet, duke i akuzuar kandidatët tjerë të partisë së tij se ia kanë vjedhur votat. Dhe për këtë arsye ai ka bërë një ankesë në Panelin zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, që vepron në kuadër të KQZ’së. Përveç Kocit dhe Musliut, ankesa për parregullsi të shumta për zgjedhjet në Skenderaj por edhe në Drenas, Malishevë, Zhur, Prizren, Deçan e në vende tjera, kanë bërë edhe disa subjekte të tjera politike. Meqë Kryetari i PDK-së Hashim Thaci ishte formulues i listës së Kandidatëve të PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, (me qëllim që partia në Kuvend të përfaqësohet me sa më shumë servilë të tij), pa dyshim që edhe vjedhja e votave brenda kandidatëve të PDK-së gjatë procesit të votimit (më 21 dhjetor 2012, por edhe ne raundet e tjera) ka ndodhur me dijen dhe inspirimin e tij.
* * *
Më 05 dhjetor 2010, (një javë para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 12 dhjetorit) kam shkruar edhe këtë shënim: MOS U GËZONI AS MOS U HIDHËRONI PËR FITOREN APO HUMBJEN E TYRE! Dhe duket se paskam pasur të drejt! Lexoni këtë shënim në vijim:

=======================================

Total
0
Shares
Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për siguri, kërkohet përdorimi i shërbimit reCAPTCHA të Google, i cili i nënshtrohet Politikës së Privatësisë dhe Kushteve të Përdorimit të Google.

Postime të Lidhura
Read More

PROJEKTPLATFORMA …

Projektplatforma ime për ringritjen dhe për fitoren e pushtetit nga opozita  demokratike Nga Skënder Sadri KAPITI Të dy partitë politike kryesore…